Porosia djalit

0
235

Porosia djalit

Dije djali im – tė udhėzoftė All-llahu nė rrugė tė drejtė – njeriu dallohet me logjikė edhe atė vetėm pėr tė punuar me te. Pėr kėtė shkak pėrdore logjikėn dhe mendo nė vete, do tė kuptosh me argument se ti je krijesė qė ke obligime, tė cilat kėrkohen prej ty. Duhet tė dishė se melekėt i shkruajnė (regjistrojnė) fjalėt dhe veprimet tuaja dhe giithashtu duhet te dishė se ēdo frymėmarrje e tė gjallit ėshtė njė hap kah vdekja. Koha e qėndrimit nė Tokė ėshtė e kufizuar, ėshtė e shkurtė, kurse qėndrimi nė varr i gjatė dhe dėnimi i atij qė pason epshin ėshtė i dhembshėm.

Pra, ku ėshtė kėnaqėsia e dheut? Shkoi e nuk la asgjė pėrveē pendimit.

Ku ėshtė dėshira e epshit? Sa koka ka mposhtė e sa kėmbė kanė rrėshqitur pėr shkak tė saj.

Ēdokush qė ėshtė kėnaqur ėshtė kėnaqė duke e kundėrshtuar epshin e tij, kurse ēdokush qė i ka dhėnė pėrparėsi dynjasė para ahiretit ėshtė dėshpėruar. Merr kėshilla prej mbretėrve dhe asketėve qė kanė kaluar para teje ku ėshtė kenaqesia e tyre dhe lodhja e tyre?

Mbeti mėshira e madhe dhe pėrkujtimi i mirė pėr njerėzit e mirė dhe thėnie tė kėqija pėrfundim i ashpėr pėr mėkatarėt. E gjithė kjo harrohet siē harrohet uria pas ngopjes.

Sa shok i keq ėshtė pėrtacia ndaj veprave tė mira. Dashuria pėr rehati trashėgon pendim qė tejshkon ēdo kėnaqėsi. Pėr kėtė shkak ke kujdes dhe pėrpiqu pėr vetveten.

Dije se veprimi i farzeve dhe largimi nga harami ėshtė detyrė e domosdoshme, kurse ai qė i kapėrcen kėta kufļj atė e pret zjarri.

Dije se kėrkimi i veprave tė mira ėshtė qėllimi i muxhtehidėve (atyre qė mundohen). Veprat e mira kanė dallim mes tyre. Disa vepėr tė mirė e konsiderojnė zuhdin nė dynja, tė tjerėt thonė se adhurimi ėshtė vepėr e mirė. Nė realitet nuk ėshtė vepėr e mirė dhe e plotė pėrveē bashkimi i diturisė dhe i veprės. Nėse kėto dy gjėra realizohen, kjo pronarin e kėtyre dy gjėrave e ngritė nė gradė tė realizimit tė njohjes sė Krijuesit dhe e shpie kah dashuria, frika dhe mallėngjimi pėr Tė. Kjo njėherit ėshtė edhe qėllimi i besimtarit, ngase nė pajtim me vullnetin tėnd pėr punė vijnė edhe detyrat.

Ēdo send qė shpresohet nuk arrihet e as ēdo gjė qė kėrkon s’mund ta gjeshė, mirėpo detyrė e robit ėshtė tė mundohet. “Ēdokujt i lehtėsohet rruga pėr atė qė ėshtė krijuar”.

DETYRAT, VEPRAT E MIRA DHE ASPIRATAT E LARTA

Vepra e parė nė tė cilėn duhet tė ndalesh ėshtė: njohja e All-llahut [subhanehu ve teala] me argument. Ėshtė e ditur se ai qė shikon qiejt e lartėsuar dhe tokėn e vendosur rrafsh dhe ai qė vėren kėto gjėra tė ndėrtuara me njė menēuri absolute, sidomos nėse shikon trupin e tij, kupton se medoemos kėto krijesa dhe krijime tė kenė Krijuesin dhe Mjeshtrin e tyre.

Pastai ndalu dhe pėrqėndrohu nė argumentet e sinqerta tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Argumenti mė i madh ėshtė Kur’ani i Madhėruar dhe nėse tė gjitha krijesat tubohen pėr tė bėrė njė sure tė tillė, nuk do tė kenė mundėsi. Nėse njė person vėrteton ekzistencėn e Krijuesit [subhanehu ve teala] dhe vėrtetėsinė e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], detyrohet medoemos t’i dorėzohet sheriatit e nėse nuk e bėn kėtė gjė atėherė dihet se ekziston devijim nė besimin e tij.

Pastaj duhet t’i dish vaxhibet e abdestit, vaxhibet e namazit, vaxhibet e zekatit, nėse posedon pasuri, vaxhibet e haxhxhit etj, Nėse i mėson tė gjitha kėto duhet tė veprosh sipas tyre.

