VLERA E ABDESIT

0
249

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në shumë hadithe të tij ka treguar vlerën madhore të abdesit që besimtari do ta marrë si shpërblim në këtë dhe botën tjetër.

Ndër to janë edhe këto tri hadithe që do ti sjellim në vijim:

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtetë umeti im do të thirren ditën e kijametit në bazë të dritës së fytyres dhe gjymtyrëve nga gjurmët e abdesit, ai i cili ka mundësi që ta zgjasë këtë dritë atëherë le ta bëjë.” Muttefekun alejhi.[1]

Po ashtu nga Ebu hurejra radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë, e kam dëgjuar mikun tim sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Stolia e besimtarit në Ditën e Kiametit arrinë aty ku ka arritur abdesi.” Transmeton Muslimi.[2]

Nga Uthman ibën Afani radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush merr abdes në mënyrën më të mirë, do të dalin mëkatet nga trupi i tij derisa të dalin nga nën thonjët e tij.” Transmeton Muslimi.[3]

_________________________________

[1] Transmeton Buhariu (136) dhe Muslimi (246).

[2] Transmeton Muslimi (250).

[3] Transmeton Muslimi (245).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here