ÇFARE KE PERGATITUR PER DITEN E UDHETIMIT? 

0
182

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut a.s., mbi shokët e tij dhe mbi të gjith ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëlla i dashur,
Secili udhëtarë duhet t’i përgatis plaçkat e veta. Edhe ti je një udhëtar i një udhëtimi të gjatë, e çka ke përgatitur për ditën e kthimit?
Cdo ditë që përcjellim të vdekurin, e lëmë atë në vetmi, ia kthejmë shpinën, e braktisim e leshojmë atë në një çarje nga toka e pashtrojë dhe e pastrehë. Tashmë e lanë edhe më të dashurit e tij. Ai tashmë pa të vetmën rrobe banon në dhe, ballafaqohet me llogarinë. I pasur në atë që la mbrapa kurse i varfër në atë që do të ballafaqohet.
A nuk është e gjithë kjo mësim për mësimmarrësit dhe përkujtim për përkujtuesit?!
Vëlla i dashur musliman,
Tani më është afruar dita e udhëtimit. Ftesa e të Lartëmadhëruarit është ofruar. E zemrat ende nuk frikësohën. Sytë ende nuk qajnë.
Mendo pak vëlla i dashur në ata që udhëtuan, ku kanë zbritur? Cka janë pyetur? Cka ka mbetur për të pasurin nga pasuria e tij? E për të varfërin nga varfëria e tij. Ku janë lëkurat e buta, fytyrat e bukura, trupat e njomë? Cfarë kanë bërë insektet me trupin e tyre nën qefin? Gjuhët u janë hëngër, fytyrat u janë zbehur, u janë zhdukur bukuritë, u janë thyer brinjët, u janë zbuluar eshtrat, u janë shqyer gjymtyrët.
Vëlla i dashur,
Po ç’të mashtroi kundrejtë Zotit tend saqë e ke harruar takimin me Të?! C’të lagoi nga përkujtimi i vdekjës, varrit dhe errësirës së tij? A nuk do të jetë nesër vendbanimi yt mbrendësia e varrit të errët?! Atëherë, ç’ke përgatitur dhe a je munduar të përgatitësh?
A e din ti se nesër të përgatitin dhe të bartin ty mbi krahërorë, do të thuash: Më shpejtoni… më shpejtoni… Apo punët e tua do të mashtrojnë e do të thuash: Ku po më çoni…ku po më çoni…
Po mëshiroje vetën tënde o rob i Allahut!
Nga Ebu El-hudri (Allahu qoftë i kënaqur me te) transmetohet se i Dërguari i Allahut a.s. ka thenë: ” Kur të vendoset xhenazja në tabut dhe e bartin atë njerëzit mbi krahroret e tyre, e nëse është përsoni i mire thotë: Më shpejtoni…më shpejtoni… E nëse është thotë: O i mjeri unë, ku po më coni? E dëgjojnë zërin e tij cdo kush përveç njeriut, e sikur ta dëgjonte do t’i binte të fikët” (transeton Buhariu). Pra, kthehu tek Allahut para sulmit shkatrrues të kënaqësive (endjeve) dhe përfundimin të jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here