Ai qė ėshtė ambicioz duhet tė ngritet nė shkallė tė dytė, tė fļllon tė bėjė vepra tė mira, tė fillon ta mėsojė pėrmendėsh Kur’anin, tė mėsojė tefsirin e Kur’anit, tė mėsojė hadithin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]., tė mėsojė biografinė e tij dhe biografinė e as’habėve dhe dijetarėve pas tyre. Me qėllim qė tė fiton gradė tė lartė e mė tė lartė. Pastaj medoemos duhet ta dijė gjuhėn arabe dhe lėndėt e saja mirė, qė tė mund tė shprehet ashtu siē duhet.

Fikhu ėshtė baza e diturive, kurse pėrsėritja e diturisė ėshtė mė e ėmbėl dhe mė e dobishme.

Pėr tė gjitha kėto qė i permenda kam shkruar ashtu qė s’ke nevojė t’u kthehesh shkrimeve tė vjetra. Pėr kėtė i falėnderoj All-llahut subhanehu ve teala.[subhanehu ve teala] prandaj s’ka nevojė tė kėrkosh libra tė vjetėr dhe tė shkruash.

Ambiciet e njeriut nuk ndalen pėrveē nėse njeriu nuk ka potenciale tė mėdha, kurse nėse ngritet potenciali nuk do tė kėnaqet me ēėshtje tė pakta. E ke tė njohur me argument se ambiciet janė tė lindura me fėmijėn, mirėpo nė disa kohė potenciali pakėsohet, kurse nėse nxitet bėhet i fortė.

Nėse nė vete vėren mosmundje, lute Atė qė jep begati, ose nėse nė vete ndjenė pėrtacinė kthehu te Ai qė tė orienton nė rrugė tė vėrtetė, ngase nuk mund t’i arrish tė mirat pėrveē se duke e respektuar All-llahun [subhanehu ve teala] dhe nuk mund tė kalojnė kėto tė mira vetėm duke bėrė mėkat. Kush ėshtė ai qė i ėshtė drejtuar All-llahut dhe nuk ka parė atė qė ka dashur? Kush ėshtė ai qė ia ka kthyer shpinėn All-llahut e ka pasė dobi ose ka realizuar ndonjė dėshirė prej dėshirave tė tij?

KENI FRIKĖ ALL-LLAHUN, AI JU MĖSON

Shih djali im, ke kujdes kufijtė e All-llahut, dhe ke kujdes si do t’i ruash kufijtė e All-llahut, ngase ai qė ruan ruhet, kurse ai qė kėtė e lė pasdore lihet pas dore.

Dua tė t’i pėrkujtoj disa periudha qė i kam kaluar, ndoshta do ta shohish mundin tim dhe do tė bėsh dua pėr mua, ngase kėto begati qė mė janė dhėnė nuk kanė qenė nga mundi im por nga dhuntia e All-llahut mbi mua.

Mė kujtohet vetvetja, mė kujtohet se kam qenė shumė ambicioz, kėshtu qė kam shkuar nė bibliotekė kur kisha vetėm gjashtė vjet dhe i kam shoqėruar nė kėtė moshė tė mėdhenjtė. Mė ėshtė dhuruar tru i madh nė vegjėli, aq sa kam qenė mė inteligjent se tė mėdhenjtė. Nuk mė kujtohet se kam luajtur ndonjėherė me fėmijėt nė rrugė, e as qė kam qeshė me tė madhe.

Kur mbusha shtatė vjet fillova tė prezentoj ligjėratat nė xhami. Nuk jam munduar t’i gjejė magjistarėt, por kėrkova muhadith (dijetar tė hadithit), i cili flet pėr biografīnė e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kėshtu gjithė atė qė e mėsoja nė xhami pėrmendėsh kur vija nė shtėpi e shkruaja.

Kam marrė mėsim nga shejhu (mėsuesi) im Ebul-Fadl ibn Nasir rahimehull-llah. Me tė shkonim edhe te dijetarėt tjerė pėr tė marrė dituri prej tyre. Nė praninė e tij kam lexuar “Musnedin” e imam Ahmedit rahimehull-llah dhe libra tjerė tė mėdhej. Pasi i mėsoja i korrigjonte mėsimet e mia. Nga ky shejh (dijetar) kam mėsuar derisa vdiq. All-llahu e mėshiroftė. Nga ai mėsova diturinė e hadithit dhe transmetimit.

Ne kėtė kohė fėmijėt, zbritnin nė breg tė lumit Tigris dhe shikonin urėn, kurse unė merrja njė vėllim tė ndonjė libri dhe ulesha i ndarė prej njerėzve, pranė Rakes (Raka ėshtė vend nė Irak sh.p.) duke kėrkuar dituri, duke lexuar.

Pastaj fillova tė agjėroj shumė, tė ha pakė, tė bėj sabėr shumė dhe pandėrprerė, saqė fillova te mbetem dieri vonė nė mbrėmje. Nuk jamė ndalė tė mėsoj vetėm nė njė degė, por dėgjoja fikh, vaaz, hadith, shkoja me asketėt, e mėsova edhe gjuhė.

