Nëse dikush e di që mund të dëmtojë veten dhe të tjerët me syrin e keq, ai duhet ta largojë këtë ndikim të keq, duke u lutur

0
217

Nëse dikush e di që mund të dëmtojë veten dhe të tjerët me syrin e keq, ai duhet ta largojë këtë ndikim të keq, duke u lutur: “Allahume, barik alejhi!” (O Allah, begatoje atë dhe shtoja të mirat!). Kështu e këshilloi Pejgamberi (s.a.u.s.) Amir ibn Rabian kur ai mori mësysh Sehl ibn Hunejfin: “Pse nuk u lute për begati për të (duke thënë: „Tebarekallah!‟)?” Mund të thuash gjithashtu: “Ma‟shallah, la kuuete il-la bil-lah!” (Çfarë dëshiron Allahu bëhet. Nuk ka forcë tjetër, por veçse me ndihmën e Allahut!) Hisham ibn Urve përcjell se i ati, sa herë që shihte ndonjë gjë që i pëlqente apo kur hynte në ndonjë kopsht të bukur dhe të begatshëm, thoshte: “Ma‟shallah, la kuuete il-la bil-lah!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here