Dhurata më e mirë në xhennet.

0
217
Gift box tied red ribbon with small red hearts printed on it. On old wooden background.

Dhurata më e mirë në xhennet.

Dhurata më e madhe, më me vlerë dhe më e lartë, pa dyshim se është shikimi në Fytyrën e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dëgjimi i bisedës së Tij.

Transmeton Imam Muslimi nga Suhejbi [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kur banorët e xhennetit të hyjnë në xhennet. Atëhere All-llahu do tu thotë: a dëshironi edhe diç ma tepër? Ata do të thonë: a nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në xhennet dhe na shpëtove nga xhehenemi. All-llahu do ta largon mbulesën, kurse atyreve nuk u është dhënë asgjë ma e dashur për ta se sa shikimin në Zotin e tyre”. (Muslimi).

Në transmetimin tjetër qëndron: pastaj e lexoi ajetin:

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun)”. (Junus: 26).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] saqroi se përskej dhuntive të mëdha që ua ka dhënë All-llahu në xhennet, nuk u ka dhënë gjë që është më e dashur për ta se sa shikimi në Fytyrën e Tij t Bekuar.

Andaj All-llahu për kafirat ka thënë:

“Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre”. (Mutaffifin: 15).

Këtyre ua bashkoi dy llojet e denimit, denimin e zjarit dhe denimin e mosparjes së All-llahut [subhanehu ve teala], ashtu siç ua bashkoi miqve të Vet dy dhunti: dhuntinë e kënaqjes në xhennet dhe dhuntinë e kënaqjes me shikimin e All-llahut.

Urime atij, i cili do të ketë nderin e madh të shikon në Zotin e botëve.

E lusim All-llahu të na bëjë nga ata që e shohin All-llahun dhe për të cilët ka thënë All-llahu:

“E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në Xhennet). Të mbështetur

në kolltukë vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve”. (El-Mutaffifin: 22-24).

Marrur nga libri: “Igathetul-Lehefan”, fq. 62.,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here