Përdore Fatihanë si ilaç duke e kënduar mbi ujë Zemzemi për shumë sëmundje

0
228

U sëmura njëherë, kur isha në Mekë, por nuk kisha pranë as mjek e as ilaçe. Kështu, përdora Fatihanë si ilaç, duke e kënduar atë mbi një sasi uji nga burimi i Zemzemit, dhe duke e pirë ujin më pas. U shërova menjëherë nga kjo mënyrë kurimi, dhe tani, sa herë që ndiej dhembje, ndjek të njëjtën metodë, dhe gjithmonë ka patur rezultat.
Te përdorimi i Fatihasë si rukje kundra kafshimeve ose thumbimeve helmuese gjendet një sekret i mrekullueshëm. Siç e kemi thënë, Allahu ka krijuar ilaçin për çdo sëmundje. Nga ana tjetër, kafshët helmuese kanë një ndikim të veçantë te viktimat e tyre nëpërmjet shpirtit të keq. Përveç kësaj, arma tjetër që përdorin ato është dhëmbi (ose thumbi), me të cilin injektojnë helmin e tyre. Në të njëjtën mënyrë, personi që bën rukjen (yshtësi ose frymëtori) ka një efekt pozitiv te i sëmuri të cilit i bëhet rukja, duke shtuar kështu shanset e një shërimi të shpejtë, me lejen e Allahut. Në këtë rast, i sëmuri ndien se i janë shtuar fuqitë, për shkak të rukjes, njëlloj siç vepron te pacienti një bar i zakonshëm. Përveç kësaj,

159
lagështia dhe ajri që lëshohen nga goja e atij që i fryn të sëmurit, të cilat përmbajnë dua dhe dhikër, rrisin gjithashtu mundësinë për shërim të plotë. Nëse yshtësi e bën rukjen me gojë dhe me zemër, atëherë bashkë me ajrin dhe lëngun që del nga trupi i tij, kjo gjë e përforcon efektin dhe fuqinë e rukjes. Pa dyshim që kjo përzierje mes zemrës dhe shpirtit, e përdorur si ilaç hyjnor, ndikon po ashtu siç veprojnë barnat materiale në trup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here