Nuk kamė lėnė askend qė transmeton ose kėshillon pa prezencė tek ai e as qė ka ardhė ndonjė i huaj e une te mos isha i pranishėm. Kam zgjedhė veprat e mira. Nėse me afroheshin dy gjėra, nė tė shumtėn e rasteve i jipja pėrparėsi obligimit ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]

Me edukoi mirė dhe mė mėsoi tė marrė atė qė ėshtė mė e mirė dhe mė mbrojti nga armiqtė, ziliqarėt dhe shpikėsit, M’i ofroi kushtet e diturisė. Me mundėsoi arritjen deri tek librat nė mėnyrė qė nuk mbaja llogari. Me dhuroi kuptim dhe tė mbajtur mend, bukurshkrim dhe shkrim tė mirė tė librave. Nuk me la tė mangut asnjė gjė prej dynjasė, mė ofroi rizk (furnizim) tė mjaftueshėm. Mė mundėsoi qė fjala tė jetė e pranuar tek njerėzit, ashtu qė njerėzit nuk dyshojnė nė atė qė e them. Nė duar tė mia e kanė pranuar Islamin dyqind dhim-mij[jomusliman qėn jetojnė nė shtetin islam sh.r.]. Nė tubimet e mia janė penduar me mija njerėz.

Shkoja nėpėr mėsues qė te dėgjoj prej tyre hadithe, mė ndalej fryma nga te ecurit shpejtė, nga dėshira qė te jem i pari. Nė mėngjes s’kisha ētė hajė dhe nė mbrėmje s’kisha ētė hajė. Megjithatė nuk me pėruli All-llahu i Lartėsuar para asnjė krijese, por me ofronte rizkun pėr tė mbajtė veten. Po qe se dėshiroj tė jap sqarime pėr jetėn time kjo punė do tė zgjatte shumė.

Ja po sheh se nė ēfarė gjendje jam. Ta pėrmbledh ty kėtė nė njė fjalė: ”Kinie frikė All-llahun dhe All-llahu ju dhuron dituri”. (Bekare: 282)

SHFRYTĖZO KOHĖN

Biri im, ke kujdes vetveten tėnde. Pendohu pėr mungesėn tėnde gjate kohės qė ka kaluar. Ujite drurin pėrderisa ka lagėshti. Kujtoi orėt e humbura, tė mjafton kėshilla. Ėshtė harruar kėnaqėsia e pėrtacisė dhe kanė kaluar gradat e veprave tė mira.

Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) kanė dėshiruar t’i pėrmbledhin tė gjitha veprat e mira dhe kanė qenė prej atij lloji qė nėse u kalon ndonjė e mirė janė dėshpėruar.

Ibrahim ibn Edhemi thotė: “Hymė te njė ibadetēi i sėmurė. Atė e gjetėm duke shikuar kėmbėt dhe duke qarė. I thamė: Pse po qanė? Tha: Qaj kėto kėmbė qė nuk janė pluhurosur nė rrugė tė All-llahut. Qau njė tjetėr. I thamė atij: Pse po qanė? Tha: Po qaj filan ditėn, tė cilėn nuk e kam agjėruar dhe filan natėn, nė tė cilėn nuk kam falė namaz.

Biri im, dije se ditėn e pėrbėjnė orėt dhe orėt i pėrbėjnė frymėmarrjet, kurse ēdo frymėmarrje ėshtė magazė. Ke kujdes mos tė shkon ndonjė frymėmarrje kot, e shohish nė Ditė tė Kijametit magazė tė zbrazėt dhe pendohesh.

Njė person i ka thėnė Amr ibn Abdul-Kajsit. “Ndalu tė t’i them disa fjalė. Ia ktheu: Ndale diellin.

Nė ditė janė ulur disa njerėz te Ma’rufi rahimehull-llah, e ky u tha: ”A nuk doni tė shkoni. Shkoni, ngase Pronari i Diellit e lėvizė atė, nuk e ndalė”.

Njė hadith qėndron: ”Kush thotė: Subhanall-llahil-adhim ve bihamdihi (I lavdėruar qoftė All-llahu i Madh dhe i falėnderuar) i mbillet me kėtė thėnie njė dru hurme nė xhennet”.

Pra, shiko sa drunj hurmash tė xhennetit i humbė kur e humbė kohėn kot.

Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) janė kujdesur qė asnjė sekondė mos ta kalojnė kot. Pėr kėtė e kemi Kehmesiunmin i cili e ka bėrė hatme Kur’anin tri herė nė ditė.6

Dyzet persona prej selefus-salihut e kanė falė namazin e sabahut me abdest tė jacisė.

Rabiatul-Adevija gjithė natėn falte namaz pastaj para mėngjesit flinte pak, ndėrsa kur ngritej i thoshte vetes: ”Gjumi nė varr ėshtė i gjatė”.

