Një shtëpi në fund të Xhennetit një shtëpi në mesin e Xhennetit një shtëpi në majen e Xhennetit.

0
164

Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka thene:
“Unë ia garantoj një shtëpi në fund të Xhennetit atij që e ndërpren polemikën, madje edhe nëse ka të drejtë dhe i garantoj shtëpi në mesin e Xhennetit atij që e braktisë gënjeshtrën, madje edhe nëse është për shaka, si dhe i garantoj një shtëpi në majen e Xhennetit atij që ka ahlak të mirë (mirësjellje)”.

(shënojnë Ebu Davudi dhe ed-Daija’, Sahihul-xhami’ 1464)

Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka thene:

“Ajo që do t’i shpiejë njerëzit më së shumti në Xhennet është devotshmëria ose ahlaku i mirë (mirësjellja), ndërsa ajo që më së shumti do t’i shpiejë në zjarr (Xhehennem) është gjuha dhe vendi i turpit’. (burimi i sipërtheksuar)

Në ahlakun e mirë (mirësjellje) bëjnë pjesë shumë gjëra, të cilat Aishja [radijall-llahu anha] i ka theksuar shkurtimisht kur e kishin pyetur lidhur me ahlakun (mirësjelljen) e Pejgamberit, [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem]:

“Ahlaku i tij (mirësjellja e tij) ka qenë Kur’ani”.

(Shënojnë Muslimi, Ahmedi dhe të tjerët)

Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], është shembulli ynë, të cilin All- llahu i Madhërishëm e lëvdon me fjalët e Tij:

“Vërtet, tije në një shkallë të lartë morali!” (El-Kalem: 4)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here