ZBRITJA E MELEKUT XHIBRIL ME SHPALLJE NË SHPELLEN HIRA

0
288

Kur Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem mbushi të dyzetat, që konsiderohet si viti i pje­ku­risë së njeriut, thuhet se në këtë moshë Pejgamberëve u kanë zbritur Shpalljet, filluan të paraqiten shenjat e pejgamberisë edhe në jetën normale. Shenjat e para kanë qenë ëndrrat – er-ru’ja.

Ëndrrat i kishte të qarta dhe të pastra porsi agu i mëngjesit. Ru’jaja i është paraqitur plot gjashtë muaj, kurse pejgamberia ka zgjatur njëzet e tre vjet. Këto ëndrra paraqesin njërën prej dyzet e gjashtë pjesëve të pejgamberisë.

Në Ramazanin e tretë të vetmisë së Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në shpe­llën Hira, Allahu të Lartësuar vendos të lëshojë mëshirën e vet në tokë, që njerë-zimit t’i dhurojë pejgamberinë, prandaj dërgoi Muhammedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem engjë-llin Xhibril me disa mijëra ajete të Kur’anit.[1]

Me gjithë llogaritjet kalendarike dhe në bazë të argumenteve ekzis­tuese, ne mund të konfirmojmë se Shpallja e Kur’anit ka filluar të hënën në mbrëmje më 21 Ramazan, që i përgjigjet 10 gushtit 610 sipas kalenda­rit diellor. Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem atëherë ka pasur plot dy­zet vjet (të hënës) e gjashtë muaj e dymbëdhjetë ditë, ose rreth tridh-jetë e nëntë vjet (të die­llit) e tre muaj e njëzet e dy ditë.[2]

Aishja radijAllahu anha na rrëfen tregimin për vetë ngjarjen, për dritën e cila filloi ta shpërndajë terrin dhe errësirën e mosbe­simit e të laj­thitjes. Me anën e kësaj drite fillon të ndryshojë rrje­dha e jetës dhe fati i historisë.

Aspekti i parë i Shpalljes së Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë “er-ru’ja es saliha” – vegime të vërteta.

Këto ëndrra i vinin sikurse agimi i mëngjesit dhe menjëherë pas kësaj vetmohej në shpellën Hira. Çdo herë bëhej më i devotshëm dhe më i përshpirtshëm. I jepej ibadetit disa net rresht, e para vaj­tjes në Hira fur­ni­zohej me ushqim në shtëpi, vizitonte Hatixhen radij Allahu anha, pas­taj tërhiqej në vetmi.

Kjo zgjati gjer te paraqitja e Xhibrilit, i cili i erdhi një ditë Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në shpellën Hira e i tha: “Ikre!” – “Lexo, mëso!”

“Unë nuk di të lexoj”, – u përgjigj Muhammedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Pastaj vazhdoi: “Më mori në përqafim dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi. Këtë e përsëriti tri herë, e pastaj më lëshoi dhe më tha:

“Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (çdo gjë). Ka krijuar njeriun prej gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më bujari, që ia mësoi njeriut penën (të shkruajë), që njeriut ia mësoi atë që nuk dinte”. (El-Alak: 1-5).[3]

Pastaj Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u kthye në shtëpi i tronditur dhe i shqe­tësuar, hyri te Hatixhja radijAllahu anha dhe i tha: “Më mbuloni! Më mbuloni!” I tregoi asaj “lajmin” e tha: “Kam pasur frikë për veten”, e H. Hatixhja radij­Allahu anha i përgjigjet: “Jo, jo për Zo­tin, Allahu ty kurrë nuk do të të turpërojë, sepse ti je njeri që i viziton të afër-mit e tu, kujdesesh për të varfrit, kompenson të hum­burën, gostit mysafirin, gjithnjë i ndihmon të tjerët dhe ndjek të drejtën.”

