Ballina Blog Faqe 468

Solidariteti dhe bashkëpunimi në botën e qenieve të gjalla

Uniteti, bashkëpunimi, vetësakrifica dhe dashuria që vërehet në gjirin e qenieve të gjalla e zhvlerëson krejtësisht teorinë e evolucionit, e cila i sheh gjallesat si qenie tërësisht egoiste dhe të pamëshirshme, në garë të vazhdueshme lufte për jetesë. Në të vërtetë evolucionistët e kuptojnë shumë mirë këtë harmoni dhe unitet që ekziston ndërmjet kafshëve, por ajo që përpiqen të bëjnë ata është përputhja e kësaj tabloje solidarizim tek kafshët me teorinë e evolucionit.
Për shembull evolucionisti i njohur Peter Kroptikin nga vrojtimet dhe kërkimet e tij në Siberinë lindore vuri re që ndërmjet kafshëve ekzistonte një bashkëveprim i habitshëm. Ishte kjo dukuri mahnitëse që e shtyu Peter Kroptikin të shkruaj një libër mbi këtë fenomen.
Për bashkëveprimin ndërmjet kafshëve Kroptikin në librin e tij ndër të tjera shkruan: “Në kërkimin dhe përpjekjen tonë për argumentimin e konceptit “luftë për jetesë” gjëja që na habiti jashtë mase të gjithëve ishte vrojtimi i një numri të madh shembujsh mbi ndihmën e ndërsjellët që ekzistonte tek kafshët. Kjo ndihmë e ndërsjellët nuk ekzistonte vetëm për të bërë të mundur vazhdimin e jetës siç pretendojnë evolucionistët, por kjo ndihmë dhe përkrahje ekzistonte edhe në sigurimin e ushqimit dhe të jetës. Në botën e kafshëve ndihma dhe bashkëpunimi i ndërsjellët është rregull parimor. Ndihma e ndërsjellët në botën e kafshëve mund të vihet re edhe në qeniet më primitive.
Megjithëse një evolucionist, Kroptikin, përballë gjithë këtyre argumenteve u detyrua të bënte një shpjegim krejt ndryshe, që bie në kundërshtim të plotë me parimet e teorisë së evolucionit. Siç do ta shohim në shembujt e mëposhtëm ndihma dhe bashkëveprimi ndërmjet gjallesave dhe specieve të ndryshme ka një rëndësi jetësore për të siguruar kushte optimale jetese. Ky rregull dhe ekuilibër i përsosur që ekziston në natyrë është nga argumentet e qarta dhe të shumta që tregojnë për madhështinë e fuqisë së Allahut (xh.sh.) Ata që kanë qenë dëshmitarë të këtyre fenomeneve të jashtëzakonshme ku qeniet e gjalla pa ndërgjegje dhe arsye sillen si qenie me ndërgjegje dhe arsye, kanë mbetur të impresionuar dhe të mahnitur.
Një nga këta dëshmitarë të mahnitur nga sjelljet njerëzore ndërmjet kafshëve është edhe shkencëtari i njohur në fushën e fiziologjisë dhe mjekësisë Kenneth Walker. Shikoni, si na i përcjell ai vëzhgimet e bëra në Afrikën e Jugut: “Shumë vite më parë, nga vrojtimet që bëra në Afrikën e Jugut është akoma e gjallë në kujtesën time ndihma dhe mbështetja reciproke që ekzistonte ndërmjet kafshëve. Në rrafshnaltën e Afrikës Lindore u bëra dëshmitar se si një tufë me zebra dhe sorkadhe për të paralajmëruar njëra-tjetrën përballë çdo rreziku në vende të caktuara kishin vendosur roje. Pothuajse ishte e pamundur të gjuaje për sorkadhe, sepse sapo t’i afroheshe njërës, zebra roje e ndjente rrezikun dhe i lajmëronte menjë- herë sorkadhet e tjera. Përsëri u bëmë dëshmitarë të qëndrimit së bashku të gjirafave dhe elefantëve. Dimë se elefantët i kanë shqisat e dëgjimit tepër të ndjeshme, por shqisat e shikimit mjaft të dobëta. Kurse gjirafat me shikimin e tyre të mprehtë luanin rolin e rojeve të vendosur në kullat e vrojtimit.”
Në këtë bashkim forcash midis gjirafave dhe elefantëve ishte e pamundur t’u afroheshe pa u vënë re. Një shembull tjetër mjaft interesant nga bashkëveprimi midis kafshëve është edhe ai i rinocerontit me zogjtë, të cilët qëndrojnë mbi kurrizin e këtyre kafshëve gjigande, duke u ushqyer me insektet që jetojnë duke thithur gjak nga lëkura e tyre. Këta zogj në të njëjtën kohë luajnë edhe rolin e rojës për rinocerontin. Ata sapo të shohin apo të nuhasin ndonjë rrezik qe po afrohet menjëherë e lajmërojnë rinocerontin për rrezikun që e pret”
