Plaku i durueshem dhe falenderues

0
526

Me të zbritur nga mali një fshatar kaloi pranë një plaku të verbër e i prekur nga shumë sëmundje në gjithë trupin e tij. Përveç kësaj, ai ishte i paralizuar dhe i detyrua të qëndroj në pozitë të ulur.

Fshatari u befasua kur e dëgjoi plakun duke thënë:
“I tërë lavdërimi i qoftë Allahut, i Cili më mbrojti nga sëmundjet me të cilat i sprovoi robërit e Tij, dhe më ngriti mbi shumë të tjerë që Ai i krijoi!”

“Vëllai im!” – bërtiti fshatari. “Nga çka je mbrojtur? Pasha Allahun, unë mendoj se ti je goditur me çdo lloj sëmundje që ekziston!”

“Largohu prej meje!”-tha plaku, dhe ngriti kokën e tij. “A nuk e kam ende gjuhën me të cilën mund ta shqiptoj shehadetin dhe me të cilën mund ta përmendi Atë në çdo çast? A nuk e kam ende zemrën me të cilën mund ta njoh Atë?”

Këto fjalë të plakut ishin të mjaftueshme për fshatarin që të pendohet tek Allahu për mëkatet e tij dhe të kërkoj falje ..

Mbajeni në mend, gjithmonë është dikush që ka probleme më të mëdha se ju.