DHURATA E MARTESËS PËR GRUAN (MEHRI)

0
325
Beautiful Flower Dear Friend Ninika Flowers Still Life Rose Pink Roses Vase Wallpaper Hd For Mobile

Feja islame i ka kushtuar rëndësi përkujdesjes ndaj gruas dhe respektimit të saj duke i dhënë të drejtën e posedimit të pasurisë. Në periudhën e injorancës paraislame gruas i janë mohuar të drejtat dhe kujdestari i saj ka zotëruar gjithë pasurinë e saj duke mos i dhënë mundësi që të posedojë pasuri dhe të menaxhajë pasurinë e saj.
Feja islame e ka çliruar gruan nga kjo padrejtësi duke e obliguar mehrin mbi burrin dhe duke e bërë atë të drejtë të gruas dhe jo të babait të saj. Asnjëri prej të afërmëve të saj nuk ka të drejtë të marrë diçka nga pasuria e saj përveç me lejen dhe pëlqimin e saj.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Jepuani grave dhuratën e kurorës së tyre (mehrin) më të mirë. Në qoftë se ato me dëshirën e tyre ju dhurojnë diçka nga pasuria e tyre, atëherë hajeni atë pasi ajo është e mirë dhe e lejuar për ju.” (En Nisa: 4).
Dhënia e mehrit për gratë është obligim që nuk mund të kompensohet. Nëse ato i dhurojnë burrit diçka nga mehri i tyre pasi e kanë zotëruar atë pa detyrim jo nga turpi ose mashtrim, atëherë ai mund ta marrë atë dhe kjo nuk konsiderohet mëkat.
Nëse gruaja i dhuron burrit diçka prej pasurisë së saj nga turpi, frika ose mashtrimi, atëherë ajo nuk lejohet të merret.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Në qoftë se dëshironi të merrni një grua në vend të një gruaje tjetër dhe njërës prej tyre i keni dhuruar më përpara një shumë të madhe, mos merrni prej saj asgjë. A do t’ia merrni atë pa të drejtë dhe në mënyrë mizore? Si mund t’ia merrni atë kur ju keni qënë të bashkuar me njëri-tjetrin (në një shtrat) dhe ato kanë marrë prej jush një premtim të fortë?” (En Nisa: 20-21).
Mehri është i obliguar t’i jepet gruas nga burri për ta kënaqur atë pasi burri konsiderohet përgjegjës për gruan e tij.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Burrat janë përgjegjës për gratë sepse Allahu i ka preferuar disa mbi disa të tjerë dhe sepse ata kanë shpenzuar nga pasuritë e tyre.” (En Nisa: 34).
Përveç kësaj, mehri është mjet për forcimin e lidhjes martesore dhe për realizimin e dashurisë dhe mëshirës në mes të bashkëshortëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here