Këto vëzhgime të bëra nga ana e Kenneth Walker janë vetëm një pjesë e vogël e shumë shembujve të bashkëpunimit dhe solidaritet që ekziston në botën e larmishme të kafshëve. Çdo njeri mund të bëhet dëshmitar i shumë rasteve të tilla të bashkëpunimit midis kafshëve. Është shumë e rëndësishme për njeriun që të nxjerrë mësime nga këta shembuj mbresëlënës. Një qenie që është krijuar krejt rastësisht dhe që gjithë jetën e kalon duke luftuar për të siguruar ekzistencën e vet, a është e mundur që të jetë kaq e arsyeshme dhe të bëjë kaq sakrifi- ca, jo vetëm për kafshët e llojit të vet, por edhe për kafshët jashtë llojit të saj. A është e mundur të ndodhin të gjitha këto dukuri mahnitëse krejt rastësisht siç pretendojnë evolucionistët? Padyshim që jo. Një qenie e krijuar rastësisht dhe pa ndërgjegje është e pamundur të gjendet në sjellje kaq të arsyeshme dhe të vetëdij- shme. Nuk mund të imagjinohet që një qenie pa arsye të arrijë të sakrifikojë veten për të mbrojtur të tjerët. Të gjithë këta shembuj nga bota e kafshëve janë argumente të qarta për ekzistencën e Allahut, dhe është pikërisht Ai që i ka pajisur kafshët me këto veçori mahnitëse. Qeniet e gjalla kur nuhasin ndonjë rrezik lajmërojnë njëra-tjetrën. Një nga avantazhet më të mëdha të jetës në kope është edhe sigurimi i një mbrojtje sa më të mirë. Një nga kafshët sapo nuhat rrezikun, me gjithë mundësitë që ka përpiqet të lajmërojë edhe kafshët e tjera. Çdo lloj qenie ka sistemin e vet tipik të dërgimit të sinjaleve lajmëruese. Për shembull lepujt dhe disa drerë sapo të parandiejnë rrezikun ngrenë në mënyre vertikale bishtin dhe me këtë formë japin sinjalin ‘sos’ për kafshët e tjera. Kurse sorkadhet bëjnë disa kërcime tipike në raste rreziku. Një sërë zogjsh të vegjël sapo nuhasin afrimin e armikut, japin alarmin duke cicëruar. Kurse harabelat kur parandiejnë rrezik lë- shojnë disa tinguj me frekuenca të shkurtra që njeriu i dëgjon në formë fishkëllime. Mosdallimi i drejtimit se nga vjen fishkëllima është një veçori interesante e këtyre tingujve, ky është një avantazh për tufën e zogjve. Duke qenë se është e pamundur dallimi se nga vjen zëri, zogu, jo vetëm që ndihmon tufën e zogjve, por në të njëjtën kohë nuk tërheq drejt vetes rrezikun duke e ulur në minimum rrezikun.
Edhe tek insektet që jetojnë në koloni ndodh e njëjta dukuri. Insekti që nuhat rrezikun lajmë- ron gjithë koloninë, por insekti që lëshon sekrecion me një erë karakteristike tërheq drejtë vetes rrezikun, ai me këtë mënyrë është i gatshëm të sakrifikojë veten .
Tek një lloj urithi që jeton në koloni në Amerikën e Veriut, foletë janë të ndara, në çdo fole jetojnë afërsisht 30 urithë. Interesant është fakti që të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Në çdo hyrje dhe dalje tuneli në një vend të lartë ku mund të shikohet nga të gjitha drejtimet, qëndron urithi roje. Urithi roje sapo të nuhasë rrezikun, me një tingull jep sinjalin “sos” për një grup urithësh, ku këto të fundit lëshojnë një tufë sinjalesh që përhapen ndër kafshët e tjera në formë vale nga një grup në një grup tjetër deri sa arrin në gjithë vendbanimet. Është shumë impresionant fakti që kafshët sinjalizojnë njëra-tjetrën për rreziqet që u kanosen. Por më mahnitëse dhe e rëndë- sishme është aftësia e tyre për të komunikuar, për t’u kuptuar kafshët ndër veti. Siç e pamë më sipër në shembullin e lepurit ku të gjitha kafshët ngritjen e bishtit të lepurit vertikal e perceptojnë si sinjal rreziku dhe menjëherë pas sinjalit marrin masat e duhura, nëse u duhet të fshihen, fshihen, nëse u duhet të vrapojnë, vrapojnë. Ajo që e bën njeriun të mendojë rreth kë- tij fenomeni është nevoja e veprimit në grup. Si është e mundur që të jenë marrë vesh ndër veti për t’u larguar në një drejtim të caktuar sapo të marrin sinjalin “sos”. Shpjegimi i vetëm është se këto kafshë janë krijuar dhe programuar nga Allahu. Nuk mundë të anashkalohet sjellja mjaft e arsyeshme dhe e vetëdijshme në shembullin midis zogut dhe rinoceronit ku zogjtë lajmërojnë rinocerontin për rrezikun që i kanoset dhe ky menjëherë merr masat e duhura sipas perceptimit të sinjalit. Është e pamundur që të ndodhë një komunikim i tillë rastësisht ndër kafshët. Kjo na çon në përfundimin se të gjitha sjelljet që ekspozojnë kafshët përballë çdo situate specifike u janë mësuar atyre nga i gjithëfuqishmi dhe i gjithëmëshirshmi Allah. Kafshët përballë çdo rreziku bashkëveprojnë midis tyre Kafshët që jetojnë në kope jo vetëm që lajmë- rojnë njëra-tjetrën në rast rreziku, por në të njëjtën kohë i kundërvihen së bashku atij. Për shembull, zogjtë e vegjël, skifterët dhe bufat kur hyjnë në zonën e shpendëve grabitqarë, bashkohen në tufa të mëdha duke paraqitur sjellje agresive në mënyrë që të mbajnë larg prej tyre shpendët grabitqarë. Gargujt fluturojnë në tufa, duke mbajtur një distancë te konsiderueshme nga njëri-tjetri, por sapo dallojnë një skifter menjëherë e mbyllin hapësirën boshe ndërmjet tyre duke e vështirësuar shumë depërtimin e skifterit në mes të tufës, dhe në rast se do të tentonte ta bënte një gjë të tillë, do dëmtonte pendët. Nga bashkëveprimi përballë rrezikut edhe familja e gjitarëve nuk bën përjashtim. Për shembull, zebrat të vegjlit e tyre i fusin në mes të kopesë. Një shembull mjaft interesant të bashkëpunimit midis zebrave e jep shkencëtari anglez Jane Goodall. Gjatë vëzhgimeve që ka bërë në Afrikën Lindore ai ka qenë dëshmitar i një sulmi ndaj zebrave. Gjatë largimit nga zona e rrezikut 3 zebra mbesin mbrapa, ndërsa zebrat e tjera sapo dallojnë që tre shoqet e tyre janë në rrezik, kthehen menjëherë pas duke përplasur këmbët për tokë dhe kërcëllojnë dhëmbët. Në këtë mënyrë shpëtuan 3 shoqet. Në përgjithësi kur zebrat përballen me ndonjë rrezik, zebra lider qëndron në fund, të vegjlit dhe femrat vrapojnë para, kurse meshkujt qëndrojnë në fund të tufës duke vrapuar në mënyrë zigzage dhe hedhur shqelma.
Edhe delfinët lëvizin në grup dhe i kundërvihen së bashku peshkaqenit, armikut të tyre më të rrezikshëm. Kur peshkaqenët u afrohen të vegjëlve të delfinëve, dy delfinë ndahen nga grupi duke tërhequr vëmendjen e peshkaqenë- ve drejt vetes, në këtë çast me të shpejtë një grup delfinësh rrethojnë peshkaqenin dhe fillojnë t’i japin goditje të forta. Por një sjellje tjetër me interesante e delfi- nëve është fakti se ata notojnë së bashku me peshqit e vegjël ton dhe ushqehen me peshk ton, por qëllon shpesh që në rrjetat e hedhura për peshk ton të mbesin delfinë, në raste të tilla delfini duke mos kryer dot procesin e frymë- marrjes shokohet, futet në panik dhe fillon të bjerë poshtë në fund të detit, pjesëtarët e tjerë të familjes menjëherë vrapojnë në ndihmë për ta nxjerrë nga fundi i detit në sipërfaqe atë. Kur plagoset një balenë gri, e ndihmojnë një ose më shumë balena meshkuj dhe për të kryer procesin e frymëmarrjes e mbajnë në sipërfaqe të ujit balenën e plagosur. Drerët përballë një armiku agresiv në vend që të largohen formojnë një rreth fortifikues ku në mes qëndrojnë të vegjlit. Kur një dre mashkull sulmon armikun për të mos u krijuar hapësirë boshe në rrethin e formuar kthehet menjëherë në vendin e tij. Bashkëpunimi midis kafshëve nuk ekziston vetëm në rast rreziku, por edhe në sigurimin e ushqimit. Për shembull, pelikanët gjuajnë peshk gjithmonë në grup. Të gjithë së bashku formojnë një rreth dhe vij- në duke e ngushtuar atë për të kapur të gjithë peshqit që futen në rreth. Uniteti, bashkëpunimi, vetëmohimi, harmonia dhe dashuria që vërehet në gjirin e qenieve të gjalla të bën të mendosh thellë, sepse këto nuk janë qenie njerëzore që mendojnë, logjikojnë dhe arsyetojnë, por janë kafshë pa arsye dhe pa logjikë. Si e kuptojnë elefantët kohën e lindjes së një pjesëtari të familjes që me nxitim i shkojnë në ndihmë? Si është e mundur që kafshët kuptohen aq mirë me njëra-tjetrën kur ata nuk kanë aftësi për të logjikuar dhe menduar? Këto janë pyetje që duhet t’ia bëjë çdo njeri vetes. Është çmenduri të thuash që këto sjellje të virtytshme të kafshëve janë pasojë e vullnetit të tyre të lirë. Përballë këtyre dukurive një njeri me mendje të shëndoshë do të arrinte në përfundimin se: Çdo gjë në natyrë është vepër e të Gjithëdijshmit dhe Gjithëfuqishmit Allah. Ai është Zoti që ka krijuar pa përjashtim të gjitha qeniet e gjalla dhe jo të gjalla. Ne duhet të mendojmë thellë mbi këto ajete kuranore: Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë. Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej dhe në tokë. Ai është ngadhënjyesi, më i urti! (Xhathije,36-37) Zot i qiejve dhe i tokës dhe ç> ka mes tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi! (Sad,66) Është shumë e qartë që të gjitha fenomenet që ndodhin në natyrë janë argumente dhe prova të qarta për ekzistencën e Krijuesit dhe Ai krijues është i madhi, i urti, i gjithëmëshirshmi Allah.

Dhunimi i grave shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë – pozita e tyre në familje dhe shoqëri

Lufta e fundit në Kosovë la prapa vetes një mori tmerresh dhe sekretesh të errëta që asnjëherë nuk u zbardhën, duke filluar nga torturat, vrasjet e masakrat e civilëve e deri te përdhunimi i grave shqiptare dhe nëpërkëmbja e nderit dhe moralit të tyre . Ky është sekreti më i errët i luftës së Kosovës, sekret që mban në ankth shpirtëror për 17 vite me radhë, gra e burra të këtij vendi. Për shumë prej grave, ky është një gur i rëndë “turpi”, ndërsa për shumë prej burrave, përdhosje e “krenarisë” mashkullore.

Dhunimi i grave, nënave, nuseve të reja shqiptare nga forcat serbe, ishte forma më e egër dhe tronditëse që preku thellë ndjenjat e popullit shqiptar. Dhunimi (seksual) konsiderohet dhe është vepër penale e cila radhitet si krim kundër njerëzimit.

Kjo formë e dhunës nga armiku ynë shekullor serb ka qenë e planifikuar, duke pasur parasysh faktin e një sunduesi tiran i cili dëshmoi antinjerëzoren e tij edhe në luftën e Bosnjës në të cilën u dhunuan dhe persekutuan me qindra e mijëra gra myslimane, të cilat u ç’nderuan në mënyrat më mizore. Përdhunimet të cilat janë bërë gjatë luftës në Kosovë nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, kishin karakter poshtërues, politik e hakmarrës, dhe kulmorja ka qenë thyerja dhe poshtërimi i shqiptarit në aspektin moral me tërë brutalitetin ndaj femrës, motrës, gruas, nënës, vajzës etj.

Sipas disa statistikave të organizatave të huaja në Kosovë, bëhet e ditur se numri i grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë (ashtu si flitet) shkon deri në 20 mijë. Shifrat dyshohen të jenë disa herë më të larta, pasi përdhunime ka pasur thuajse në çdo qytet e fshat. Përdhunime në grup në sy të fëmijëve, baballarëve apo burrave të tyre. U zgjodhën pikërisht ato për t’u bërë kurban i një lufte, ku meshkujt u goditën në pikën e tyre më të dobët.

Shumë gra janë ndarë nga burrat, janë stigmatizuar nga familjarët e prindërit. Disave prej tyre nuk iu lejohet të jetojnë në të njëjtën shtëpi me bashkëshortin, fëmijët dhe familjarët e tjerë. Ato jetojnë në dhoma të ndara, në ahure e nëpër “shupa”. Rasti i fundit që e kemi ndëgjuar është ai i gruas e cila u nxorr jashtë shtëpisë së saj, sot 17 vjet pas luftës, pasiqë vetëm vetëm tani djemtë e saj kishin kuptuar se ajo ishte e dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Djemtë u turpëruan nga rrethi dhe banorët e fshatit që ta mbajnë në shtëpi personin më të dashur të tyre, sepse ajo “nuk e kishte ruajtur nderin dhe moralin familjar”. Njëri prej djemve të saj iu drejtua me fjalët:”Përse nuk iu ke thënë që të vrasin, më mirë”.

Shifni se deri ku shkon injoranca!!!

“Tek ne po të jesh i plagosur nga plumbi je hero dhe krenohesh, mirëpo po të jesh e dhunuar, është poshtërim dhe duhet ta mbash kokën ulur”, ka thënë njëra nga këto gra, duke vajtuar jetën e saj dhe të familjes që po e kalojnë në mjerim e skamje.

Nga kjo i bie që personi i cili është qëlluar me plumb të armikut dhe është plagosur apo ka ndërruar jetë, të shpallet tradhëtar i kombit e jo dëshmor. Kjo, po që është jashtë çdo logjike njerëzore.

Në qoftë se konsiderohet viktimë dikush që është plagosur, atëherë edhe ajo që është dhunuar është e tillë. Kjo është e përcaktuar edhe me konventa ndërkombëtare.

Shumë prej këtyre grave, në këtë gjendje të rëndë psikologjike, kanë tentuar vetëvrasjen disa herë, e shumë prej tyre kanë kërkuar dhe preferuar vdekjen gjatë dhunimit.

Këto gra, motra e nëna tonat kanë mbetur plotësisht në margjina të shoqërisë, dhe nuk kanë asnjë përkujdesje “përpos iniciativave të shoqërisë civile”.

Tani, shtrohet pyetja: Sa kemi bërë Ne në këtë drejtim për ta lehtësuar gjendjen në të cilën vajzat, motrat, gratë dhe nënat tona kanë kaluar?.

Mund të themi se shumë pak ose asgjë, ngase janë publikuar rrëfime të ndryshme, natyrisht pa të dhëna konkrete të rasteve, por marrë në përgjithësi të gjitha këto hulumtime janë bërë nga organizata dhe shoqata të huaja.

Vlen për tu përmendur, se këto gra që ishin pre e torturave barbare të bishave të Serbisë asnjëherë nuk u përulën para armikut. Gruaja shqiptare ka ditur të dëshmojë edhe në të kaluarën, sic di ta dëshmojë edhe sot. Ajo mbetet e pathyeshme edhe pse në trupin e saj mban gjurmë të tmerrit nga më të ndryshmet. Atë e mban shpresa se Zoti do t’i shpërblejë për këtë persekutim fizik e shpirtëror të cilin e kanë përjetuar. Besimi në Zotin Një, dëshmohej në çdo frymëmarrje nga këto gra, ndonëse nuk mund ta fshehin se edhe pse janë torturuar, ato do të kenë shpërblimin nga i Lartëmadhëruari që sakrifikuan për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tyre. Thotë Allahu xh.sh:

و من يكرههن فان الله من بعد اكراههن غفور رحيم

“…E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, Allahu i falë ato pas atij detyrimi. Allahu falë dhe është Mëshirues.” En-Nur:33.

Vëllezër të nderuar!

Ne si shoqëri duhet të vetëdijësohemi dhe të vlerësojmë fatkeqësinë e grave të dhunuara gjatë luftës, duke ditur se, përveç se janë dhunuar, ato janë ritraumatizuar nga opinioni kosovar dhe nga mentaliteti i shoqërisë, për faktin që shoqëria i ka stigmatizuar, dhe shumë prej tyre kanë mbetur madje edhe pa mbështetje të familjes.

Prandaj, nga ky minber, Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës u bëjmë thirrje dhe apelojmë te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të vetëdijësohemi dhe ndërgjegjësohemi për detyrat dhe obligimet që kemi ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për rikthimin e tyre në binarët e jetës normale. Asnjëherë s’duhet harruar se ndjenjat e femrës janë më të buta dhe ajo shpesh është e pafuqishme në përballje me sfidën, dhe në këtë rast vazhdimisht duhet t’i ndihmojmë ato gra që për shkak të dhunimit kanë mbetur larg ëndrrës për tu bërë nënë, të përpiqemi t’i ndihmojmë ato gra të harrojnë ato plagë të dhunimit që i janë bërë në praninë e familjarëve, qofshin ata prindër apo fëmijë të tyre. Nderi është dhuratë nga Zoti, e ky nder iu është marrë atyre në mënyrën më mizore. Kurse ne, për t’ia kthyer nderin, duhet t’i nderojmë dhe respektojmë ato.

Është e vërtetë se rruga drejt lirisë kalon nëpër një mori vuajtjesh e mundimesh të gjata. Mundin e tyre ta konsiderojmë si pjesë përbërëse të çdo veprimtarie tonën duke i mundësuar edhe kësaj shtrese të shoqërisë që të rikthehen në jetën normale dhe të integrohen në jetën e rëndomtë pa brenga të së kaluarës. Të mundohemi që kësaj shtrese t’i bëjmë një trajtim më të mire, që të harrojnë plagët e dhunimit që mbajnë thellë në gjoksat e tyre, në mënyrë që të tejkalojnë me lehtësi thyerjen shpirtërore të cilën e kanë përjetuar në këtë luftë të fundit.

Nënë…Falënderimi i takon Allahut

Falënderimi i takon Allahut
Nënë kush do të thoshte se do të udhëzoheshim gati të gjithë? Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut, pranuesit të lutjeve. Ende më vjen te qaj nga gëzimi…
Derisa në fillim faleshim vetëm unë dhe ti. Të kujtohet nënë? Mbas një kohe na u bashkëngjitën edhe vëllezërit më te vegjël. Me kënaqej shpirti tek i shikoja që zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut ne xhami. Ndryshimet vinin dita ditës tek ne. Më lajmëruan që edhe motra ka filluar të falej. Falënderimi i takon Allahut për të gjitha mrekullitë që na ndodhin. Por të gjithë kishim një brengë, ishte vëllai qe kthehej në mesnatë. Nëna shpeshherë lotonte. Nuk flinte e qetë, e linte derën hapur. Njëmijë e një pyetje silleshin në kokën e saj.” Ku ndodhesh tani biri im ?!! Me kë shoqërohesh ? Mos vallë ? Athua mos…?!!… “ Nënë të lexonim edhe atëherë kur i fshije lotët. Vazhdimisht na rikujtoje dhe përsërisje “lutuni për udhëzimin e vëllait !”. Të vërenim edhe atëherë kur sytë te flisnin diçka tjetër. Brenga vazhdonte për të gjithë. Filluam të shtonim lutjet. Luteshim edhe në namaze të natës. Por ende nuk kishte ardhur momenti, nuk ndryshonte asgjë. Vëllai kthehej në mesnate…
E xhuma, nuk mund ta shpjegoj atë emocion që më përcillte gjatë gjithë ditës. E kërkoja arsyen po ende nuk e merrja përgjigjen. Pasdite bisedova me vëllanë. Pasi bëmë bisedë të zakonshme ndër të tjera e pyeta edhe për namazin e xhuma-së. “Po e kam falur” u përgjigj . “Përveç kësaj mbrëmë skam fjetur fare”-vazhdoi të tregonte .”sot, sot kam filluar të fali edhe namazin e sabahut”… Elhamdulilah !!! Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut !!! fillova të lotojë nga gëzimi… Allahu bën mrekulli !!! …. Mezi prisja ti takoja të gjithë. Të jetoja ato çaste. Atmosferë gëzimi mbizotëronte në shtëpi. Ndjenjë shumë e mirë. Të gjithë të zgjuar për të falë namazin e sabahut. Më ngjasonte në ditë Bajrami. Më kënaqej shpirti, kur e shihja të rregullohej. Tani jo për të dalë në jetën e natës, tani rregullohej- përgatitej të shkonte ne xhami .Ishte thellë i penduar për kohën e humbur. Më duket se e dëgjoja-e lexoja në sytë e tij :
“Allah më fal jam rikthyer përsëri tek ty Allah !…
Nënë ma bëj hallall ! Ke shumë netë pa gjumë, të kam lënduar shumë. Nënë mos qaj më, jam kthyer përsëri. Mos shiko më nga rruga, mos e le derën hapur, në shtëpi me ke Mësohu me faktin që jam kthyer. Jam penduar! Nënë, më fal për dhimbjen qe të kam shkaktuar, mallin që të dogji shpirtin, humbjen për se gjalli. Kam rilindur edhe njëherë. Prapë po jetoj, po jetoj momentet e humbura. Jetoj edhe ti këto çaste, lutja ju është pranuar.”
Falënderimi i takon Allahut dhe vetëm Allahut!
Burbuqe Rexha

Nuk ka dyshim ne fjalen e Allahut subhanehu ve teala

Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
Ali Imran ajeti 3

Në të kaluarën ishim Ummet i madh, sot e vrasim njëri-tjetrin

Lajmëtari ec rrugës dhe bërtet:
“Kush dëshiron të martohet, ne do ti ndihmojmë të martohet!
Kush dëshiron të ndërtoj shtëpi, ne do t’ia bëjmë atë!
Kush është borxhli, ne do t’ia paguajmë borxhin!
Kush dëshiron ta kryejë haxhin ose umren, ne do ta dërgojmë! ”
Këto nuk janë deklarata të thëna në kohën tonë, në kohën e prosperitetit evropian dhe as në tokat e pasura me naftë!
Këto janë fjalët e lajmëtarit të qeveritarit të mirënjohur i cili e lëshoi këtë botë në moshën dyzet vjeçare.
I erdhën halifes Omer Ibën Abdulazizit me zekatin e tubuar, ndërsa ky ka thënë: “Jepni të varfërve!” Ata iu përgjigjën: “Nuk ka më të varfër në Ummetin islam”.
Ai u tha: “Pajisni ushtrinë me atë.” Ata u përgjigjën: “Ushtritë Islame po luftojnë në të gjithë botën”.
Mandej tha: “Martoni të pamartuarit”, ata u përgjigjën: “Kush deshi u martua, ndërsa ka mbetur akoma pasuri.”
Ai u tha: “Shlyeni borxhet e atyre që kanë borxhe”. Ata u përgjigjën: “Ne i kemi shlyer borxhet e të gjithë borxhlinjve dhe mbeten akoma të holla”.
Ai u tha: “Shikoni kush është borxhli nga hebrenjtë dhe të krishterët, dhe paguani borxhet e tyre gjithashtu.” Ata i shlyen borxhet e tyre, por mbeti akoma pasuri.
Ai u tha: “Jepni dijetarëve.” Ata iu dhanë njerëzve të ditur, por mbeti akoma pasuri.
Ai u tha: “Bleni grurë me të dhe derdhni mbi majat e kodrave, që të mos thotë dikush se zogjtë janë të uritur në vendet muslimane”.
Në të kaluarën ishim Ummet i madh, sot e vrasim njëri-tjetrin!
Zoti ynë, na shpëto nga kjo gjendje në të cilën gjendemi!
Vëllezërit e Jusufit, kur kishin dobi nga babai, ata thanë: vëllai jonë (ehana), ndërsa kur nuk kishin dobi, thanë: djali yt (ibnuke).
Sot ka ndërruar diskursi i shumicës së muslimanëve në bazë të interesit…
Kur sëmuret dikush që e duam, themi sprovë; kur sëmuret dikush që nuk e duam, themi ndëshkim.
Kur fatkeqësia e qëllon njeriun që e duam, themi se i ndodh ngase është njeri i mirë; ndërsa kur fatkeqësia e qëllon dikë që nuk e duam, themi ajo i ndodh sepse u ka bërë zullum të tjerëve.
Prandaj, evitoni gjykimet tuaja personale nga ajo që Allahu e ka caktuar!
Ne të gjithë kemi të meta. Sikur të mos ishte mbulesa (sitr) me të cilën Allahu na i mbulon mëkatet tona, qafat tona do të kërruseshin nga turpi i madh…”
Autor: dr. Zuhdija Adilović
Përktheu: Lutfi Muaremi

Ne mjalte njerezit gjejne sherim

Mjalti

Nje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne nje “liber te vjeter” qe flet per shendetin apo kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (as) ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto keshilla nuk jane te perfshira ne Kur’an. Ne pajme te pare, per nje jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta kuptojne perse Allahu nuk do te “perfshije” keto informacione me vlere ne Kur’an.

Disa Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e meposhtme: “Megjithese keshillat e profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te cilen ai jetonte, Allahu me dijen e Tij pa kufij e dinte qe do te vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne kontradikte me keshillat e Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per jo-muslimanet te thonin qe Kur’ani bie ne kontradikte me vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne Kur’an nje informacion qe do ti rezistonte koherave.” Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete te Kur’anit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate qiellore, do te vinim re qe i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj argumenteve do te behej i qarte dhe i kuptueshem.

