‘’4’’ Mënyra tjera përdorimi të Aspirinës

0
238

Aspirina një nga ilaqet me përdorim të shumtë jo vetëm që lehtëson dhembje të natyrave të ndryshme por njashtu ka dobi të tjera pak të njohura për shumë njerëz.

  1. Zvogëlon formimin e zbokthit (perhutit)aspirin_2945793k

Acidi salicilik të cilin e përmban, I cili është përbërës edhe I shumë shampove kundër zbokthit, aspirini ndihmon në luftën kundër këtyre fluskave të vogla të bardha monotone. Shtypni dy apo tre tablet aspirine dhe përzieni ato me sasinë e zakonshme të cilën e përdorni për cdo larje flokësh. Fërkojeni mirë këtë përzierje në kokë, lëreni të veprojë tre deri pesë minuta pastaj lajeni kokën mirë.

  1. Qetëson thumbimët dhe pickimet

Falë vetive anti-ndezje që ka, aspirini mundë të qetësojë skuqjen, ajtjen dhe dhembjen nga thumbimi dhe pickimi I insekteve. Lageni një tablet aspirini dhe vendoseni të veproj në vendin e thumbuar për disa minuta.

  1. Largon njollat

Për largimin e njollave nga djersa përzieni në një enë tre tablet të shtypura aspirine dhe gjysmë gotë ujë të nxehtë. Zhyteni pjesën e njollosur të rrobës në këtë enë dhe lë të qëndrojë ashtu së paku dy orë. Pas këtij veprimi, sërish lajeni rrobën. Me të njëjtën përzierje mundë të largoni edhe njollat nga nikotina apo bari të mbetura në duar. Lagini njollat me këtë tretësirë, lëreni të veproj për 15 minuta, pastaj lani duartë mirë.

  1. Nxit rritjen e bimëve

Aspirina është I dobishëm për të gjitha llojet e bimëve, si për ato të jashtme apo të brendshme, pasi I bën ato më rezistente dhe kështu e shpejton rritjen e tyre. Shkrijeni një tablet aspirine në tre litra e gjysmë ujë dhe stërpikini bimët me të. Nëse dëshironi që ta shtoni jetën e lules në vazo, përkatësishtë të parandaloni paraqitjen e mykrave dhe parazitëve, shtojini ujit që do e hushni në vazo një tablet aspirin.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here