Ballina Lajme Përmbytjet në SHBA, 500 të zhdukur

Përmbytjet në SHBA, 500 të zhdukur

                                                                                                       (u186u)shbapermbytje

Me përmbytjet masive që kanë goditur shtetin amerikan të Kolorados që prej fillimit të javës, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë se pesë të konfirmuar.

 “CNN” informoi ditën e dielë se aktualisht, bilanci i të humburve ka kaluar në mbi 500 persona.

 Ndonëse autoritetet informojnë se shumë prej të humburve thjesht kanë humbur kontaktet me familjarët, nuk përjashtohet që një pjesë e tyre të jenë mbytur.

 Më e keqja është se për momentin nuk parashikohet as ndonjë ndihmë e natyrës, me shërbimet metereologjike që parashikojnë më shumë shi në ditët në vazhdim.

 Përmbytjet e deritanishme kanë shkaktuar një dëm prej të paktën 150 milionë dollarësh në zonat e goditura të Kolorados, ndërsa 30 ura janë shkatërruar midis dhjetera strukturave te demtuara.