NJERIU I FUNDIT QË DO TË FUTET NË XHENET

0
221

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na na tregoi për rrëfimin e njeriut të fundit që del nga zjarri dhe futet në Xhennet,dhe diskutimin që u bë midis tij dhe Zotit të tij,si dhe begatitë e mëdha që ia dhuroi atij.
Transmeton Ibën Mesudi radijAllahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë : “Unë e di njeriun e fundit që del nga zjarri dhe i fundit që do të futet në Xhennet. Është një njeri që del nga zjarri duke u zvarritur, dhe Allahu i thotë: “Shko dhe futu në Xhennet”. Kur ai vjen aty i duket sikurse është i mbushur, kthehet dhe thotë: “O Zot, e gjeta të mbushur”. I thotë Allahu i Lartesuar: “Shko dhe futu në Xhennet, aty do të keshë sa dynjaja dhe sa dhjetë herë sa ajo!” Ose i thotë: “Vërtetë në të do të kesh sa dhjetë herë dunjaja”. Ai i thotë: “A përqeshesh me mua dhe Ti je Mbreti?!” (Abdullah ibën Mesudi tha): “E kam parë të Derguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke qeshur derisa iu duken dhëmballet e tij”. Dhe thoshte: “Ai është njeriu me pozitën më të ulët në Xhennet”. Transmeton Buhari (6571).
Po ashtu në Sahihun e muslimit është transmetuat nga Abdullah Ibën Mesudi radijAllahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu i fundit që hynë në Xhennet, është një njeri qe herë ecën dhe herë rrëzohet dhe një herë tjetër e godet vala e zjarrit, e kur ta kalojë atë, kthehet nga ai dhe thotë: “I Madheruar qoftë ai që më shpetoi nga ti, Allahu mua më dhuroi diçka që nuk i dhuroi as të parevë dhe as atyre pas meje”. Atëherë i paraqitet atij një pemë dhe thotë: “O Zot më afro afër asaj pemë që të hy nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj”. Allahu i Lartësuar i thotë: “O biri i Ademit, nëse do ta dhurojë atë a do të më kerkosh tjeter?” Ai i thotë: “Jo o Zot”. Dhe i premton se nuk do t`i kërkojë diç tjetër. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Zoti i tij i Lartë ia pranon atij faljën sepse i paraqet gjëra që nuk mund të ketë durim nga ato, keshtu Ai e afron afër saj, hynë nën hijen e saj dhe pi nga uji i saj, pastaj i paraqitet atij një pemë edhe më e bukur se e para dhe ai thotë: “O Zot më afro tek ajo pemë qe të pi nga ajo dhe tëhy nen hijen e saj,nuk do tëkerkoj tjeter: “Allahu i thotë: “O biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kërkosh tjeter?” Dhe i thotë: “Sikur të afroj tek ajo a do të më kerkosh ti prap tjetër?” Ai i premton atij falje sepse i paraqet gjera qe nuk mund të ketë durim nga ato, keshtu që e afron tek ajo dhe ai hynë nën hijen e saj dhe pi nga uji i saj. Pastaj i paraqitet një pemë tek dera e Xhennetit, e cila është më e mirë se dy të parat. Njeriu i thotë: “O Zot, më afro të futem tek ajo që të hy nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj, dhe nuk do të kerkojë tjetër”. Allahu i thotë: “O biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kerkosh tjetër?” I thotë: “O Zot, nuk do të kërkojë tjetër”. Zoti i tij i pranon faljën sepse i paraqet gjera që ai nuk mund të durojë nga ato, keshtu që e afron tek ajo. Kur të afrohet aty ai degjon zerat e banorëve të Xhennetit, dhe thotë: “O Zot, më fut aty”. I thotë Allahu: “O biri i Ademit çfarë të kenaq? A je i kenaqur të japë sa bota dhe një herë sa ajo?” Thotë: “O Zot, a po perqeshesh me mua dhe Ti je Zot i boteve?” Më ketë rast qesh Ibën Mesudi dhe thotë: “A nuk më pyesni përse po qesh?” I thanë: “Përse po qesh?” Keshtu qeshi dhe i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “Përse qeshe o i Derguari i Allahut? Tha: “Nga e qeshura e Zotit të boteve. Kur ai i tha: “A perqeshesh me mua dhe Ti je Zotë i Botëve?” Allahu i thotë: “Unë nuk përqeshem më ty, por Unë bëjë çfarë të dëshirojë”. Transmeton Muslimi (187).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here