Pas 14 viteve me probleme psiqike, sheh në ëndërr vendin e sihrit-magjisë (Foto)

0
331

Këto ditë në Rijad të Arabisë Saudite ndodhi një ngjarje jo e zakonshme, njofton e përditshmja NUM. Një burrë në të pesëdhjetat e tij, paraqiti rastin në zyrën sheriatike të policisë, duke i informuar se bashkëshortja e tij ka parë në ëndërr vendin e sihrit të fshehur.

Përderisa ishte duke i’u sqaruar, në të vëreheshin shenjat e shqetësimit të madh, kur i është thënë të qetësohet, ai u tha: ”Si të qetësohem, bashkëshortja ime ka 14 vite që është e sëmurë, ka dhimbje të rënda trupore dhe çrregullime psiqike, çdo ditë vizitojm mjekun dhe psikiatrin. Ka përdorur terapi dhe medikamente të ndryshme, por asgjë, pa sukses, kështu që kjo është shpresa ime e re ku në dashtë Allahu të jetë shërim për të”.

Bashkëshortja e tij e sëmurë ka parë në ëndërr një shtëpi të lagjes së saj, dhe familja e cila jeton në të kishte një shërbëtore e cila kishte bërë sihër dhe e cila e kishte fshehur në guacën e ujit të toaletit po në atë shtëpi.

10421451_805807056150057_138350888247803448_n

Policia menjëherë shkoi në këtë shtëpi duke i kërkuar leje pronarit. Pasiqë janë futur në banjon e cila nuk është përdorur, ashtu siç është përshkruar ëndërra e kësaj gruaje, ashtu edhe është gjetur sihri i fshehur me talismane, njofton Num, transmeton ilirida.net. (Fotoja më lartë)

Pas kësaj, sihri është dërguar në stacionin policor sheriatik, ku pas leximit të pjesëve të caktuara nga Kur’ani, sihri është prishur. Gjatë leximit që i është bërë sihrit, djali i kësaj gruaje ka telefonuar prindin e tij për t’i treguar se nëna ka dhimbje të mëdhaja në kokë e në stomak dhe poashtu është alivanosur. Pas pak çastesh, gruas i ka ardhur vetëdija, ndërsa dhembjet në trup i janë ndalur, gruaja ishte lindur përsëri, siç ka thënë burri i saj për median.

Në anën tjetër, psikiatri i saj ka mohuar një mundësi të një ngjarjeje të këtij lloji, pasiqë siç thotë ai, sihri nuk mund të ndikoj në psiqikën dhe trupin e njeriut, ndërsa shërimi ka ardhur si pasojë e shkarkimit të gjendjes psiqike.

Mirëpo një pretendim i tillë te kjo familje është i papranueshëm, pasiqë pas 14 viteve të vizitave të shumta që bënte në psikiatri, gjendja e saj nuk është përmisuar përveçse në momentin kur është shkatërruar magjia./ilirida.net

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here