Hatixhja radijAllahu anha shkon me Muhammedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem te djali i axhës së vet, që quhej Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kish­te pranuar Krishterimin në kohën e xhahilijetit. E njih­te shkrimin e vjetër hebraik, e kjo ia kishte mundësuar përshkrimin (transkriptimin) e disa pjesëve të Ungjillit.
Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe i verbuar. Hatixhja i tha: “O djalë i xhaxhait, dëgjoje tregimin e djalit të vëllait tënd”, e Vereka i tha (Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “O djali i vëllait tim, më trego çka ke parë?” Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia shpjegoi ndodhinë që e kishte përjetuar në shpellën Hira. Vereka e dëgjoi mirë dhe i tha: “Ky ka qe­në i besuari i Zotit, të cilin Allahu të Lartësuar ia ka dërguar edhe Mu­sait. Sikur ta kisha fatin të isha i ri, sikur të donte Zoti të jem gja­llë, kur populli yt do të të dëbojë.” Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Mos, vallë do të më persekutojnë ata?” “Po. Dije se as­njeri që ka sjellë diçka, sikurse ti, nuk ka qenë pa armiq. Nëse e pres atë di­të, do të të ndihmoj me gjithë zemër.”

Nuk kaloi shumë kohë pas kësaj, Vereke vdiq. Edhe shpallja pu­shoi për një kohë.[4]

Taberaniu dhe Ibni Hishami transmetojnë disa plotësime, të ci­lat ja­në të dobishme. Për shembull: Pas shpalljes, Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka dalë i habitur nga shpella Hira, pastaj menjëherë është kthyer prapa ku ka qëndruar pak kohë dhe ka shkuar në Mekë. Tradita e Taberaniut hedh një shkëndizë në shembullin e daljes së tij. Ja teksti i tij:

Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pas ligjërimit mbi zbritjen e Shpalljes ka thë­në: “Nga krijesat e Allahut më së tepërmi kam urryer bejte­xhiun dhe të çmendurin. Nuk kam pasur dëshirë as t’i shoh me sy. U kam thënë kurejshëve që kurrë të mos flasin me ta për mua. Nëse e bëjnë këtë, atëherë do të hipi në majë të kodrës dhe do të hidhem prej aty e do të mbytem, atëherë do të pushoj.” Pastaj vazhdoi: “Një ditë dola ta bëj këtë, por kur arrita në mes të malit, dëgjova një zë nga qielli që më tha: “O Muhammed! Ti je i Dërguari i Allahut, e unë jam Xhib-rili.”, – Pejgamberi shtoi: “E ngrita kokën nga qielli dhe e pashë Xhibrilin në figurën e njeriut. I shihja vetëm këmbët që i arrinin gjer në qiell.” Ai përsëri tha: “O Muhammed! Ti je i Dërguari i Alla-hut, e unë jam Xhibrili.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “U ndala dhe fillova ta shikoja, e kjo më zmbrapsi nga qëllimi i mëparshëm, nuk u nisa as përpara as mbrapa. Gjithnjë mundohesha ta largoja shikimin prej tij, në anën tjetër të qiellit, por ngado që ktheja kokën, aty ndo-dhej edhe ai. Kështu qëndroja në vend, as përpara as mbra­pa, derisa Hatixhja dërgoi dikë që të më thërriste për t’u kthy­er. Lajmëtarët vinin dhe ktheheshin në shtëpi, e unë nuk mund të lëvizja nga vendi. Pastaj Xhibrili shkoi, e unë u ktheva në familjen time.[5] Kur arrita në shtëpi, u ula afër Hatixhes dhe u mbështeta tek ajo, e ajo më tha: “O Ebu Kasim, ku qe? Pasha Allahun, i kam dërguar njerëzit që të të kërkojnë nëpër tërë Mekën, por nuk të gje­tën.” Mandej unë i tregova se ç’kisha parë e ajo tha: “Më gëzo, o kushëri, dhe ma vërteto. Pasha Krijuesin dëshiroj të jesh Pejgamber i këtij umeti.”[6] Pastaj ajo u ngrit dhe shkoi te Vereke, dhe e njoftoi me ngjarjen, kurse Vereka iu përgjigj: “Kuddusun, kuddusun – O Allah, O Allah, pasha Atë në duart e të cilit është shpirti im, Muhammedit i ka ardhur i besueshmi i Allahut, i cili i ka ar­dhur edhe Musait. Ai është Pejgamber i këtij umeti (populli). Thua­ji atij, oj Hatixhe, le të jetë i fortë dhe i qëndrue­shëm.” Ha­tixhja, radijAllahu anha, u kthye dhe ia tregoi fjalët e Verekës.

