Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem erdhi tek varrezat dhe tha: “Paqja e Allahut qoftë mbi ju o banorë besimtar të këtij vendi. Edhe ne nëse donë Allahu do të radhitemi me ju. Sa do dëshiroja t’i shohim vëllezërit tanë.” Sahabët thanë: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit tanë janë ata të cilët nuk kanë ardhur akoma.” Sahabët thanë: “Si do ti njohësh ata që nuk kanë ardhur akoma nga umeti yt o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Një njeri, i cili ka një kalë me shenjë të bardhë në këmbë ose në ballë, a nuk e njeh atë në mesin e kuajve të zinj ose të murrmë?” Ata thanë: “Po gjithsesi o i Dërguari i Allahut”. Pastaj tha: “Ata do të vijnë me dritën e abdesit në fytyrat, krahët dhe këmbët e tyre, ndërsa unë do jem duke i pritur tek Havdi-Pellgu.” Transmeton Muslimi.
_____________________
Transmeton Muslimi (249).