NË NDIHMË TË PROFETIT TË ZGJEDHUR

0
163

Allahun e Madhëruar e falënderoj, kurse paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.

Disa revista dhe mjete te tjera të informimit kanë shpërndarë lajme të dhimbshme e të mallkuara, që mund të rrjedhin vetëm nga armiqtë e djallëzuar të Islamit dhe të Pejgamberit të Islamit[1].

Ato sjellje përmbajnë shpifje ndaj Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shtrembërim të misionit të tij nga persona apo edhe organizata të krishtera ziliqare si dhe nga disa gazetarë djallëzorë e të dalldisur, si ata që shkruajnë për gazete daneze “Jilands-Posten”. Shkruesit e saj përqeshën krijesën më të mirë të njerëzimit dhe më të shquarin nga të Dërguarit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ndërkohë që toka nuk njeh njeri me moral më të lartë, njeri më të drejtë e më bujar, nuk njeh as mision me të kompletuar dhe më përfshirës, as më të drejtë e as më të mëshirshëm se misioni i tij.

Kjo shpallje përmban besimin në të gjithë Pejgamberët që ishin para tij, duke i respektuar dhe duke i mbrojtur nga shpifjet, duke mbrojtur historinë e vërtetë të tyre, përfshirë edhe Musain dhe Isain alejhimu selam.

Kështu, kushdo që refuzon Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe flet për të në mënyrë përçmuese, ka mohuar të gjithë Pejgamberët dhe ua ka ulur vlerat atyre.

Së voni, disa kopukë të paqytetëruar janë tallur me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke vizatuar karikatura të ndryshme; dymbëdhjetë vizatime të neveritshme, njëra prej tyre paraqet Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me një turban që përngjan me një bombë, mbi kokën e tij.

U themi këtyre kriminelëve dhe përkrahësve inatçinj të tyre në Evropë dhe në Amerikë se po akuzoni të tjerët për krimet tuaja!

Le të dihet se as Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, as pasuesit e tij të drejtë, as ndonjë nga shokët e tij të ndershëm kurrë nuk kanë krijuar fabrika armësh, madje as fabrika për mjetet luftarake më primitive, si shpata e shtiza, lëre më bomba atomike, raketa me rreze të gjatë veprimi apo ndonjë armë tjetër të shkatërrimit në masë.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka ndërtuar as një fabrikë të vetme armësh, kurrë. Madje, ai u dërgua si mëshirë për mbarë krijimin, për të udhëzuar gjithë njerëzimin drejt lumturisë në dunja (jetën e kësaj bote) dhe në ahiret (botë tjetër), në mënyrë që t’i përmbushin detyrat e tyre ndaj Krijuesit, sepse është Ai i Cili i krijoi për ta adhuruar vetëm Atë. Atëherë, kushdo që e kundërshton këtë, ai është një kriminel i cili meriton dënimin në dunja dhe në ahiret, nga Zoti i gjithësisë, Krijuesi i këtij universi dhe zotërues i tij.

Sa u përket juve, o perëndimorë, që pohoni se jeni të qytetëruar, ju keni kushtetuta dhe ligje që shkatërrojnë moralin dhe që lejojnë të gjitha llojet e akteve të ndaluara, si kurvërinë dhe homoseksualizmin si edhe kamatën që shkatërron ekonominë e popujve të tërë, lejimin e ngrënies së kafshëve që nuk theren si duhet dhe produktet e derrit, të cilat bëjnë që përdoruesi i saj të mos ketë zili për moral, saqë burrit nuk i mbetet xhelozi për gruan e vet, për motrën e vet apo për vajzën e vet, e cila kurvëron apo formon shoqëri intime me kë të dojë. Këto janë disa nga mjetet që çojnë në shkatërrim, të cilat janë ndaluar në të gjitha shpalljet pejgamberike.

Sa u përket bombave dhe mjeteve të tjera shkatërruese, si aeroplanë luftarakë, tanke, raketa me rreze të gjatë veprimi, jeni ju ata që i keni konstruktuar dhe prodhuar ato, me mendjet tuaja djallëzore që mendojnë vetëm për shkelje, armiqësi, padrejtësi, dhunime, tirani, okupime të racave të tëra njerëzish dhe robërimin e tyre për derdhjen e gjakut të tyre dhe uzurpimin e pasurive të tyre natyrore. Ju mendoni vetëm për shkatërrimin e atyre që ju kundërshtojnë në rrugën e synimeve tuaja lakmitare, shkeljeve tuaja dhe përhapjes së urrejtjes. E gjithë kjo në emër të qytetërimit, të drejtave të njeriut, lirisë dhe drejtësisë!

