Home Zgjodhëm për ju. Në rast se të frikëson diçka – si të veprosh ?

Në rast se të frikëson diçka – si të veprosh ?

Nga Tirmidhiu sillet një transmetim i Amër ibn Shuajbit, që përcjell nga i ati, e ky nga gjyshi, që tregon se Pejgamberi (s.a.u.s.)
u mësonte sahabëve këto fjalë, që t‟i thonin në rast se i frikësonte diçka: “Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-meh, min gadabihi ue ikabih, ue sherri ibadih, ue min hemezatish-shejatin! Ue eudhu bike Rabbi ejjahdurun!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përkryera të Allahut, prej zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, prej sherrit të robërve të Tij dhe prej pëshpëritjeve (nxitëse) të shejtanëve! Unë kërkoj mbrojtje dhe strehim tek Ti, o Zoti im, nga prania e tyre!) Abdullah ibn Omeri ua mësonte këto fjalë fëmijëve të tij, madje edhe i shkruante ato për ata që nuk mund t‟i mësonin përmendësh. Nuk ka dyshim se fjalë të tilla janë efikase dhe të përshtatshme për të larguar çdo lloj të keqeje.

Previous articleÇfarë e prish abdesin?
Next articlePër Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më e butë sesa kjo