NDËRTIMI I QABËS DHE NDODHIA E GJYKIMIT

0
205

Kur Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte tridhjetë e pesë vjeç, kurejshët ven­dosën të ndërtojnë Ka’ben, e cila gjer atëherë ishte një grumbull gurësh në një truall pak sa të ngritur. Ishte e lartë nëntë arshin (6.30 m) që nga koha e Ismailit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Nuk kishte kulm, prandaj disa hajdutë e kishin vjedhur një arkë me ar, e cila gjendej asokohe brenda këtij grumbulli. Për shkak të tradi­tës dhe vlerës së madhe his­torike, si dhe nga themelet të cilat i ka vënë Ibrahimi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Ka’ben gjithnjë e kanë vizituar të gjithë kalimtarët e Mekës. Ndodhte që shumë prej tyre të merrnin me vete nga një copë dhë apo gur, si simbol shenj­tërie dhe bereqeti. Pesë vjet para pejgamberisë së Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Ka’ben e kaplon përmbytja pas shpërthimit të pendës Arem. Kurejshët u frikë-suan sepse Ka’bja ishte gati të rrënohej, prandaj vendo­sën ta rindër-tojnë duke i ruajtur themelet dhe vendin e saj të më­par­shëm. Vendosën që ta ndërtojnë vetëm me pasurinë e fituar në më­nyrë të nder-shme – pa përzierje të kamatës, ryshfetit, të hollave të vje­dhura dhe të plaçkitura. Ata frikësoheshin t’i rrëzojnë mbe­tu­rinat ekzis­tuese të Ka’bes. Këtë e filloi El-Velid b. Mugire El-Mah­zumi, e të tjerët pas tij pasi gjatë spastrimit këtij nuk i ndodhi asgjë e keqe. E rrëzuan gjer në themelet që i kishte ndërtuar Ibra­himi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. E përpiluan edhe planin e ndërtimit të Ka’bes. Çdo fisi i cak­tuan se sa gurë do të sillnin dhe cilën pjesë të murit do të ndër­tonin, kështu që të gjithë pjesëmarrës në ndërtim. E sollën një ndërtues romak, të quajtur Bakum, dhe ndërtimi shkonte sipas planit gjersa erdhi lartësia e vendit ku duhej vendosur Haxhe­rul-esvedin (Gurin e Zi). Çdo fis e konsideronte veten të privi­legjuar që këtë punë të ndershme ta bënte ndonjëri prej tyre. Grin­dja mes tyre zgjati katër apo pesë ditë dhe kanosej rreziku që të shpër­thente përleshje e përgjakshme rreth tempullit të Shenjtë, në tokën e Shenjtë. Në tërë këtë tollovi më i maturi ishte Ebu Umejje b. El-Mugire El-Mahzumi, i cili jep këtë propozim: personi i parë që paraqitet në dyert e Haremit të Ka’bes, le të vendoste dhe le ta zgjidhë këtë problem.

Allahu të Lartësuar ka dashur që ky person të jetë Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kur e panë, brohoritën: “El-Emini, El-Emini (ngase ishte i njohur me këtë ofiq, që në përkthim do të thotë: i besueshëm, besnik), jemi të kënaqur që ky të vendosë, ky është Muhammedi!”

Kur u afrua Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më afër, ata ia parashtruan çësht­jen dhe kërkuan zgjidhje nga ai. Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kishte zgjidhje: Ai kërkoi një copë pëlhurë, e shtriu në tokë dhe në mes vuri “gurin e Shenjtë”, pastaj u tha kryeparëve të fiseve të ngatërruara të afro­hen, të kapin nga një kind të pëlhurës dhe të gjithë së bashku ta ngre­në “gurin e Shenjtë” gjer te vendi ku do të vendosej ai. Pastaj, Resulu-llahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e mori atë me duart e veta dhe e vuri ku duhet. Me këtë veprim të mirë ishin të kënaqur të gjitha palët.

Kurejshëve u harxhohet pasuria e pastër, hallall për ndërtim, andaj nga ana veriore e ndërtuan murin me lartësi prej gjashtë arshi­nëve, sot i quajtur muri-Hatim apo muri i Gurit. Në këtë mur bënë derën dhe e ngritën nga toka që të mos mund të hyjë në Ka’be kush të dojë, por ve­tëm ai, të cilit i lejohet. Kur ndërtimi i Ka’bes arriti lartësinë pesëmbë­dhje­të arshin, e bënë plafonin të mbështetur në gjashtë shtylla. Me këtë ndërtim Ka’bja merr trajtën e vet katrore më përmasa përafërsisht të njëjta: Lartësia është përafërsisht pe­sëmbë­dhjetë metra, gjatësia e murit, në të cilin është Haxherul-es­vedi, është dhjetë metra, sikurse edhe muri tjetër kundruall këtij. Guri gjendet në lartësi prej 1,5 metra nga dyshemeja ku bëhet tavafi. Muri ballor, në të cilin gjendet dera, është i gjatë dymbë­dhjetë met­ra sikurse edhe ai kundruall tij. Dera e Ka’bes është vendosur dy metra në lartësi nga toka. Nga ana e jashtme Ka’ben e rrethon rrethi prej gurëve në lartësi njëzet e pesë centimetra e në gjerësi tri­dhjetë centimetra. Këto janë, në realitet, blloqe gurësh nga godina e parë, të ruajtura në këtë mënyrë.[1]

______________________________________

[1] Ibni Hisham: XII/192-197; Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 62, 63; Sahihu-l- Buhari: I/215; Historia e popujve islam: I/64, 65.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here