Home Zgjodhëm për ju. Për Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më...

Për Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më e butë sesa kjo

Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) përcjell prej Ibn Shihabit, ky prej Umameh ibn Sehl ibn Hunejfit, që tregon: “Amir ibn Rabiah, kur pa njëherë Sehl ibn Hunejfin duke u larë, tha: “Për Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më e butë sesa kjo!” Menjëherë pas kësaj, Sehli ra përdhe. Atëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) i shkoi Amirit dhe, me zemërim e një ton qortues, i tha: “Përse ndonjëri prej jush e vret vëllain e vet?! Pse nuk u lute për begati për të (duke thënë: Barekall-llah!)? Shko lahu tani për të!” E kështu, Amiri lau fytyrën, të dyja duart, dy llërët, dy gjunjët, dy këmbët dhe pjesën e brendshme të izarit të tij në një enë. Pastaj e lagu Sehlin me këtë ujë, dhe ai vazhdoi jetën së bashku me njerëzit e tjerë.”2

Previous articleNë rast se të frikëson diçka – si të veprosh ?
Next articleAsnjë sëmundje ngjitëse nuk merret e nuk përhapet pa Lejen e Allahut