Punët më të dashura tek Allahu i Lartësuar

0
244

Transmetohet nga Katadeh radijAllahu anhu; nga Një burrë prej Khath’amit (fis arab) se ka thënë: Shkova te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndërkohë që ai ishte me një grup sahabësh dhe i thashë: Ti je ai që pretendon se je i Dërguari i Allahut? Tha: “Po.” Tha: Thashë: O i Dërguari i Allahut! Cila nga punët është më e dashur te Allahu? Tha: “Besimi në Allahun.” Tha: I thashë: O i Dërguari i Allahut! Pastaj cila? Tha: “Pastaj mbajtja e lidhjeve farafisnore.” Tha: Thashë: O i Dërguari i Allahut! Cila nga punët është më e urrejtur te Allahu? Tha: “Shirku.” Tha: Thashë: O i Dërguari i Allahut! Pastaj cila? Tha: “Pastaj ndërprerja e lidhjeve farafisnore.” Hadith autentik. E ka nxjerr Ebu Jala (6839). Hadithin e ka konsideruar të saktë (sahih) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!)në “Sahihu et-Tergib uet-Terhib” (2522)

Sahabët radijAllahu anhu në të shumtën e rasteve e pyesnin Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për punët më të mira, më me vlerë te Allahu Lartësuar dhe më të dashura tek Ai. Kjo tregon për kujdesin e tyre radijAllahu anhu dhe dijen e madhe për të shtuar njohjen e rrugëve që shpien drejtë veprave të mira. Konteksti (formulimi) i pyetjes është tregues madhorë që nxjerr në pah mprehtësinë e sahabëve radijAllahu anhu ku ata pyesin se cila janë punët më të mira dhe më të dashura te Allahu Lartësuar duke e ditur se koha është e shkurtër dhe patjetër duhet të shfrytëzohet duke e mbushur atë me vepra të mira.

Besimi në Allahun kërkon katër gjëra:

Besimin në ekzistencën e Tij.
Besimi në rububijen e Tij
Besimi në uluhijen e Tij.
Besimi në emrat dhe cilësitë e Tij (esmau ue sifat).
Mbajtja e lidhjeve farafisnore:

Kurtubiu (Allahu e mëhsiroftë!) ka thënë: “Umeti është dakortësuar se mbajtja e lidhjeve farafisnore është vaxhib. Ndërsa ndërprerja (shkëputja) e tyre e ndaluar (haram).[1]

Prej mirësive të mbajtjes së lidhjeve farafisnore:

Të shton jetën dhe bëhet shkak që personi të ketë begati në furnizim e tij. Argument për këtë është fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush dëshiron që t’i shtohet (rritet) pasuria dhe t’i shtohet jeta, atëherë le të mbajë lidhjet farafisnore.“[2]

Pasi sahabët radijAllahu anu e pyetën Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se cilat janë veprat më të dashura te Allahu Lartësuar, ata e pyetën atë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për veprat më të urryera te Ai. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u sqaroi atyre se veprat më të urryera te Allahu Lartësuar janë shirku dhe ndërprerja (shkëputja) e lidhjeve farafisnore.

Përsa i përket shirkut Allahu Lartësuar thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij.” En-Nisa, 48.

Ndërsa për ndërprejrjen e lidhjeve farafisnore Allahu Lartësuar ka thënë: “Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore.” Muhamed 22

Dobitë e hadithit:

Sqarimi se prej punëve më të dashura te Allahu janë besimi në Të dhe se shirku është prej veprave më të urryera tek Allahu.
Nxitja për mbajtjen e lidhjeve farafisnore.
Ndërprerja e lidhjeve farafisnore është prej punëve të këqija dhe të urrejtura te Allahu Lartësuar.
Dalja në pah e kujdesit të madh të sahabëve radijAllahu anhu në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për të pyetur për punët më të dashura te Allahu Lartësuar dhe për veprat më të urryera tek Ai.
Përktheu: Unejs Sheme

[1] El-Xhamiu el-Ahkam el-Kuran vëll. 5

[2] Buhariu (2067) dhe Muslimi (21/2557) prej hadithit të Enes bin Malik radijAllahu anhu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here