Po debatoja me një djalë të ri..!!?

Po debatoja me një djalë të ri..!!?

Dijetari i madh Muhamed Esh-Sha’ravi – Allahu e mëshiroftë – thotë:

Po debatoja me një djalë të ri ekstremist dhe e pyeta: “Shpërthimi i një klubi nate në një vend islam është hallall apo haram?!
Ai u përgjigj: “Sigurisht hallall, vrasja e tyre lejohet.”576588_531847076857154_1610515394_n
I thashë: “Nëse ti i vret ata teksa i bëjnë gjynah Allahut, ku do të jetë fundi i tyre?!”
Djali u përgjigj: “Në Zjarr, natyrisht.”
I thashë: “Ku dëshiron Shejtani që t’i çojë ata?!”
U përgjigj: “Sigurisht drejt Zjarrit.”
I thashë: “Atëherë, ju dhe Shejtani paskeni të njëjtin synim, që është dërgimi i njerëzve në Zjarr.”
I përmenda atij hadithin e të dërguarit të Allahut a.s. kur xhenazja e një çifuti kaloi para tij dhe ai filloi të qante.” Sahabet i thanë: “Çfarë të bën të qash, o i dërguari i Allahut?!” Tha: “Një shpirt që më shpëtoi dhe shkoi në Zjarr.”
I thashë: “Shikoje dallimin mes jush dhe të dërguarit të Allahut a.s., i cili nxitonte për t’i udhëzuar njerëzit dhe për t’i shpëtuar nga Zjarri. Ju jeni në një luginë dhe i dashuri ynë, Muhamedi a.s. është një luginë tjetër.”

EHuazuar.