Pagjumësia, pse shkaktohet ?

0
239

Pagjumësia, pse shkaktohet

Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Mosfunksionim në punë, lodhje, dobësi, depresion etj. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnite, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin.

Insomnia

Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë (pamundësisë për të të zënë gjumi). Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportojnë se vuajnë nga ky lloj çrregullimi i gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniake i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar. Si rrjedhojë kur zgjohen ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin. Të tjerë e kanë të vështirë që t’i zërë gjumi, për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit ose problemeve të tjera. Drogat gjithashtu çrregullojnë ciklin normal të gjumit. Disa insomniake vuajnë nga një gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por çohen pasi u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër. Këta mund të zgjohen disa dhjetëra herë gjatë natës.

Narkolepsia

Një formë e hipersomnisë, narkolepsia është një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend të gjumit gjatë ditës. Personin e zë gjumi në mënyrë të pa parashikuar gjatë ditës. Personi i prekur nga ky çrregullim bie drejtpërsëdrejti në gjumin LSHS, dhe përderisa kjo etapë lidhet me paralizimin muskulor, përbën një rrezik për individin. Nganjëherë shkaktohet nga një goditje e fortë si emocion i fortë, të qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Një simptome e narkolepsisë janë dhe halucinacionet hipnagogjike. Nënat që punojnë janë gjithnjë e më të stresuara nga mungesa e gjumit, sipas një ankete, prindërit sot kanë shumë pak kohë, fëmijët e ndjejnë stresin e prindërve të tyre dhe qëndrojnë zgjuar. Në vitet ’60 ose ’70, pjesa më e madhe e nënave nuk punonin dhe nuk ishin kaq të shqetësuara, kur bëhej fjalë për të vënë në gjumë fëmijët. Anketa tregon se nënat e të porsalindurve kanë më pak kohë për të fjetur në krahasim me para tridhjetë vjetësh, tri orë në krahasim me pesë orë që kishin nënat e tyre. Sipas sondazhit, mungesa e gjumit prek fillimisht nënat e reja. Tridhjetë e shtatë për qind e këtyre grave pranojnë se mungesa e gjumit mund t’i çojë deri në depresion. Anketa tregon gjithashtu se 68 për qind e nënave ndjenin nevojën për të parë fëmijën e tyre kur janë në punë, dhe 70 për qind ndihen fajtore që i kishin lënë. Shumica e këtyre grave (84 për qind) pranojnë se duhet të merret me pjesën më të madhe të punëve në shtëpi, edhe kur punojnë me kohë të plotë.

Regjimi domosdoshmëri

Të gjithë e dimë që regjimi stabilizon organizmin tonë. Të abuzosh me gjumin do të thotë të plakesh para kohe. Pagjumësia e vetëstimuluar është problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen më shumë se çdo gjë tjetër. Kur vendos të bësh një investim për veten, duhet të zbatosh këshillat me rigorozitet, sepse në të kundërt shpenzon para dhe kohë kot. Eficenca e trajtimit nuk është në nivelin e dëshiruar. Pagjumësia dhe mungesa e regjimit çakordojnë organizmin. Stimulojnë rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve, si dhe borsat e syve. Të vendosësh rregull është domosdoshmëri. Nëse je mësuar të qëndrosh pa gjumë, mësohesh shumë kollaj të flesh, duke shkuar në shtrat gjysmë ore më shpejt derisa të vendosësh një orar të rregullt.

Keshilla

1- Nuk duhet të shtrihesh në krevat, nëse nuk ke gjumë2- Nuk duhet të shtrihesh me stomakun plot 3- Kur shtrihesh për gjumë nuk duhet të mendoni asgjë tjetër veç qetësisë.4- Muskujt tuaj duhet të jenë të lirshëm, sidomos ata të fytyrës5- Gjithashtu këshillohet që gjatë ditës, mbas drekës, një pushim prej 20 minuta dhe jo më shumë pasi rifreskon gjithë trupin6- Mos pini kafe dhe pije alkoolike pesë ora para se të flini

PagjumësiaLaps dhe letër, nëse nuk të zë gjumi

E stresuar? Ke ndonjë problem që të mundon? Pra se të flesh në darkë, merr një letër dhe laps dhe shkruaj gjërat që të mundojnë dhe shqetësojnë, duke pirë një kamomil të fortë. Shmangiu gjumit gjatë ditës, derisa të stabilizosh të natës. Valeriani të ndihmon dhe është produkt bimor. Mos pi kafe 5 orë para gjumit, gjithashtu mos pi pije alkoolike disa orë para gjumit.

Pagjumësia, më e theksuar tek nënat që punojnë

Nënat që punojnë janë gjithnjë e më të stresuara nga mungesa e gjumit. Sipas një ankete, prindërit sot kanë shumë pak kohë, fëmijët e ndjejnë stresin e prindërve të tyre dhe qëndrojnë zgjuar. Kështu në ditët e sotme nënat që punojnë e kanë tepër të vështirë të sigurojnë të paktën 5 orë gjumë të shëndetshëm.

Moshat mbi 45 vjeç, më problematikë me gjumin

Sipas mjekëve specialistë, pagjumësia është më e theksuar tek njerëzit e moshës së mesme, kjo për shkak edhe të punëve të shumta, të impenjimeve dhe detyrave familjare. Gjendja ekonomike është një ndër arsyet kryesore që ndikon tek kjo grupmoshë për të mos realizuar një gjumë të shëndetshëm dhe, për më tepër, problemet familjare bëhen shkak për çrregullime me gjumin.

MjeksiaIslame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here