Pesë këshilla drejtë çlirimit të zemrës nga robëria e mëkateve!

0
449

Një njeri shkoi tek Ibrahim ibn Adliani, rahimehullah, dhe i tha:
“O Ebu Is’hak, unë i bëj padrejtësi vetes duke bërë mëkate, më trego ndonjë ilaç përmes të cilit do ta çlirojë zemrën time!”

Ibrahimi tha:
“Nëse pranon t’i zbatosh pesë këshilla dhe të jesh i qëndrueshêm në to, asgjë nuk do të dëmtojë dhe asnjë haram nuk do të shkatërrojë ty:

1. Nëse do që të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë mos ha nga furnizimi i Tij.
Si mund ta kafshosh dorën që të ushqen?!

2. Nëse do që të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë mos jeto në vendin që i takon Atij.
Si mund të hash e të pish dhe të jetosh nga dikush të Cilit nuk i bindesh?!

3. Dhe nëse je aq mosmirënjohës dhe ende dëshiron të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë gjeje ndonjë vend ku nuk të sheh Ai.
Si pra, atëherë ke guxim të bësh mëkat kur Ai është çdoherë i pranishëm para teje?!

4. Kur të arrijë Meleku i vdekjes, lute që ta vonojë marrjen e shpirtit tënd për një kohë dërisa ti të kesh mundësinë të bësh pendim të sinqertë dhe të bësh vepra të mira për Allahun.

5. Kur të arrijnë melekët e Xhehenemit të të përciellin për në Zjarr, mos shko pas atyre.
Nuk do të kesh mundësi t’i kundështosh dhe si pra mendon që ta shpetosh veten tënde?!

Njeriu tha:
“Mjaft, mjaft o Ibrahim!
Që tani do të pendohem sinqerisht!”
Njeriu u pendua dhe qëndroi me Ibrahimin, derisa i ndau vdekja ata.