Rreziku nga balena blu, çfarë është dhe si të mbroni fëmijët

0
162

Balena blu është një lojë që deri më tani është përgjegjëse për më shumë se 130 jetë në Rusi dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Komentuesit në internet sfidojnë “lojtarët” që të plotësojnë disa misione për 50 ditë.

Misionet përfshijnë dëmtim të vetes dhe mungesë të gjumit, nga të shikuarit filma të frikshëm e deri tek dalja për shëtitje në orë të vona. Të lodhur dhe konfuzë, fëmijëve u kërkohet që të kryejnë vetëvrasje, pasi kështu ata shpallen fitues të lojës.

Loja është përhapur me shpejtësi në internet dhe pre e saj kanë rënë kryesisht adoleshentët, nga vende të ndryshme të botës.

Personi që e krijoi këtë lojë, një 21-vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”.

Në shumë shtete, autoritetet i kanë bërë thirrje prindërve që të tregohen të kujdesshëm në rast se dallojnë se fëmijët e tyre shfaqin shenja se kanë rënë në kontakt me këtë lojë.

Disa prej simptomave, sipas ekspertëve janë:

Largimi nga shoqëria dhe familja

Humor të keq dhe jo të lumtur

Irritim

Të shqetësuar në masë të tillë sa nuk bëjnë detyrat e përditshme

Shfaqje e papritur nervozizmi në drejtim të vetes dhe të tjerëve

Humbje të interesit nga aktivitete që dikur i argëtonin

Probleme në ngrënie dhe gjumë

Prindërit duhet të bëjnë kujdes me orët që fëmijët shpenzojnë në internet, ndaj kërkohet që ndaj tyre të ketë më shumë monitorim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here