Diagnoza e helmimeve (Si duhet vepruar ne raste helmimesh!)

0
244

Diagnoza e helmimeve (Si duhet vepruar ne raste helmimesh!)

 

Për përcaktimin e diagnozës dhe mënyrës së trajtimit në rastin e helmimeve duhet të veprojmë shpejt dhe shpesh herë pa pritur shfaqjen e rezultateve laboratorike të ekranizuara (screening). Fatmirsisht, në shumicën e rasteve diagnoza e saktë mund të vendoset duke përdorur kujdes informacion e mbledhur nga anamneza, egzaminimi fizik i detajuar dhe nga analiza të zakonshme laboratorike.

 

Anamneza

 

Edhe pse shpesh herë anamneza merret jo e plotë në pacientin e helmuar, ajo përsëri mbetet shumë e vlefshme për mjekun. Ne bërjen e anamnezës ndiqet kjo radhë për të marrë informacion sa më të vlefshëm për pacientin e helmuar:

1. Pyetet pacienti në lidhje me llojin e lëndës që ka marrë duke përfshirë medikamente që nuk jepen me recetë, ato me natyrë barishtore apo qoftë edhe vitamina.

2. Pyeten familjarët, personat që e shoqërojnë apo edhe personelin që e ka pritur në lidhje me ndonjë lloj medikament që e përdorte pacienti apo ndonjë i afërm i tij, të cilin mund ta ketë marrë në sasi të madhe.

3. Merr lëndë toksike për testime të mëvonshme por kujdes mos ekspozosh lëkurën duke e dëmtuar atë. Kujdes nga shpimet me age të pasterilizuar dhe mundësinë e infektimit nga hepatitet dhe virusi HIV-AIDS.

4. Kontrollo në farmacinë ku është marë medikamenti me të cilin është helmuar pacienti në qoftë se ai e ka marrë, blerë medikamente të tjera.

 

1. Egzaminimi fizik

 

Egzaminimi i përgjithshëm

Bëjmë një egzaminim direct të kujdesshëm duke u përpjekur të zbulojmë shenja që mund të na orientojnë drejt “syndromes autonomike”. Variable të rëndësishëm të kësaj syndrome janë vlerat e tensionit arterial (TA), vlera e pulsit (VP), madhësia e pupilës (MP), djersitja (D), peristaltika (P).

a) Sindroma alfa-adrenergjike. Karakteristika e saj është hipertensioni i shoqëruar me bradikardi, pupilat janë të dilatuara. (Shembuj: phenylpropanolamina, phenylephrine, methoxamine).

b) Sindroma beta adrenergjike. Hipotensioni nga vazodilatacioni shoqëruar me takikardi, janë karakteristikat e kësaj syndrome. (Shembuj: albuterol, metaproterenol, teofilinë, kafeinë)

c) Sindroma mikes, alfa dhe beta adrenergjike. Hipotensioni i shoqëruar me takikardi, pupilat e dilatuara, djersitje nga lëkura pavarsisht se membranat mukoze janë të thata. (Shembuj: kokaina, amfetaminat)

d) Sindroma simpatolitike. Paraqiten të rritura vlerat e tensionit arterial dhe të pulsit, pupilat janë të vogla shpesh si pikë, peristaltika e shtuar (Shembuj: clonidina, metildopa, opiate, phenothiazina)

e) Sindroma nicotine kolinergjike. Stimulimi i receptorëve nikotinik dhe aktivizimi i ganglioneve autonomike, pjesë të sistemit simpatik dhe parasimpatik, me veprim të paparashikuar. Takikardia fillestare e ndjekur nga bradikardia dhe fashikullime të muskujve mund të përfundojnë në paralizë. (Shembuj: nikotina, bllokuesit e suksinil kolinës)

f) Sindroma muskarinik kolinergjik. Recpetorët muskarinik janë të vendosur në organet efektore të sistemit parasimpatik. Stimulimi i tyre shkakton bradikardi, miozë, djersitje, shtim të peristaltikës, bronchorrhea, fishkëllima (ëheezing), shtim të salivacionit, incontinencë urinare. (Shembull: betanecoli)

g) Sindroma kolinergjike mikes. Si pasojë e aktivizimit të receptorëve muskarinik dhe nikotinik mund të shihen efekte mikes. Miozë e pupilave, djersitje e lëkurës, shtim i perstaltikës, paralizë ose dobësi muskulare si pasojë e fashikullimeve. (Shembuj: organofosforikët, karbamatet, physostigmine)

h) Sindroma antikolinergjike. Takikardia e shoqëruar nga hipertensioni, dilatim i pupilave, lëkura është e thatë e nxehtë dhe e skuqur, rënie të peristaltikës, retension urinar. Pacienti mund të paraqitet i axhituar dhe në delirium mendor. Mund të shfaqet hyperthermia. (Shembuj: atropine, skopolamina, benztropina, antihistaminikët, antidepresantët. Të gjitha këto janë fillimisht me veti antimuskarinike).

