NËNA EDHE NË LUTJE E HARRON VETVETEN, SEPSE ËSHTË E ZËNË DUKE U LUTUR PËR FËMIJËT E SAJ

0
253

Një grua plakë e flokëthinjur hyri në një barnatore dhe e pyeti farmacisten: „Bijë, a keni diçka për flokët e thinjura?!“

Farmacistja ju përgjigj me mirësjellje: “Po, si nuk kemi zonjë, për flokët e thinjura kemi respekt të thellë.”

Është thënë: “Të vdekurit janë të bllokuar në varret e tyre dhe pendohen për atë që ju ka kaluar. Të gjallët janë të robëruar nga dynjaja dhe mbytën pas asaj për të cilën ata në varreza pendohen. Kështu, as të vdekurit nuk mund të kthehen për ta ndrequr atë që e kanë prishur, e as të gjallët nuk po marrin mësim nga kjo.”

Mund të jetoni në pallat, por që jetën ta keni të ngushtë. Dhe, mund të jetoni në kasollë të rrënuar ose në shpellë, por që Allahu t’ua zgjerojë gjoksin dhe të jeni të lumtur.

Mund të keni shumë vëllezër dhe miq, e të jeni të vetmuar, por edhe
mund të jeni të vetëm, por rreth vetes të keni shumë vëllezër dhe miq.

Ndonjëherë i shohësh sesi të fyejnë miqt dhe ta punojnë pas shpine, ndërsa ndonjëherë i shohësh armiqt duke ta shpëtuar jetën.
Ndonjëherë i shohësh të pasurit duke u marrë me ryshfet dhe korrupsion, ndërsa të varfrit duke dhënë sadakë. Prandaj kjo botë edhe quhet dynja.

Është thënë: “Nëna është e vetmja krijesë e cila edhe në lutje e harron vetveten dhe nevojat e saj, sepse është e zënë duke bërë lutje për fëmijët e saj.”

Ishte pyetur një njeri i urtë: “Pse i bën bamirësi atij që të bën keq ty?“ Ai ishte përgjigjur: “Sepse unë me bamirësinë time e bëj jetën e tij më të mirë, ditën time më të bukur, parimet e mia më të forta, kurse zemrën time dhe shpirtin tim i bëj më të pastër.”

Ka thënë Aliu r.a.: “Pesë gjëra njihen nga pesë të tjera: Pema nga frytet e saj, gruaja kur mbetet pa burrë, miku në vështirësi, besimtari gjatë sprovave dhe njeriu fisnik në nevojë!”

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here