A lejohet të punosh si rrobaqepëse?

0
263

Pyetja:

Eselamu alejkum!

A lejohet të punoj si rrobaqepës?

Nëse nuk lejohet, a mund të di arsyet pse nuk bën të punohet si rrobaqepës?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në esencë i lejohet femrës të punoj si rrobaqepëse, ashtu si i lejohet mashkullit të punoj si rrobaqepës dhe ky profesion nuk është i ndaluar. Mirëpo problemi qëndron në atë se çfarë do të qepë rrobaqepësi ose rrobaqepësja.

Besimtari është i obliguar që në çdo rrethanë dhe punë, ti përmbahet mësimeve Islame dhe të jetë larg harameve. Njëri nga parimet më thelbësore i jurisprudencës Islame i cili nxirret nga citatet sheriatike është: “Besimtarit nuk i lejohet të shes diçka për të cilin është i sigurt se do të përdoret në haram”.

Zoti i Madhërishëm thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi” (Maideh, 2).

Ndërsa Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “Kur Allahu i Madhërishëm ndalon një gjë, ndalon edhe vlerën e tij (çmimi nëse shitet)” (shënon Ibën Hibani, Darekutniu dhe Albani e cilëson të saktë).

Prandaj nga kjo që u tha më lartë konkludojmë se njeriut i lejohet të punoj si rrobaqepës, por nuk i lejohet që për të tjerët të qepë rroba të shkurtra (sikurse minifunde, etj.), të ngushta që përshkruajnë trupin dhe me to të dilet nëpër rrugë e të ekspozohen pjesët e turpshme. Në anën tjetër nëse qepen rroba të këtilla, por femra këto i qepë për ti përdorur në shtëpi dhe jo të del në rrugë, atëherë nuk ka gjë të keqe. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here