NËSE TË VDESIN DY FËMIJË ÇFAR NDODHË?

NËSE TË VDESIN DY FËMIJË ÇFAR NDODHË?

Kujt i kanë vdekur dy fëmijë ose tre:

Nga Ebu Seaidi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Erdhi një grua tek i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut! Në tërësi janë vetëm burrat ata që tubohen me ty. Na cakto dhe ne një ditë që të vimë në të e të na mësosh nga çfarë të ka mësuar Allahu. U tha: “Tubohuni në filan ditë në filan vend.” U tubuan dhe i Dërguari i Allahut shkoi t’u mësonte nga çfarë e kish mësuar me të Allahu. Pastaj tha: “Nuk ka prej jush ndonjë grua që t’i kenë shkuar (vdekur) tre nga fëmijët e saj vetëm se e janë për të pengesë nga Zjarri.” Një grua prej tyre tha: O i Dërguar i Allahut po dy? Tha: E përsëriti (gruaja) së dyti. Pas kësaj (Profeti) tha: Edhe dy, edhe dy, edhe dy” . Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Nuk i vdesin dikujt prej muslimanëve tre prej fëmijëve e ta prek zjarri përveç konkretizimit të premtimit” .

Hadith