 

2. Ekzaminimi i syve

a) Madhësia e pupilës varion nga përdorimi i një sërë medikamentesh që veprojnë në sistemin nervor autonom. Tabela 1-19 tregon shkaqet më të shpeshta të miozës dhe midriazës.

b) Nistagmusi është i zakonshëm në helmimet me barbiturate, etanol, karbmazepinë, phenitoin, pickimet nga akrepi. Phencyclidina (PCP) shkakton nistagmusi horizontal, vertikal dhe rrotullues.

 

3. Neuropatitë

Një numër i madh lëndësh helmuese mund të shkaktojnë neuropati sensore ose motore sidomos pas një ekspozimi të vazhdueshëm të pacientit ndaj tyre. Ndërsa disa lëndë të tjera si arseniku, taliumi shkaktojnë neuropati menjëherë pas ekspozimit të parë të pacientit.

 

4. Egzaminimi i abdomenit

Peristaltika është totalisht e ndikuar nga medikamentet.

a) Ileusi mund të shkaktohet nga faktorë mekanikë si dëmtimet e traktit gastrointestinal shoqëruar me perforacion apo peritonit. Vlerë të madhe ka obstruksioni mekanik nga gëlltitja e trupave të huaj.

b) Distendimi i paretit abdominal dhe ileusi mund të jenë një manifestim i infarktit akut të zorrës, një komplikacion që vjen nga vazospazma e a.mesenterike shkaktuar nga amfetaminat, i rrallë por me pasoja katatsrofike për pacientin. Radiografia dhe CT mund të na tregojnë praninë e gotave aerke në zorrë. Analizat laboratorike tregojnë nivele të rritura të fosfatazës alkaline.

c) Vjellja sidomos në trajtën e hematemezës tregon për gëlltitje të substancave me natyrë korrozive.

 

5.Egzaminimi i lëkurës

a) Djersitja ose mungesa e saj na jep informacion të rëndësishëm në lidhje me sindromat autonome.

b) Skuqja e lëkurës shkaktohet nga helmimi me monoksid karboni, acid boric, hidrokarbure, lëndë antikolinergjike. Skuqja mund të shkaktohet edhe ngavazodilatorë. (phenothiazinës)

c) Zbehja e lëkurës shpesh shkaktohet nga lëndët simpatomimetike. Zbehjet lokale do të na orientonin për një vazospazëm arteriale të shkaktuar nga amfetaminat.

d) Cianoza shkaktohet nga hipoksia, sulfhemoglobinemia, methemoglobinemia.

 

6. Era karakteristike e gojës

Një numër i konsiderueshëm toksinash japin erën e tyre karakteristike. Era mund të ndjehet në rastin e të vjellave ose thjesht duke folur me pacientin në një ambient të mbyllur. Aftësia për të ndjerë erën varion nga personi në person, për shembull vetëm 5)% e popullatës të përgjithshme mud të ndjejnë “bitter almond” era e cianideve. Megjithatë mungesa e ndjeshmërisë së erës nuk garanton mungesën e toksinës.

 

7. Egzaminimet laboratorike

Të thjeshta, të shpejta dhe mjaft praktike janë ekzaminimet laboratorike në vëndosjen e diagnozës të helmimit dhe në përcaktimin e trajtimit specifik për çdo rast. Analizat rutinë që bëhen në këto raste janë:

1. Vlerësimi i osmolaritetit të serumit dhe boshllëkut osmolar

2. Elektrolitet për përcaktimin e Na, K, boshllëkut anionik

3. Glukoza në serum

4. Azoti dhe kreatinina në gjak për vlerësim të funksionit renal.(BUN)

5. Transaminazat dhe teste të tjera të vlerësimit të funksionit hepatik

6. Hemograma

7. Analizat e urinës për të kontrolluar praninë e kristaleve, hemoglobinës, mioglobinës

8. EKG

9. Nivelet e acetoaminofenit dhe etanolit në serum

10. Testi i shtatyënisë te femrat

MjeksiIslame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here