Nesër do të fillojë matja verore e kohës, duhet të zgjoheni më herët

0
525

Prej mëngjesit të hershëm të ditës së nesërme do të fillojë matja verore e kohës. Akrepat e orës duhet të lëvizin një orë para (prej orës 02 në 03), ndërsa matja e këtillë do të përfundojë më 29 tetor në orën 3 të natës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë se nesër do të duhet të “flemë një orë më pak”, por gjithsesi do t’i shijojmë ditët e gjata me diell. Matja verore e kohës në vendin tonë zbatohet me rregulloren e ish-Jugosllavisë në vitin 1983.

Në Maqedoni nuk është bërë hetim detajues për ndikimin e kohës verore, por sipas fakteve sipërfaqësore ka efekt pozitiv.