VEPËR QË SHLYEN MËKATET DHE I NGRE GRADËT NË XHENET

0
245

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A dëshironi t’ju lajmëroj për veprat me të cilat Allahu i shlyen mëkatet dhe i ngre me to gradët (tuaja)?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Marrja mirë abdest gjatë kohëve të vështira (të ftohtët dhe lëndimeve), hapat e shumtë për në xhami, pritja prej një namazi në namazin tjetër, kjo është xhihad (në vepra të mira)”. Transmeton Muslimi.[1]

Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë në sqarimin e këtij hadithi thotë:

Fjalët: “Marrja mirë abdes gjatë kohëve të vështira (të ftohtët dhe lëndimeve)”, d.m.th: kur njeriu merr abdes në formën e përkryer edhe atëherë kur gjen vështirësi si: Në rastet kur ka temperaturë dhe ethe dhe kështu merr abdes me këtë vështirësi, ose të jetë kohë e ftohtë dhe nuk ka asgjë me të cilën mund ta nxeh ujin dhe uji është i ftohtë, por merr abdes edhe me këtë vështirësi, apo ndodhë që reshjet e shumta ia pamundësojnë që të shkoj për të marr abdes në vendin e duhur dhe merr abdes me gjithë vështirësitë që i gjen. Sido që të jetë pa marrë parasysh vështirësitë dhe problemet që i gjen para tij ai merr abdes por duke mos e dëmtuar vetën, e nëse frikohet se mund të ketë pasoja atëherë nuk merr abdes por tejemum, por nëse gjen vetëm vështirësi atëherë merr abdes. Kjo është ajo me të cilën Allahu i shlyen mëkatet dhe i ngre me to gradat, por kjo nuk don të thotë që njeriu shkon dhe i bënë vështirësi vetës qëllimisht duke marr abdes me ujë të ftohtë dhe e lënë ujin e nxehtë, ose të ketë mjet me të cilin e nxehë ujin dhe ta lenë duke thënë: nuk po e nxejë, dëshiroj të marr abdes me ujë të ftohtë në mënyrë që ta marr këtë shpërblim, kjo nuk është e lejuar ngase Allahu thotë: “Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?!” (En-Nisa: 147).

KOMENTAR I LIBRIT RIJADU SALIHIN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here