CILI ËSHTË PARIMI I TRETË I FESË?

0
236

PARIMI I TRETË

Njohja e të Dërguarit tuaj, Muhamedit alejhis selam

Ai është Muhammedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdulmutalibit, i biri i Hashimit. Hashimi është prej fisit Kurejsh, Kurejshët janë arabë, e arabët janë prej pasardhësve të Ismailit , birit të Ibrahim Halilit , paqja e shpëtimi i Zotit qoftë për të dhe për të Dërguarin tonë. Ka jetuar 63 vite, prej tyre 40 vite para dërgimit dhe 23 vjet si i dërguar (nebij dhe resul ). U shpall i dërguar, Nebij, me fjalën “Lexo”, e u shpall i dërguar, Resul, me kaptinën “El Muddethir”. Vendlindja e tij është Mekka, ku e dërgoi Allahu për të tërhequr vërejtjen nga shirku dhe të thërrasë në Teuhid. Argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

“O ti (Muhamed) i mbështjellë. Ngrihu dhe tërhiq vërejtjen. Dhe Zotin tënd madhëro. Dhe rrobat e tua i pastro. Dhe larg nga idhujt qëndro! Dhe mos jep gjë me qëllim që të kesh më shumë. Dhe ji i duruar për Hir të Zotit tënd ”.

Domethënia e ajeteve-

“Ngrihu dhe tërhiq vërejtjen”: tërhiq vërejtjen nga shirku dhe thërrit në Teuhid.

“Dhe Zotin tënd madhëro”: madhëroje me Teuhid.

“Dhe rrobat e tua i pastro”: pastro veprat e tua prej shirkut.

“Dhe larg nga idhujt (Er ruxhze) qëndro”: Er ruxhz janë idhujt, e largimi nga ata është largimi prej tyre dhe ithtarëve të tyre dhe armiqësia e tyre dhe ithtarëve të tyre.

Duke u bazuar në këtë, bëri thirrje në Tevhid dhjetë vite e pas dhjetë vitesh u ngrit në qiell dhe iu bë detyrë falja e pesë namazeve. I ka falur namazet në Mekke tre vjet, e pastaj u urdhërua të shpërngulej në Medine. Shpërngulja (hixhreti) është kalimi prej vendit të shirkut në vendin e Islamit dhe shpërngulja është obligim për këtë popull , prej vendit të shirkut në vendin e Islamit, dhe do të vazhdojë deri kur të bëhet Kijameti. Argument për këtë është fjala e të Lartësuarit:

“Sigurisht për ata të cilët melekët i marrin në vdekje ndërkohë që po i bënin padrejtësi vetvetes së tyre (duke qëndruar me jobesimtarët, në një kohë kur shpërngulja ishte e detyrueshme), ata (melekët) u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” (Melekët) U thonë: “A nuk ishte toka e Allahut e gjerë dhe e mjaftueshme për ju për t’u shpërngulur në të?” Njerëz të tillë do ta gjejnë vendbanimin e tyre në Xhehenem. Sa përfundim i keq! Përveç të dobtëve, burra, gra dhe fëmijë të cilët nuk mund të mendojnë ndonjë rrugëdalje dhe nuk janë në gjendje të drejtohen në rrugën e tyre. Për këta ka shpresë se Allahu do t’i falë. Dhe Allahu është kurdoherë Falës, gjithnjë Falës i Madh ”.

“O robërit e Mi që më besoni! Vërtetë që toka Ime është e gjërë. Më adhuroni pra vetëm Mua ”.

Thotë Begaviu, Allahu e mëshiroftë: “Shkaku i zbritjes së këtij ajeti janë muslimanët që ende nuk ishin shpërngulur nga Mekka. Allahu i ftoi ata në emër të besimit”.

Argumenti i shpërnguljes nga Sunneti është fjala e tij (Muhamedit), sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Nuk ndërprehet shpërngulja, derisa të ndërprehet pendimi, e nuk ndërprehet pendimi derisa të lind dielli nga perëndimi”.

