QËNDRIMI I RESULULLAHIT NË SHPELLEN HIRA

0
208

Në shpellën Hira

Kur Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i afrohet të dyzetave dhe kur vrojtimet e tij për të kaluarën dhe të tashmen fillojnë t’ia kthjellojnë men­djen, gremina mes tij dhe popullit të vet vazhdon të thellohet në shumë gjëra. Atëherë atij filloi t’i pëlqente vetmia. Merrte me vete ushqim dhe ujë dhe shkonte në shpellën Hira, në malin Nur, afro dy milje larg Me­kës. Kjo është një shpellë e bukur, e gjatë katër arshin dhe e thellë një arshin e tri të katër­tat. Muajin Ramazan e kalonte në këtë shpellë. I ushqente varfanjakët nëse kalonin atypari.

Kohën e kalonte në ibadet dhe në përsiatje për çdo gjë që e rre­thonte, madje edhe për gjithësinë. Meditonte se çfarë fshihej pas saj, cila është ajo fuqi që e vë në lëvizje tërë atë. Ishte i sigurt se populli i tij e adhuronte Allahun në mënyrë të gabuar, ata jetonin të humbur (në laj­thit­je) dhe duke bërë shirk, besonin në idhuj. Por ai nuk kishte rrugë të qartë nga do të shkonte, nuk kishte program të cilin do ta jetësonte e as qëllim të caktuar që do ta qetësonte dhe do ta kënaqte.(1)

Zgjedhja e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (këtë vend të vogël dhe të qetë) ka qenë pjesë e kujdesit të Allahut të Lartësuar, plani i Allahut me të.

Allahu të Lartësuar e ka parapërgatitur për atë që e priste. Është e vër­tetë e madhe se çfarëdo transformimi, natyrisht shpirtëror, nje­riu e përjeton pasi bën llogaritje të gjithanshme të jetës së vet të ka­luar. Për ta bërë këtë, duhet të vetmohet, të izolohet ose të tër­hiqet për një kohë të cak­tuar, sepse kështu e arrin përqendrimin e plotë në përsiatje, i papenguar nga imtësirat e jetës së përditshme, nga njerë-zit dhe problemet e tyre dhe nga brengat, të cilat, zako­nisht, e okupojnë jetën.

Kështu e ka përgatitur dhe Allahu të Lartësuar Muhammedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në qe­të­sinë dhe vetminë e malit Nur, në shpellën Hira. E ka përgatitur që mbi supet e veta të mbartë amanetin më të madh për mbarë njerë­zimin, amanet ky, që do ta ndryshojë botën dhe do ta ekuilibrojë historinë.

Allahu të Lartësuar e ka përgatitur Muhammedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tre vjet rresht për dety­rën e rëndë dhe me përgjegjësi të madhe që e priste asokohe. Ai vetmo­hej edhe për një muaj të tërë, duke menduar për ekzis­tencën, dhe çka ka pas zhdukjes, çfarë fshehtësish ka jeta, çfarë vdekja etj.

Kjo ka zgjatur gjer në momentin e caktuar, gjer në takimin e caktuar me të panjohurin, kur Allahu të Lartësuar i dha lejen.

1 – Rahmetun li-l-Alemin: I/47; Ibni Hisham: I/235, 236

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here