ME ĒKA FITOHET BOTA E AMSHUESHME

Kush ndalet dhe mendon mbi kėtė botė para se tė del nė tė, sheh se ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, nėse mendon pasi tė dalė nė tė, gjithashtu sheh njė kohė shumė tė gjatė. Kupton se qėndrimi nė varr ėshtė i gjatė. Nėse mendon pėr qėndrimin nė xhennet ose xhehenem, kupton se ėshtė i pafund. Nėse pas gjithė kėsaj fillon dhe mendon pėr qėndrimin e tij nė kėtė botė, sheh se do tė jeton pėrafėrsisht 60 vjet.8 Nga kjo kohė gjysma, dmth. 30 vjet, kalojnė nė gjumė, pesėmbėdhjetė nė fėmijėri, atė qė mbetet sheh se e ke shpenzuar nė dėfrime tė epsheve, nė punė dhe fitim, ashtu qė pėr ahiret mbetet vetėm pak, mirėpo edhe kjo pak nuk ėshtė e pastėr, ngase ėshtė zhytur kjo vepėr nė syfaqėsi dhe jovigjilencė. Nuk e din me ēka mund tė fitohet jeta e amshueshme nėse nuk ėshtė ēmimi i kėtyre orėve?

ZGJIMI PREJ GIUMIT

Biri im, mos tė dėshpėron prej tė mirės ajo qė ka kaluar, ngase shumė njerėz janė zgjuar prej njė gjumi tė rėndė e tė gjatė. Ebu Hakimi mė ka treguar: “Nė djalėrinė time merresha me trimėri, nuk i hidhja sy diturisė, mirėpo mė erdhi Ebu Abdull-llahu dhe mė tha: “Biri im, nuk do tė jem me ty pėrgjithmonė. Merri njėzet dinarė dhe njė dyqan pėr tė shitur bukė nė tė, qė tė fitosh pėr jetė. I thashė: Ē’thua kėshtu? Tha: Atėherė pra hap njė dyqan pėr tė shitur shtof nė tė. I thashė: Si m’i the kėto fjalė duke qenė unė i biri i kadiut-kudatit (gjyqtarit suprem), Abdull-llah ed-Demeganit. Tha: Nuk po tė shoh duke kėrkuar dituri. I thashė: m’i pėrkujto mėsimet njė orė. Filloi dhe m’i pėrkujtoi mėsimet njė orė dhe kėshtu fīllova tė kėrkoj diturinė, dhash mundin tim dhe All-llahu [subhanehu ve teala] m’i hapi tė gjitha rrugėt”.

Disa shokė tė Ebu Muhammedel-Halvanit mė treguan se ai ka thėnė: Babai im vdiq kur isha 21-vjeēar. Isha i dalluar me trimėri. Njė ditė prej dite erdha t’i padis disa banorė tė shtėpisė qė e pata trashėguar. Kur arrita tek ata i dėgjova duke thėnė: Erdh pėrtaci. Nė kėtė rast i thash vetes: Kjo pėr mua thuhet! Pastaj shkova tek nėna ime dhe i thashė: Nėse don tė mė kėrkosh, kėrkom te xhamia e shejh Ebil-Hatabit. Iu bashkangjita kėtij hoxhe derisa u bėra kadi (gjyqtar) dhe njė kohė veprova si kadi.

Unė e pashė duke dhėnė fetvaja dhe duke diskutuar.

METODAT EDUKATIVE GJATĖ DITĖS DHE NATĖS

Biri im, ke kujdes agimin e mėngjesit dhe nė kėtė kohė mos bisedo pėr kėtė botė, ngase selefus-salihu, All-llahu i mėshiroftė, nuk kanė biseduar kėsi lloj bisede nė kėtė kohė.

Kur tė zgjohesh prej gjumit thuaj ”Elhamdulil-lahil-ledhi ehjani ba’de ma emateni ve ilejhin-nushur.” (Falėnderimi i qoftė All-llahut i cili na ngjalli pasi qė na bėri tė vdekur dhe tek Ai do tė ringjallemi.).9 Gjithashtu thuaj: “Elhamdulil-lahil-ledhi jumsikus-semae en tekae alel-erdi il-la bi idhnihi, inall-llahe bin-nasi lereufun rahim”. (Falėnderimi i qoftė All-llahut i cili mban qiellin qė tė mos bie nė tokė, pėrveē se me lejen e Tij. Me tė vėrtetė, All-llahu ėshtė i butė, i mėshirshim).10

Pastaj ngrehu, pastrohu dhe fali dy rekate sunete tė sabahut11 dhe shko nė xhami i pėrulur dhe gjatė rrugės thuaj: ”O Zot! Tė pyes Ty me tė drejtėn e pyetėsve Tu dhe me tė drejtėn e atyre qė ecin nė namaz. Unė nuk kam dalė kryelartė, pėr sy e faqe dhe pėr famė. Kam dalė duke iu frikuar hidhėrimit Tėnd dhe duke shpresuar kėnaqėsinė Tėnde. Tė lus qė tė mė shpėtosh nga zjarri i xhehenemit, tė m’i falish mėkatet, ngase askush pėrveē Teje nuk i falė mėkatet”.12

