Çfarë është ulcera?
Ulcera është një humbje e indit të stomakut ose të duodenit (zorra 12 gishtore) për arsye të dëmtimit prej acidit të stomakut dhe lëngjeve tretëse (p.sh pepsina).
Sa është shpeshtësia?
Ulcera e duodenit shfaqet më shpesh se ajo e stomakut. Është më e shpeshtë rreth moshës 30-50 vjeçare dhe 2-4 herë më shumë tek meshkujt. Ndërsa ulcera e stomakut shfaqet më shpesh tek gartë mbi moshën 60 vjeçare.
Cilat janë shenjat?
Më e shpeshta prej tyre është dhimbja e sipërme e barkut (epigastrium) dhe ndjenja e djegies në këtë zonë. Zakonisht vjen midis vakteve të bukës. Mund ta ngrej të sëmurin prej gjumi (më së tepërmi tek ulcera duadenale). Më ngrënien e ushqimit dhe përdorimin e tabletave antiacid dhimbja zakonisht kalon. Në vjeshtë dhe pranverë dhimbjet shtohen. Më të pakta janë nauzeja (përzierja e stomakut )dhe të vjellat. Është tipike që kur villet dhimbjet pakësohen. Mund të ketë rënie në peshë dhe humbje të oreksit.
Cili është shkaktari?
Shkaktari kryesor është një bakterie e quajtur HELICOBAKTER PYLORI ose përdorimi i disa ilaçeve si aspirina, NSAI, etj. Disa nga shkaqet e tjera janë trashëgimia, stresi, ilaçet si kortizoni, alkoli, duhani, ndotja e ambjentit.
Helicobakter pylori: Shumica e ulcerave shkaktohen nga kjo bakterie. Ulcerat duodenale pothuajse 100%. Porse meqë në disa raste megjithëse tek individi ka Helicobakter pylori por ulcera nuk shfaqet kjo të bën të mëndosh se ka dhe faktor të tjerë që ndikojnë si trashëgimia. Helicobakter pylori është shkaktare edhe e gastritit. Bile edhe e kancerit të stomakut.
Si shihet kjo baktere?
Me anë të biopsisë të marrë gjatë endoskopisë(sonda ) dhe bërjes së testit ureaz. Ose vrojtimi i saj patologjik në mikroskop ose mbjellja e saj në kulturë (ambient i përshtatshëm për tu rritur). Mund të gjenden në gjak edhe antikoret (antitrupat) e formuar karshi kësaj baktereje. (për të parë nëse dy muajt e fundit a ka pasur apo jo helicobacter pylori)
Ilaçet NSAI dhe ulcera: Një nga faktorët e tjerë kryesor të ulcerës janë ilaçet si aspirina, endometacina, naprokseni pra ata kundër dhimbjes dhe kundër reumatizmës. Ky efekt i dëmshëm i tyre mund të parandalohet me ilaçe të tjera. Personat e sëmurë duhet ta informojnë doktorin se kanë ulçër kur venë për tu vizituar. Por mund të përdorni edhe ilaçe qetësuese jo të dëmshme si paracetamoli.
Komplikacionet e Ulcerës
Hemoragjia e stomakut: Një nga shkaktarët kryesor të hemoragjive (gjakderdhje) të sistemit tretës është ulcera. Këta persona vjellin një material në ngjyrë kafeje ose nxjerrin një feçes sterrë të zezë. Duhet patjetër të shkojnë në urgjencë. Edhe pa këto shenja nëse djersitin djersë të ftohta dhe i bie vilani duhet të dyshojnë për hemorragji.
Shpimi i stomakut (Perforacioni):
Ndjehet një dhimbje e forte si thikë në bark e menjëhershme. Barku forcohet. Lëvizja dhe ndërrimi i pozicionit për pacientin vështirësohet. Operacioni është zgjidhja e vetme.
Bllokimi (stenoza)
Sidomos ulcerat në duodenum dhe ato pranë pylorit me edemën e shkaktuar mund të çojnë në një bllokim të ushqimit. Kjo përfundon me të vjella pasi ushqimi nuk ka ku shkon. Një vjellje e vazhdueshme dhe me tepricë. Megjithëse personi ushqehet mirë përsëri bie në peshë pasi ushqimet nuk thithen. Duhet operacion.
Diagnoza: Vizita e përgjithshme dhe USG-ja (EKO-JA) nuk na japin ndonjë të dhënë për ulcerën por na japin mundësinë e largimit prej disa diagnozave të tjera. Analiza më e mirë është ajo radiologjike e sidomos EUZOFAGOGASTRODUODENOSKOPIA (sonda nga goja, me anë të një tubi që përthyhet duke nisur nga goja e deri tek zorra 12 gishtore mjeku mund të shohë çdo pëllëmbë stomakun dhe duodenin duke marrë biopsi në rast nevoje. Gjatë këtij procesi nuk ndihet dhimbje)
Kurimi
Dieta: Së pari duhani duhet ndaluar sidomos nëse pi shumë. Duhani vonon shërimin dhe shton përsëritjen e ulcerës. Nuk duhen përdorur ilaçet që më sipër thamë që janë shkaktar. Duhet ndaluar përdorimi i alkolit pasi thyen rezistencën e mukozës mbrojtëse të stomakut. Ndërsa për një dietë fikse sipas të rejave të fundit nuk mund të flitet. Mirë është që dieta të individualizohet. Nëse i sëmuri ndihet keq nga një lloj ushqimi le ta lë atë. Përdorimi i qumështit nuk është dhe aq i dobishëm bile ka dhe të dhëna më të fundit se piperi, turshia, yndyrat dhe ushqimet acidike nuk janë dhe aq të dëmshme sa mendohej. Megjithatë mendimi im personal është të ruheni sa të mundeni prej këtyre lloj ushqimesh derisa të vërtetohen plotësisht këto lloj kërkimesh.
Ilaçet: Tek ulcera ashtu sikurse edhe te sëmundja e reflusë përdoren ose bllokuesit e receptorit H2 (Ranitidin, Famotidin etj.) ose inhibitorët e pompës së protonit ( Omeprazol, Lansoprazol etj.) duke bllokuar kështu prodhimin e tepërt të acidit në stomak. Nëse tek i sëmuri është vënë re Helicobakter pylori duhet përdorur bashkë me ilaçet që pengojnë aciditetin edhe antibiotikët (amoksicilin dhe klaritromicin apo metronidazol)
Kur është i nevojshëm operacioni?
Pjesa më e madhe e ulcerave shërohet me ilaçe por në rastet kur ilaçet nuk bëjnë dobi, në raste të shpimit të stomakut, bllokim dhe hemorragjie pra në raste komplikacionesh duhet ndërhyrë kirurgjikisht.
MjeksiaIslame