Sa duhet të qëndrojnë dy të fejuar pa u martuar

0
185

Pyetja:

Selam alejkum! E nderuara redaksi, meqë nikahu është baza e një martese islame dhe të rinjtë kur pëlqehen për martesë gjithashtu edhe familjet janë dakord për martesën e të rinjve të tyre, është e udhës që nikahu të vendohet sa më parë që është e mundur, prej në kohën kur dy të rinjtë dhe familjet janë dakord për martesë, mirëpo kisha një pyetje rreth nikahut: A ka ndonjë kohë të caktuar që mund të qëndrojnë dy të rinj pa u martuar (me dasmë), në qoftë se kanë nikah, d.m.th. nëse dy të rinj vendosin nikahun tani, a ka ndonjë kohë të caktuar, ose sa mund të qëndrojnë ato me nikah derisa ta bëjnë dasmën, gjegjësisht të vijë nusja në shtëpinë e burrit. Me respekt!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nuk ekziston ndonjë kohë e limituar, brenda të cilit urdhërohet burri ta shpij gruan e tij legjitime në shtëpi, pavarësisht a bënë dasmë për këtë apo jo. Kjo çështje i nënshtrohet mundësive dhe rrethanave të dy partnerëve dhe çfarë do afati që përcaktohet me mirëkuptim, në këtë nuk ka ndonjë pengesë nga vështrimi Islam. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here