Mundohu tė falish namazin nė tė djathtėn e Imamit13 kurse kur tė kryesh namazin thuaj: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumitu, bijedihil-hajru ve huve ala kul-li shej’in kadir.” (Nuk ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, i cili ėshtė Njė. I Pa shok, Atij i takon mbretėria dhe falėnderimi, Ai ngjallė dhe Ai shkakton vdekjen. Nė dorė tė Tij ėshtė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė). Thuaje kėtė dhjetė herė. (Hadithi ėshtė sahih, shih “silsiletu-lehadithis-sahiha” nr. 113.114).

Pastaj thuaj 10 herė subhanall-llah, 10 herė elhamdulil-lah dhe 10 herė All-llahu ekber. (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Abdull-llah ibn Amri). Pastai lexo ajetin Kursinė (ajetin 255 tė sures Bekare).14

Pastaj lutju All-llahut tė ta pranon kėtė namaz, e nėse ke mundėsi ri ulur nė xhami duke pėrmend All-llahun [subhanehu ve teala] derisa tė lind dielli dhe tė ngritet nė qiell, pastaj fali disa rekate (salatud-duha). Nėse ke mundėsi fali tetė rekate, kjo ėshtė mė mirė.15

DITURIA ĖSHTĖ MĖ E VLEFSHME SE ĒDO NAFILE

Nėse ke pėrgatitur mėsimin deri nė kohė tė duhasė (kohė pas lindjes sė diellit derisa tė arrijė nė zenit), nė kohė tė duhasė ngritu dhe fali tetė rekate namaz tė duhasė, pastaj lexo ose shkruaj atė qė ke mėsuar deri nė ikindi. Pastaj kthehu mėsimit tėnd pas ikindije deri nė kohė tė akshamit, pas akshamit fali dy rekate tė shkurtra. Pasiqė tė falish jacinė kthehu mėsimit tėnd, pastaj bjer nė krahun e djathtė dhe thuaj: ”33 herė subhanall-llah, 33 herė elhamdulilah dhe 33 herė All-llahu ekber”.16

”All-llahumme kini adhabeke jevme texhmeu’ ibadeke”. (O Zot: Mė mbrojė nga dėnimi Yt ditėn kur do t’i mbledhish robtė Tu).17

Kur tė zgjohesh prej giumit, dije se shpirti ka marrė pjesėn e nevojshme tė pushimit.18 Pastaj ngritu dhe merr abdest dhe fal namaz sa tė mundesh. Filloje kėtė namaz me dy rekate tė shkurtra, pas kėtyre dy rekateve fali dy rekate tjera, lexo nė tė dy xhuze nga Kur’ani, pastaj kthehu diturisė, ngase dituria ėshtė mė e dobishme se ēdo nafile.

KE KUJDES VEPRAT E KĖQIJA DHE BEZDISJEN

Largohu prej njerėzve, ngase kjo (largimi) ėshtė nėna e tė gjitha tė mirave19 dhe ke kujdes e mos i shoqėro njerėzit e kėqij. Shokė tu le tė jenė librat dhe biografia e selefus-salihut. Mos mėso diē tė re pa e pėrvetėsuar atė qė e di. Qėllimi yt le tė jetė biografīa e njerėzve tė mėdhenj tė cilėt kanė pasur dituri dhe punė dhe mos u kėnaq me pak.

Dije si dituria i ngritė njerėzit e mposhtur. Shumica e dijetarėve nuk kanė pasur prejardhje tė njohur e as pamje tė bukur. Ata ibn Rebahi ka qenė i zi dhe jo i bukur. Njė ditė i erdh halifeja Sulejman ibn Andul-Meliku me dy djemtė e tij pėr ta pyetur pėr haxhxhin. Ky ua sqaroi haxhxhin nduke ua kthyer fytyrėn. Nė kėtė rast halifeja u tha dy djemve tė tij: Ngrihuni dhe mos u bėni pertacė nė kėrkimin e diturisė, ngase nuk mund ta harroj poshtėrsinė tonė para kėtij robi tė zi.

Gjithashtu Hasan el-Basriu, Ibni Sirini, Mekhuli dhe shumė tė tjerė kanė qenė robėr, mirėpo kanė marrė kėtė gradė tė lartė me diturinė dhe devotshmėrinė qė e kanė poseduar.

BĖHU I PAVARUR NGA AJO QĖ POSEDOJNĖ NJERĖZIT

Biri im, mundohu tė jesh i ndershėm dhe tė mos e kėrkosh kėtė botė, e tė mos u mposhtesh pronarėve tė saj. Kėnaqu me atė qė e posedon, tė bėhesh krenar. Mė parė ėshtė thėnė. ”Kush kėnaqet me bukė dhe perime, askush s’mund ta bėjė rob”.

