Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Peje, dr. Ali Berisha, dhe ai i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Dede Hajdaraj, kanë nënshkruar sot koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 3 nëntorit.
Të prirë nga përcaktimet e përbashkëte politike të djathta dhe forcimin e mëtejmë të partneritet në mes të dy subjekteve politike; duke u bazuar në orientime programore, që ne thelb kanë fuqizim e vlerave demokratike të përkushtuar në mbrojtje dhe provim të idealeve të lirisë demokracisë dhe zhvillimit të vendit duke pasur në konsideratë vizionin e një shoqërie të hapur dhe prosperuese, si dhe duke u bazuar në praktikat e mira të bashkëpunimit të ndërsjellët në mes dy partive, AAK dhe PSHDK lidhin marrëveshje bashkëpunimi, sipas të cilës ato do të garojnë ndaras, me listat të veçanta për kandidate për asamblenë komunale, ndërsa, ndërsa dalin me kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Pejës.