PASTRIMI I DHËMBËVE NË SUNETIN PROFETIK

0
529

Transmetohet nga Hudhejfe radijAllahu anhu, se ka thënë: “I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem!, sa herë që ngrihej natën e pastronte gojën me misvak.”

Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij; nr.246 dhe Imam Muslimi në sahihun e tij; 255 (Mutefekun alejhi)

Disa dobi nga hadithi;

1. Pëlqehet pastrimi i dhëmbëve me misvak pas zgjimit nga gjumi.

2. Gjithashtu, pëlqehet pastrimi i dhëmbëve me misvak nëse vëren se ka ndryshuar era e gojës tënde (pra, nëse i vjen erë e neveritshme gojës tënde edhe kur je zgjuar).

3. Kujdesi i veqantë i sheriatit islam për pastërtinë.

4. Pastrimi me misvak, i bëhet dhëmbëve, gjuhës, pra gojës në përgjithësi.

5. Legjislacioni islam është gjithëpërfshirës në gjithë sferat e jetës.

6. Përcjellja e fjalëve dhe veprave të të dërguarit, salallahu alejhi ue selem! , në përpikmëri nga shokët e tij, tregon dashurinë e madhe që kishin ata për të.

7. Pastrimi pëlqehet edhe më shumë pas zgjuarjes nga gjumi, si shkak i ndryshimit të erës së gojës zakonishtë pas zgjimit nga gjumi.

8. Vlera e misvakut dhe dobitë e shumta që gjenden tek ai.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

MEDITIME MBI HADITHET PROFETIKE –