Njė ditė pranė Basrės kaloi njė beduin dhe tha: “Kush ėshtė zotėri i kėtij qyteti? Njerėzit i thanė: Hasan el-Basriu. Beduini pyeti: Me ēėshtė bėrė zotėri? Njerėzit i thanė: Ishte i panevojshėm pėr dynjanė e tyre, kurse ata ishin tė nevojshėm pėr diturinė e tij”.

Biri im, dije se babai im ka qenė i pasur dhe ka lėnė pas vete pasuri tė madhe. Pasi hyra nė moshėn madhore m’i dhanė njėzet dinarė dhe dy shtėpi e mė thanė: “Kjo ėshtė pasuria qė ta ka lėnė prindi”. I Mora kėto para dhe me to bleva libra, pastaj i shita tė dy shtėpitė dhe gjithė kėtė pasuri e shpenzova nė kėrkim tė diturisė, ashtu qė nuk mė mbeti asgjė. Kėshtu babai yt asnjėherė nuk ėshtė mposhtur, as qė i ka rrotulluar qytetet, ashtu siē kanė bėrė tė tjerėt, shumica e kėshilluesve e as qė kam kėrkuar nga ndokush ndonjė send. Por edhe me kėtė ēėshtjet mirė kanė ecur. ”Kush i frikohet All-llahut, atij Ai i hapė rrugė dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare.” (Talak: 2-3).

PO QE SE POSEDON DEVOTSHMĖRI I SHEH TĖ GJITHA TĖ MIRAT

Biri im, po qe se posedon takvallėk i sheh tė gjitha tė mirat. I devotshmi nuk punon pėr sy e faqe, as qė bėn vepėr qė e ofendon fenė e tij. Kush i ruan kufijtė e All-llahut, All-llahu [subhanehu ve teala]e ruan atė. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thėnė Ibni Abbasit: ”Ruaje All-llahun (vepro atė qė ta ka urdhėruar dhe largohu nga ajo qė ta ka ndaluar), All-llahu tė ruan ty. Ruaje All-llahun gjeshė atė”.23

Biri im, dije se Junusi alejhis-selam pasi qė kisbte zahire tė mira, shpėtoi nga ajo vėshtirėsi.

All-lllahu [subhanehu ve teala] thotė: “E sikur tė mos ishte ajo qė ai kishte qenė prej atyre qė shumė e permendin Zotin, Ai do tė mbetej nė barkun e tij (tė peshkut) deri nė Ditėn e ringjalljes”. (Saffat: 143-144)

Kurse Faraoni pasi qė nuk kishte zahire tė mira nuk gjeti shpėtimtarė nė kohėn e vėshtirė tė tij dhe iu tha: “Ti tani beson, mirėpo mė parė kundėrshtove”. (Junus: 91)

Pra, bėni vetes zahire tė mira, zahire perj takvallėkut, nėse dėshironi t’i shihni gjurmėt e tyre.

Transmetohet nė hadith: “Ēdo i ri qė i frikohet All-llahut nė rininė e tij, Al-lllahu e ngrit atė nė pleqėrinė e tijė”.24

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: “E kur e arriti pjekurinė e tij. Ne i dhamė pushtet e dituri. Kėshtu ne i shpėrblejmė punėmirėt”. (Jusuf- 22)

“Ai qė ruhet dhe bėn durim s’ka dyshim, se All-llahu nuk e humbė shpėrblimin e punėmirėve”. (Jusuf. 90)

Biri im, dije se zahireja mė e mirė ėshtė: largimi nga harami, largimi i gojės prej fjalėve tė kota, tė pasurit kujdes kufijtė e All-llahut, dhėnia pėrparėsi All-llahut [subhanehu ve teala] para epshit tėnd. Sigurisht e din hadithin qė flet pėr ata tre personat qė kishin hyrė nė shpellė, e tė cilėve shkėmbi na kishte mbydhur hyrjen. Njėri prej tyre tha: “O Zot! Unė kisha prindėrit dhe fėmijėt dhe u jipja tė pijnė qumėsht, mirėpo ēdo herė sė pari u jipja prindėrve. Nėse e kam bėrė kėtė vepėr pėr hir Tėndin na shpėto nga kjo vėshtirėsi”. Shkėmbi u lėviz pak, saqė u hap njė e treta e hyrjes. Pastaj i dyti tha: “O Zot! Kisha marrė si mėditės njė punėtor, mirėpo nuk u kėnaq me mėditjen e tij dhe nuk e mori. Kurse unė me mėditjen e tij bėra tregti. Njė ditė ai erdhi dhe mė tha: A nuk i frikohesh All-llahut dhe tė mė japish mėditjen time? I thash: Shko te ato lopėt me ēoban dhe merri. Nėse kėtė e kam bėrė pėr hir Tėndin na shpėto nga kjo vėshtirėsi”. Shkėmbi u lėviz edhe pak dhe u hap dy e treta e hyrjes. Sė fundit i treti tha: ”O Zot! Unė pata dashuruar njė vajzė. Kur iu afrova mė tha: Frikohu All-llahut e mos e the unazėn pa tė drejtė. Nė kėtė rast nuk e preka ate. Nėse e kam bėrė kėtė pėr Ty, na shpėto nga kjo vėshtirėsi”. Nė kėtė rast u lėviz shkėmbi dhe u hap hyrja e qė tė tre dolėn nga shpella”.25