Pasi u vendos në Medine u urdhërua me ligjet e tjera të Islamit siç janë: Zekati, Agjërimi, Haxhi, ezani, Xhihadi, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e të tjera nga ligjet e Islamit dhe pas dhjetë vitesh vdiq, Allahu e begatoftë . Mbeti feja e tij, e nuk la të mirë e që nuk e udhëzoi popullin në të, e nuk la të keqe e që nuk tërhoqi vërejtjen prej saj. E mira në të cilën udhëzoi është: besimi në një Zot (Tevhidi) dhe çdo gjë që Ai e don dhe është i kënaqur me të. E e keqja nga e cila na tërhoqi vërejtjen është: Shirku dhe çdo gjë që e urren Allahu dhe e refuzon. E dërgoi Allahu tek të gjithë njerëzit dhe e obligoi respektin për të për të dy grupimet: njerëzit dhe xhindët. Argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

“Thuaj (O Muhamed): “O njerëz! Vërtetë që unë jam sjellë tek ju të gjithë si i Dërguar i Allahut” ”. E plotësoi Allahu me të Fenë, e argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

“Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe ”.

Argument për vdekjen e tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është Fjala e të Lartësuarit:

“Sigurisht që ti (Muhamed) do të vdesësh dhe padyshim që edhe ata do të vdesin, pastaj Ditën e Ringjalljes para Zotit tuaj ju do të haheni e do të kundërshtoheni mes njëri tjetrit ”.

E të gjithë njerëzit pas vdekjes do të ringjallen e argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

“Prej saj (tokës) Ne ju kemi krijuar, dhe në të do t’ju kthejmë ju, dhe prej saj Ne do t’ju nxjerrim ju përsëri edhe njëherë tjetër ”.

“Dhe Allahu ju ka nxjerrë (nga dheu) i tokës? Pastaj Ai do t’ju kthejë në të dhe do t’ju nxjerrë prej saj (në ditën e Kijametit) ”.

Pas ringjalljes merren në llogari dhe shpërblehen në bazë të veprave të tyre. Argument është Fjala e të Lartësuarit:

“Dhe Allahut i përkasin ç’është në qiej dhe gjithë ç’është në tokë, që Ai t’i shpërblejë ata që bëjnë të keqen me atë që ata kanë bërë dhe që Ai t’i shpërblejë ata që bëjnë të mirën me më të mirën ”. E ai që e mohon ringjalljen është qafir, e argument këtë është Fjala e të Lartësuarit:

“Pretendojnë ata që nuk besuan se ata nuk do të ringjallen më kurrë. Thuaju: “Po! Për Zotin tim! Ju pa asnjë dyshim do të ringjalleni, pastaj ju do të njoftoheni për çfarë punuat dhe kjo është mjaft e lehtë për Allahun” ”.

Të gjithë pejgamberët i ka dërguar për të përgëzuar dhe për të paralajmëruar dënimin, e argument është Fjala e të Lartësuarit:

“Të Dërguar si përgëzues dhe si paralajmërues në mënyrë që njerëzimi të mos ketë më arsye për t’u shfajësuar ndaj Allahut pas të Dërguarve ”. E i pari prej tyre është Nuhi alejhis selam, e i fundit është Muhamedi s,al-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e ai është vula e të gjithë pejgamberëve, e argument se i pari është Nuhi është Fjala e të Lartësuarit:

“Vërtetë Ne të kemi frymëzuar ty, siç frymëzuam Nuhin dhe Pejgamberët pas tij ”. Çdo populli Allahu i dërgoi pejgamber, prej Nuhit e deri te Muhamedi, që t’i urdhërojnë ata ta adhurojnë vetëm Allahun Një dhe t’i ndalojnë nga adhurimi i tagutëve . Argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

“Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo popull të Dërguar (duke shpallur): Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni e rrini larg Tagutit ”. Allahu e obligoi për të gjithë robërit e Tij mohimin e Tagutit dhe besimin në Allahun. Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Domethënia e fjalës Tagut është çdo gjë që robi e kalon me të kufirin e të adhuruarit, të pasuarit dhe të respektuarit. Tagutët janë shumë por kryesorë janë pesë: Iblisi, Allahu e mallkoftë; ai që adhurohet e është i kënaqur me të; ai që i thërret njerëzit që ta adhurojnë; ai që pretendon se e din Diturinë e Fshehtë dhe ai që sundon e gjykon me ligj tjetër nga ai që e zbriti Allahu”. Argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

“Nuk ka asnjë detyrim në fe . Vërtetë, Rruga e Drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar. Kushdo që mohon Tagutin dhe beson në Allahun është kapur për mbajtësin më të sigurtë që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri ”.

Kjo është domethënia e fjalës La ilahe il-lall-llah. Thuhet në hadith: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e tij është namazi e kulmi i tij Lufta në Rrugën e Allahut (Xhihadi) ”.

LIBRI Tre parimet dhe argumentet e tyre

MUHAMED ETTEMIMIJ RAHIMEHULLUAH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here