Pa dyshim që interneti nga shumica e njerëzve përdoret në mënyrë të ndaluar. Shikimi i gjërave imorale (filma, seriale, spote, foto nudo), dëgjimi i muzikës, shpallja e fotografive ku nuk jemi të veshur si duhet, lëvdimi me mëkate, kontaktet e panevojshme me gjininë e kundërt, përgojimi, qortimet, prezantimi i rrejshëm, përhapja e gënjeshtrave dhe imoralitetit etj. janë vetëm disa nga mënyrat e ndaluara të përdorimit të internetit.
Personat që e shfrytëzojnë në këtë mënyrë internetin, në esencë e kanë të ndaluar atë.
Parimet e përdorimit të internetit kanë të bëjnë me mënyrën e përdorimit. Ai që e shfrytëzon për çështje të dobishme, e ka të lejuar; dhe me siguri që ka mënyra të ndryshme të përdorimit të mirëfilltë. Ndërsa ata që e përdorin atë për gjëra të ndaluara, e kanë të ndaluar përdorimin e tij.
Në të vërtetë të paktë janë ata që i përmbahen parimeve të përdorimit të internetit, parime të cilat që moti qartë janë definuar nga dijetarët islamikë.
– Sa familje janë shkatërruar për shkak të keqpërdorimit të internetit?!
– Sa njerëz kanë devijuar për shkak të keqpërdorimit të internetit?!
– Sa njerëz ndoqën rrugën e veseve për shkak të keqpërdorimit të internetit?!
– Sa mëkate janë bërë për shkak të keqpërdorimit të internetit?!
Zoti! Na ruaj ne dhe familjet tona nga intrigat, publike dhe të fshehta!
Përktheu: Lutfi Muharemi