Ėshtė parė nė ėndėrr Sufjan eth-Thevriu, e i ėshtė thėnė: Ē’bėri All-llahu me ty? Tha: Posa u lėshova nė varr, u gjeta para All-llahut. Hyra. Duke hyrė dėgjova njė zė i cili tha: Sufjani? Thashė: Sufjani. Tha: A tė kujtohet dita nė tė cilėn i dhe pėrparėsi All-llahut [subhanehu ve teala] Para epshit tėnd? Thash: Po. Zėri tha: Urdhėro nė bukuritė e xhennetit.

NGA BIOGRAFIA E SELEFUS-SALIHUT (TĖ PARĖVE TANĖ TĖ MIRĖ)

Biri im, ambicioziteti yt duhet tė ngritet deri nė plotėsi, ngase disa njerėz ishin zahide (asketė), tjerėt dijetarė, kurse pak janė ata qė kanė bashkłar diturinė dhe punėn.

Biri im, dije se unė e kam lexuar jetėn e tabiinėve dhe jetėn e atyre qė kanė ardhė pas tyre, e nuk gjeta mė tė urtė se kėta katėr persona: Seid ibn Nusejeb, Hasan el-Basriu, Sufjan eth-Thevriu dhe Ahmed ibn Hanbeli radijall-llahu anhum exhmei’n. Kanė qenė burra. Mirėpo kėto grada i kanė arritur me vullnetin e tyre tė lartė, i cili te ne ėshtė dobėsuar. Shumica prej selefīt kanė qenė njerėz ambiciozė. Nėse dėshiron tė mėsosh gjendjen e tyre lexo librin ”Sifetus-safve”, ngase pėr kėta burra kam shkruar nė kėtė libėr.

TĖ MBAJTURIT MEND ĖSHTĖ KAPITALI YT

Biri im, ke kuptuar se kam shkruar njėqind e mė tepėr libra. Nė lėndė tė tefsirit kam shkruar ”Tefsirul-Kebir”, i cili pėrmblidhet nė njėzet vėllime, nė histori kam shkruar gjithashtu njėzet vėllime, nė hadith ”Retushimin e Musnedit” i cili ėshtė po ashtu nė njėzet vėllime dhe libra tė tjerė, disa prej tyre tė mėdhej e disa tė vegjėl. Pėr kėtė shkak nuk ka nevojė tė huazosh libra dhe tė shkruash. Ti duhet tė mėsosh pėrmendėsh, ngase tė mėsuarit pėrmendėsh ėshtė kapitali yt, kurse pėrdorimi i tij fītim.

Mirėpo mos harro se nė tė dy rastet duhet t’i kthehesh All-llahut [subhanehu ve teala] dhe tė kesh kujdes tė mos i kalosh kufijtė e Tij.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: ”Nėse ju ndihmoni (fenė) All-llahun, Ai ju ndihmon juve”. (Muhammed: 7)

”Pra, ju mė kujtoni Mua, Unė ju kujtoj juve”. (Bekare: 152)

”Zbatone premtimin qė Mua ma keni dhėnė. Unė zbatoj atė qė ua premtova”. (Bekare: 40)

Vaj pėr ty nėse ndalesh e merr dituri duke mos punuar me tė, ngase ata qe iu drejtuan kryetarėve dhe pronarėve tė dynjasė u larguan nga puna me diturinė e tyre dhe me kėtė u ėshtė larguar edhe dobia e saj.

DITURIA DHE PUNA JANĖ TĖ PANDARA

Biri im, ke droje tė bėsh ibadet pa dituri, ngase shumė asketė dhe sufi u shmangėn nga rruga e drejtė ngase vepruan pa dituri.26

Vishe trupin tėnd me dy rroba tė mira, mos tė jenė rroba ekstravagante dhe mos tė jenė shumė tė mira saqė tė dallohesh prej tė tjerėve, pronarėve tė dynjasė dhe mos tė jenė aq tė kėqija saqė tė dallohesh prej asketėve.

Vlerėsoje vetveten pėr ēdo shikim, pėr ēdo fjalė dhe pėr ēdo hap, ngase do tė merresh nė pyetje pėr kėtė gjė.

Biri im, dije se sado qė tė kesh dobi nga dituria yte aq do tė kenė dobi tė tjerėt prej teje, dhe nėse kėshilluesi nuk vepron me diturinė e tij, kjo kėshillė rreshqet nga zemra e tė kėshilluarve ashtu siē rrėshqet uji nga guri.27

Mos kėshillo pa qėllim, mos ec pa qėllim, mos ha asnjė kafshatė pa qėllim dhe tė kesh parasysh ahlakin e selefīt.