Kur Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kreu qëndrimin në shpellën Hira, u kthye në Mekë. Atëherë Vereka e takoi dhe pasi dëgjoi rrëfimin e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i thotë: “Pasha Atë në duart e të Cilit është jeta ime, ti je Pejgam­ber i këtij umeti. Të ka ardhur i besueshmi i Allahut, i cili i ka ardhur edhe Musait.”[7]

Nga libri: “Nektari i vulosur i xhenetit”

_____________________________________________________________________________

[1] Ibni Haxheri thotë: “Bejheki tregon se ru’ja ka zgjatur gjashtë muaj. Andaj mendon se, nëse pejgamberia ka filluar me ru’ja, atëherë ka filluar në muajin rebiul-evvel pas dyzetave, ndërsa Shpallja, në realitet, fillon në Ramazan – Fet’hu-l-Bari: I/27.

[2] Historianët kanë mendime të ndryshme rreth asaj se në cilin muaj ka fi­lluar t’i zbresë shpallja Resulullahut e. Shumica mendojnë se kjo ka ndodhur në muajin rebiul-evvel, ndërsa të tjerët, në Ramazan. Disa mendoj­në se kjo ka ndodhur në muajin rexheb. Muhtesar Sire nga Nexhdi, f. 75. Ne përkrahnim mendimin e dytë, përkatësisht muajin Ramazan, sepse Allahu Y thotë: “Këto ditë janë ditët e muajit Ramazan, në të cilin ka zbritur Kur’ani…” (2, 185 dhe 97, 1). Është e njohur se nata Lejletul-Kadër është në muajin ramazan, e edhe Resulullahu e gjatë muajit Ramazan qënd­ronte në shpellën Hira, ku e ka vizitua Xhibrili. Gjithashtu ekzistojnë edhe mendime të kundërta rreth ditës kur ka filluar zbritja e Shpalljes. Disa thonë ditën e shtatë, disa të shtatëmbëdhjetën, e disa të tetëmbëdhjetën ditë. Vepra paraprake, f. 75. dhe Rahmetun li-l-Alemin: I/49. Hudariu ka mendim të prerë se kjo është dita e shtatëmbëdhjetë e Ramazanit. Vepra e tij: I/69. Unë mendoj se kjo është dita 21. e Ramazanit, duke pasur parasysh se kjo ditë gjithsesi duhet të jetë e hënë. Këtë na vërteton hadithi, të cilin e transme­tojnë muhaddithët e famshëm. Transmetohet nga Ebi Kadate, se e kanë pyetur Resulullahun e për agjërim në ditën e hënë, e ai është përgjigjur: “Të hënën jam lindur, të hënën ka filluar të më zbrsë Shpallja”, që vërteton fjalët e hadithit të transmetuar në Sahihu-l-Muslimi: I/368; Ahmedi: V/297, 299; El-Bejheki: IV/286, 300; El-Hakimi: II/602. E hëna e atij viti i përgjigjet datave: 7, 14, 21 dhe 28, ndërsa traditat sahih konfirmojnë se nata Lejletul-Kadër bie në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan. Nëse krahasojmë ajetin: Ne kemi filluar me Shpallje natën Lejletul-Kadër, nga hadithet dhe të gjitha lloga­rit­jet kalendarike rezulton se kjo natë ka qenë më 21. Ramazan.

[3] Atë natë Resulullahut e i janë shpallur vetëm pesë ajete të sures El-Alek.

[4] Sahihu-l-Buhari: I/2, 3. Buhariu e ka nxjerrë këtë hadith nga libri “Tefsiri dhe komentimi i ru’jes”.

[5] Teksti nga Taberaniu: II/207.

[6] Teksti i Ibni Hishamit: I/237-238.

[7] Transmetuar në pika të shkurtra nga Ibni Hishami: I/238

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here