PISHTAR DHE NDRIÇUES | Mjeksia Islame

0
521

Kur Allahu e përshkroi hënën në Kuran tha: “një Hënë që ndriçon” (El-Furkan: 61), kurse kur e përshkroi diellin tha: “kandil (diell) të shndritshëm” (En-Nebe’: 13).

Kurse kur e përshkroi Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “(të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab: 46).

Allahu në këtë ajet për Pejgamberin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i bashkoi të dy përshkrimet, ‘pishtar dhe ndriçues’, ta plotëson sjelljen e bukur me shkëlqimin dhe të bashkon në mes shkëlqimit dhe dritës, e të ndriçon me thirrjen e tij krejt botën në tërësi!

“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni (dërgoni salavate) për atë (Pejgamberin) dhe përshëndeteni me “selam”!” (El-Ahzab: 56.)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU