NUK LEJOHET QË MUSLIMANI TA DËMTON MUSLIMANIN

0
512

HADITHI:

Ebu Sarmete, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush e dëmton një musliman Allahu do ta dëmton atë, dhe kush ia vështirëson një muslimani Allahu ia vështirëson atij (punët).”[1]

KOMENTI:

(Kush e dëmton një musliman) Pra, kush i shkakton dëm atij. Nuk lejohet që muslimani ta dëmton vëllain e tij musliman, nëse e dëmton, pra, nëse i shkakton dhimbje më trupin e atij, në pasurinë, Allahu atë do ta dëmton si ndëshkim dhe dënim për të dhe e ndihmon robin e Tij i cili është dëmtuar. Që vlen si një kërcënim i madh se nuk lejohet për muslimanin ta dëmton vëllain e tij musliman me çfarëdo lloji i dëmit të jetë, bile ka thënë: “S’ka dëm e as dëmtim.”

Obligim për muslimanin karshi vëllait të tij është që t’i sjell atij dobi dhe mirësi, e nëse është e kundërta e i shkakton atij dëm, kjo gjë bie ndesh me vëllazërinë islame.

(Kush ia vështirëson një muslimani Allahu ia vështirëson atij) pra, kush ngarkon një musliman me vështirësi, Allahu do e ngarkon atq me vështirësi në shenjë shpërblimi, sepse shpërblimi është sipas llojit të veprës.

Në këtë hadith është një kurajo për të qenë i butë me vëllezërit muslimanë, që të mos ua vështirëson atyre, sidomos nëse posedon pozitë, më herët e kemi përmendur hadithin ku i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “O Allah kush merr një përgjegjësi për një çështje të umetit tim, e ua vështirëson atyre, Ti vështirësoja atij.”[2]

Nëse njeriu gëzon pozitë sunduese nuk duhet që t’ua vështirëson atyre që i ka ndër përgjegjësi, por duhet të jetë i butë, sepse vështirësia është e dëmshme për vëllain tënd musliman.

Kështu që ky hadith tregon që shpërblimi është sipas llojit të veprës, dhe është një ndalesë e dëmtimit të muslimanëve, njashtu ndalesë për të bartë vështirësi për muslimanët dhe flet për pëlqyeshmërinë e të qenit i butë me muslimanët.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] 1. E shënon Ebu Davudi me numër (3635). Tirmidhiu me numër (1940). Ibn Maxheh me numër (2385). Ahmedi në (Musned-in e tij, 3/453). Tirmidhiu e vlerësoi hadithin të mirë-hasen. Këtë hadith ibnul Katani e vlerësoi të dobët, sepse ai e sheh Lu’lueh të dobët, sepse ibn Hibani është veçuar me transmetimin prej tij. Shiko gjithashtu (Irva el Galil) të shejh Albanit (3/413-414).

[2] 2. E shënon ibn Maxheh me numër (2384). Ahmedi në (Musned-in e tij, 5/326-327) Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Irva el Galil, 3/408-413) 3. E shënon Muslimi me numër (1828).