LIBRAT MĖ TĖ MIRĖ

Lexo librin ”Minhaxhul-muridin”. Ky libėr ta mėson sjelljen e mirė. Kėtė libėr bėne bashkulėsin dhe mėsuesin tėnd. Gjithashtu hudhi njė shikim librit ”Sejdul-hatir”. Nė tė do tė gjesh udhėzime qė do ta pėrmirėsojnė gjendjen tėnde fetare dhe giendjen e kėsaj bote.

Mėso pėrmendsh librin “Xhunnetun-nedher”, ngase ky libėr tė ndihmon tė shartosh kuptimin tėnd pėr fikhun. Angazhoje veten me librin ”El-Hadaik” i cili tė mundėson tė mėsosh shumicėn e haditheve. Nėse kthehesh nė librin ”El-Keshf”, ky libėr tė ndihmon tė kuptosh sahihajnet (dy sahihet; sahihul-Buhari dhe sahihul-Muslim). Mos u merr me librat e tefsirit qė i kanė shkruar tė huajt (jomuslimanėt) ngase nuk ka nevojė pėr ndonjė libėr tjetėr nė kėtė lėndė pėrveē pėr “El-Mugni-se” dhe ”Zadul-Mesiri-it”. Gjithashtu s’ke nevojė pėr libra tė vaazit pėrveē librave qė i kam shkruar unė.

CILĖSITĖ E KĖSHILLUESIT TĖ DOBISHĖM

Sillu mirė me njerėzit dhe mos u shoqėro shumė me ta, ngase mosshoqėrimi me njerėz ėshtė qetėsi nga shoqėrimi me njerėz tė kėqijė e gjithashtu ėshtė mungesė e dinjitetit. Posaēėrisht kėshilluesi nuk duhet tė shihet i thjeshtė, as qė duhet tė shihet se ecė shumė nė ēarshi, e as qė duhet tė qeshet tepėr, me qėllim qė tė mendojnė njerėzit mirė pėr tė dhe qė tė kenė ndikim kėshillat e tij tek njerėzit.

Po qe se je i detyruar tė shoqėrohesh me njerėz, atėherė shoqėrohu me butėsi sepse po qe se kuptove moralin e tyre nuk do tė mund tė sillesh mirė me ta.

KRYEJ DETYRAT

Ēdokujt jepja atė qė e meriton, qoftė gruaja yte, qoftė biri yt, qoftė farefisi. Gjithashtu ke kujdes ēdo orė nė ēka e harxhon. Kėtė kohė kaloje nė mėnyrė fisnike. Mos e le pas dore vetveten dhe adaptohu qė tė bėsh vepra tė mira dhe fisnike. Dėrgo nė arkėn e varrit tėnd atė qė do tė gėzon nė Ditėn e Kijametit.

Ke ndėrmend fundin e veprave. Lehtė mund tė durosh qė mos tė veprosh atė qė nuk e dėshiron dhe tė veprosh atė qė e dėshiron. Nėse nė vete vėren mospėrfilljen pėr ahiretin, shko te varret dhe pėrkujtohu se koha e shpėrnguljes ėshtė afruar. Rregullo jetėn tėnde qė tė mundesh tė shpėrndash, duke mos bėrė masraf (duke mos shpenzuar tepėr e pa nevojė), qė tė mos vjen koha tė mvaresh prej njerėzve ngase ruajtja e pasurisė ėshtė prej fesė. ”T’u lėsh pasuri ėshtė mė mirė se sa tė mvaren prej njerėzve”.29

PĖRFUNDIMI I MIRĖ

Biri im, dije se ne e kemi prejardhjen prej Ebu Bekėr es-Sidikut radijall-llahu. Biografia ėshtė nė librin tim ”Sifetus-safve”. Tė parėt tanė janė marrur me tregti dhe shitblerje. Ska pasur prej pasardhėsve tė Ebu Bekrit njeri qė i ėshtė dhėnė dituri pėrveē meje, kurse tash ti e ke radhėn. Pra, mundohu qė tė mos mė mashtron bindja ime pėr ty. Ty tė kam dorėzuar te All-llahu [subhanehu ve teala] dhe vetėm Atė e lus qė tė tė drejton nė rrugė tė drejtė, rrugės sė diturisė dhe punės.

Ky ėshtė mundi im nė kėtė porosi, kurse s’ka mundėsi dhe fuqi askush tjetėr pėrveē All-llahut, tė Lartėsuarit, tė Madhit.

Falėnderimi i qoftė All-llahut i cili ua shton tė mirat atyre qė e falėnderojnė dhe bekimi e shpėtimi i All-llahut qofshin, mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem],familjen dhe shokėt e tij.

Ibn Xhevzi

Pėrktheu dhe shėnimet i bėri :

Bekir Halimi

Redaktor :

Ramadan Ramadani

shtėpia botuese “NuN” Shkup,1999

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here