VLERA E MËSIMIT TË KURANIT PËRMENDËSH?

VLERA E MËSIMIT TË KURANIT PËRMENDËSH?

Mësimi përmendësh i tërë Kuranit dhe mirësia e disa prej kaptinave:

Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -:

“Kush nuk ka brenda tij diçka prej Kuranit është si shtëpia e rrënuar” .

Në mirësinë e mësimit të disa kaptinave janë transmetuar sa në vijim:

Lidhur me mësimin e fillimit të kaptinës “Kehf” i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Kush mëson përmendësh dhjetë citate (ajete)

nga fillimi i kaptinës “Kehf” mbrohet prej Dexhalit” Allahu na mbrojtë ne dhe ju nga e keqja e tij.

Në mirësinë e kaptinës “Mulk” i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Një kaptinë në Kuran, që ka tridhjetë citate (ajete) ka ndërmjetësuar për poseduesin e saj ashtu që ai ka fituar faljen” .

Lidhur me mirësinë e leximit të “Ajetul Kursi” para gjumit vjen çfarë ka përmendur Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – në hadithin e ruajtjes se zekatit të Ramazanit: “Kur të shtrihesh në shtratin tënd lexoje ‘Ajetul Kursi-Allahu la Ilahe il Huel Haj-jul Kajum’ deri sa ta mbarosh, kështu do të mbeten tek ty nga Allahu mbrojtës e s’të afrohet asnjë shejtan derisa të gdhihesh” .

Nga Ibn Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush lexon dy citatet (ajetet) e fundit të kaptinës ‘Bekare’ në një natë atij do t’i mjaftojnë (emene rasulu bima unzile ilejhi min rabihi uel muminune” .

LIBRI Furnizimi më i mirë

Hakem bin Adil bin Hasen Zumu Nuejriu el Akili