PARAFYTYROJE VETËN TËNDE NË VARRË

Vëlla i dashur:
S’ka dyshim se përfundimi vendimtar është vdekja yte. Ngase përherëshmeria në këtë jetë është e paarritshme! Pra, paramendoje veten tënde dhe tani më të kanë hjedhur (lëshuar) në gropën e varrit tend. Pastaj të mbyllin në dërrasat e varrit! Të hjedhin dhe mbi ty! A e arrite natën tënde të pare në gropën e llogarisë?! Po si do të jetë përgjigja?! Tashmë janë larguar nga ti familja, të dashurit, të afrëmit dhe shokët! Pasurin dhe mallin tënd i ke lënë mbrapa teje! Nuk të të sjellin dobi përveç asaj ç’ke përgatitur nga veprat e tua.
Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahu a.s. ka thenë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehën kurse njëra mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbetët vetëm vepra e tij”. (mutefekun alehji).

C’farë ke dëshirë të bësh kur të vijnë ty dy melek, të cilët ulën me ty dhe të qortojnë. Të pyesin ty: Kush është Zoti yt? Cila është feja yte? Kush është i Dërguari yt? Tani ndoshta mund të përgjigjësh shumë lehtë, por në atë gropën…në atë varr…në atë errësirë… përgjigjëja yte do të jetë sipas veprave të tua.
Besimtari që posedon vepra të mira thotë: Zoti im është Allahu, Feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi a.s.. Ndërsa hipokriti do të thotë: Ah… nuk e di, kam dëgjuar njerëzit duke thenë diçka, dhe kam thenë.

Po përkujto o rob i Allahut se “Varri është një kopësht prej kopshtëve të Xhennetit ose një humnerë prej humnerave të zjarrit” (transmeton termidhiu)
Dhe dije o rob i Allahut se Allahu i lartëmadheruat të ka dhënë kohë të mjaftueshme për pendim dhe kthim tek ai. ” A nuk ju dhamë jetë mjaftë të gjatë, saqë kush do që donte të merrte këshillim, mund t’a merrte atë dhe këshilluesi u erdhi…” (Fatir 37).
E kanë komentuar fjalën këshillues në ajetin e lartëpërmendur me vjetërsi (pleqëri), dhe gjithashtu e kanë komentuar se ai (këshilluesi) është Muhammedi a.s.. Tashmë është arsyetuar kush ka këshilluar, dhe ka përkujtuar kush është lajmëruar dhe nuk i është bërë padrejtësi atij që është vonuar.
Nga Ebu Hurejra ( Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thenë: ” Arsyetohet Allahu ndaj njeriut që ia vonon afatin e vdekjes deri sa ti mbushë gjashtëdhjetë vjetë” (transmeton Buhariu).
Dijetarët islam kanë thenë se njeru kur i mbush të gjashtëdhjetat, i skadon afati i pendimit të sinqertë.
Vëlla i dashur,
Ti sot jeton në sipërfaqën e tokës, e ndërsa nesër do të banosh në mbrendësinë e saj. Vallë a e ke zbukuruar vendbanimin tënd me vepra të mira. A e ke shtruar dhe mbjellur kopshtin tënd me kryerjën e urdhërave të Allahut që ti ka urdhëruar dhe largimin nga ajo që të ka ndaluar? Poqë se ke qenë i bindur se me të vërtetë brendësia e tokës së shpejti do të jetë vendbanimi yt, atëherë pra, kush të ka hutuar që të bëhësh i pakujdesshëm ndaj përgatitjës së tij (Varrit)?!

Leave a Reply