Duhet te kuptohet qe Kur’ani eshte nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e zbriti Kur’anin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet apo ndryshohet. Ne thelb Kur’ani ekzistonte dhe ishte i kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (as), keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje fjale apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin Kur’ani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti.

Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen “mjekimet popullore”, te cilat nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet e njeriut persa i perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim eshte i mire per t’u konsumuar, apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje. Ne fakt, Kur’ani permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjekesor i cili nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do ta kundershtoje kete.

Fjala dhe plaga

Një ditë një njeri kishte humbur në një pyll të dendur dhe të thellë. Derisa nata po afrohej, ai filloi të kërkonte një vend të përshtatshëm ku mund ta kalonte natën. E pa një shpellë dhe u strehua në të. Pasiqë ishte shumë i lodhur, së shpejti u zhyt në një gjumë të thellë. Kur u zgjua në mëngjes, e pa ariun duke qëndruar pranë tij. Ariu ishte i zgjuar dhe miqësisht i disponuar:

“Më fal o mik, nuk isha në shtëpi kur erdhe dhe nuk munda të të gostis më mirë. Do të kisha përgatitur një darkë dhe një shtrat të rehatshëm“ – tha ariu.

“Oh, përkundrazi. Unë shumë mirë pushova. Vetëm një gjë nuk më pëlqeu. Shumë, vëlla, po kundërmonte aromë e keqe në këtë shtëpinë tënde“ – tha njeriu.

Pas këtyre fjalëve, ariu mori një thikë dhe ia dha njeriut:

“Merre këtë thikë dhe më godit me sa forcë që ke në gjoksin tim. Nëse këtë nuk e bën, unë do të ha ty në këtë moment!“

Njeriu u frikësua dhe filloi t’i lutet, duke thënë se këtë nuk mund ta bënte. Ariu mbeti në fjalën e tij dhe filloi të zemërohej më tepër. Njeriu kur e pa se nuk ka shaka, mori thikën dhe me forcë e godit ariun në shpatulla, duke i shkaktuar një plagë të thellë.

Pas kësaj ata u ndanë.

Kaluan shumë vite nga ajo ngjarje. Një ditë, u takuan përsëri në pyll. Ata biseduan për shumë gjëra. Kur njeriu deshi të ndahet nga ariu dhe të vazhdonte rrugën, ariu i tha:

“Shiko o miku im në shpatullën time, a po e sheh plagën që ma pate shkaktuar me thikë? A po vëren ndonjë gjë? ”

Njeriu e shikoi me frikë dhe tha me lehtësim: “Jo, asgjë nuk po shihet. Çdo gjë është shëruar mirë!”

“Tani ti do të më kuptosh mua, o miku im”, tha ariu. “Plaga u shërua dhe unë e harrova atë. Mirëpo, fjalët fyese që mi the atëherë, nuk do t’i harroj derisa të jam gjallë. Tani shko rrugës tënde, dhe dije, se më mirë është që ne të dy kurrë edhe njëherë mos të takohemi.“

Që atëherë, njeriu dhe ariu jetojnë në armiqësi të vazhdueshme.

Mësimi i tregimit: Edhe plaga më e thellë shërohet, por plaga e shkaktuar me fjalë fyese kurrë nuk harrohet.

Përshtati: Miftar Ajdini

Përdoreni këtë lëng për të pasur stomak të shëndetshëm

Fryrja dhe gazrat shpesh mund të shkaktojnë problem të madh. Ja si ta zgjidhni lehtë dhe pa shpenzuar para me ndihmën e vetëm një pijeje nga kuzhina juaj!

Fryrja dhe gazrat krijojnë dhembje në stomak dhe e bëjnë njeriun të mos ndihet këndshëm. Ja, pra, si ta zgjidhni këtë problem në mënyrë natyrore.

Zgjidhja gjendet në uthullën e mollës, e cila përmban dy përbërës kryesorë për tretje të shëndetshme dhe punë të zorrëve – pektinën dhe enzimat digjestive, transmeton Telegrafi.

Pektina është amidon i cili nxit punën e baktereve të mira në zorrë dhe ndihmon që ushqimi të zbërthehet gjatë tretjes.

Nëse stomaku ju është i fryrë dhe ka gazra, përzieni dy lugë uthull molle në një gotë të nxehtë dhe pini çdo ditë.

Ekspertët theksojnë që uthulla e mollës mund të zgjidhë problemin e fryrjes i cili shkaktohet me helmim nga ushqimi, mirëpo për çdo rast para konsumimit të këtij ilaçi natyror këshillohuni me mjekun.

Google search engine
0FansaPëlqeje
0NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Recent Posts