Qëndrueshmëria në Fe (Ndjekja e sunetit dhe largimi nga risitë)

0
224

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë!): Prej mjeteve që e ndihmojnë njeriun të jetë i qëndrueshëm në fenë e tij është: Pasimi dhe largimi nga bidatet.

Me të vërtetë pasimi i Kuranit dhe Sunetit sipas kuptimit të të parëve të këtij populli (es-selafus-salih) janë prej mjeteve më të forta të qëndrueshmërisë në fe deri në vdekje. Kanë ardhur argument të shumta nga Kurani, Suneti dhe fjalët e të parëve tanë të mirë (es-selefus-salih) që urdhërojnë për pasimin dhe ndalojnë nga shpikjet dhe bidatet.

Argumentet nga Libri i Allahut:

Allahu Lartësuar thotë: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.” Hud, 112. Ka urdhëruar për pasimin dhe ka ndaluar nga shpikjet dhe bidatet.

I Lartësuari thotë: “ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” El-Earaf, 156-157. Ka urdhëruar për pasimin dhe ka ndaluar nga shpikjet dhe bidatet.

I Lartësuari thotë: “Pasojeni atë, që të jeni në rrugën e drejtë!” El-Eraf, 158.

I Lartësuari thotë: “Thuaju (o Muhamed): Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua,[1] që t’ju dojë Allahu dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.[2]” Al-Imran, 31

I Lartësuari thotë: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 7

I Lartësuari thotë: “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” En-Nur, 63

I Lartësuari thotë: “Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë,[3] kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari,[4] nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit.[5] Kjo është më e mira për ju[6] dhe përfundimi më i pëlqyeshëm.[7]” En-Nisa, 59

Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar “kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari” thotë: Pra, te ajo që ka thënë Allahu dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. “Er-Risaleh” nr. (264)

Argumentet nga Suneti:

Vijon…

“Uesailu eth-Thebati ala ed-dijn fi zemen el-fiten”

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Në të gjitha çështjet e fesë, në ato që ju ndaloj dhe që ju urdhëroj. Kjo është shenja e dashurisë suaj për Allahun.

[2] Taberiu thotë se ky ajet ka zbritur si përgjigje për një delegacion të krishterësh nga Nexhrani, të cilët pretendonin se e donin Allahun dhe e madhëronin Isain (alejhi selam). Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha se shenja që ata e duan vërtetë Allahun, është që të ndjekin atë dhe shpalljen që i shpallet nga Allahu. Por, sigurisht që kuptimi i ajetit është i përgjithshëm dhe ai i drejtohet të gjithë njerëzve deri në ditën e Kiametit.

[3] Nëse nuk pajtoheni mes njëri-tjetrit apo mes jush dhe pushtetarëve tuaj, në ndonjë nga çështjet e fesë.

[4] Kthehuni tek Allahu dhe i Dërguari i tij për njohjen e gjykimit të saj. D.m.th. kthehuni tek Libri i Allahut dhe tek Pejgamberi, sa të jetë gjallë, kurse pas vdekjes së tij, kthehuni tek tradita e tij (suneti) që të mësoni gjykimin për çëshjet në të cilat nuk pajtoheni.

[5] Kjo tregon se kush nuk i kthen tek Allahu dhe tek Pejgamberi çështjet në të cilat ka mospajtim, nuk është besimtar i vërtetë.

[6] Në dynjanë tuaj, sepse kjo gjë ju fton në bashkim dhe lënie të mospajtimit e përçarjes, si dhe është më e mirë për ju tek Allahu, kur të ktheheni tek Ai në ditën e llogarisë.

[7] Gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij është më i miri, më i drejti dhe më i dobishmi për njerëzit në të gjitha çështjet e jetës së tyre në dynja dhe në kthimin e tyre në botën tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here