Të gjithë njerëzit e mençur janë në dijeni për gjendjen tuaj. Historia juaj e errët është e mbushur me akte të paqytetëruara e terroriste, një histori e shënuar jo në favor tuajin, nga armiqtë dhe miqtë tuaj, të gjithë.

Kush nuk di për këtë, le të lexojë rreth historisë suaj dhe pushtimeve që u keni bërë popujve të shumtë apo së paku të mësojë për historinë dhe rezultatet e tmerrshme të dy luftërave tuaja botërore. Numri i të vrarëve në Luftën e Parë Botërore në Evropë arriti në më shumë se 10 milionë, që ishin ajka e rinisë së atij kontinenti. Më shumë se dyfishi i këtij numri kanë pësuar dëmtime, saqë janë paralizuar apo edhe kanë mbetur të sëmurë deri në fund të jetës së tyre (Referoju “Historia bashkëkohore – Evropa, nga revolucioni francez deri në Luftën e Dytë Botërore (faqe 505)”.

Numri i të vrarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore arriti në 17 milionë ushtarë, krahas 18 milionë civilëve që u vranë brenda 5 viteve e gjysmë. Disa ekspertë vlerësuan se vetëm shpenzimet ushtarake kapën vlerën e 1100 miliardë dollarëve, ndërsa humbjet, të cilat i mori pas vete lufta, kapën vlerën e 2100 miliardë dollarëve! Veç kësaj janë edhe shifrat e qyteteve të shkatërruara, tokat e djegura, bujqësia e përmbytur dhe plantacionet që ndërprenë punën, të mos përmendim numrin e bagëtive që u vranë apo humbën (“Lufta e Dytë Botërore”, nga Ramadan Land, faqe 448-449).

Bomba e Hiroshimës

Autori i librit “Lufta e Dytë Botërore” në faqet 446-447 thotë: “Ndoshta është me vend të ndalemi pak edhe tek bomba e parë bërthamore. Le të përcjellim atë që është raportuar drejtpërdrejt nga një japonez, në intervistën me Marsel Xhunod, një përfaqësues i Kryqit të Kuq, që flet rreth realitetit të këtij shpërthimi trishtues. Ai tha: “… Papritur, u shfaqën në qiell këto drita intensive, me ngjyrë roze të çelët, të turbulluar, shoqëruar nga një dridhje jo e natyrshme. Kjo menjëherë u pasua nga një valë e nxehtë asfiksuese dhe erëra të forta, që shkatërronin çdo send para vetes!

Brenda vetëm disa sekondash u dogjën për së gjalli mijëra njerëz, të cilët ishin duke lëvizur nëpër rrugë apo të ulur nëpër rrugët kryesore. Shumica e tyre u vranë nga nxehtësia e madhe, e cila u shpërnda kudo, ndërsa të tjerët mbetën duke piskatur nga dhembja, me djegie nëpër trupa. Muret e ndërtesave, shtëpitë, fabrikat dhe objektet e tjera, të gjitha u shkatërruan plotësisht, u hodhën në erë, në një shakullinë të kobshme. Tramvajet u shkulën sikur të mos kishin peshë fare. Trenat u ngritën, së bashku me shinat e tyre, sikur të ishin një grumbull lodra fëmijësh. Kuajt, qentë dhe të gjitha bagëtitë e pësuan si njerëzit. Çdo send i gjallë humbi jetën në një gjendje të dhimbshme, që nuk kam mundësi ta përshkruaj. Lisat u gllabëruan nga zjarri, fushat e orizit humbën gjelbërimin e tyre dhe fermat u dogjën e kërcitën siç digjet kashta.

Sa i përket rrethinës që i iku vdekjes së menjëhershme: shtëpitë u shkatërruan dhe mbetën vetëm shtyllat, mes tullave dhe themeleve të gurta. U shkatërrua çdo send sikur të ishin shtëpi prej kartoni, në një diametër prej 10 kilometrash. Një pakicë njerëzish që arritën të strehoheshin disi, vdiqën nga rrezatimi gama, brenda 20 deri 30 ditësh. Aty nga mbrëmja, në ditën e shpërthimit, flaka u dobësua dhe më pas u shua, duke mos pasur asgjë që do ta mbante të ndezur. Hiroshima më nuk ekzistonte”.

Këto janë disa nga pikat e referimit të qytetërimit tuaj, për të cilin ju këndoni dhe me të cilin mburreni dhe bëheni të pafytyrë ndaj Islamit dhe të Dërguarit të Islamit. Megjithëkëtë, ju i vazhdoni të gjitha llojet e shkeljes dhe prishjes dhe nuk pushoni së zbuluari forma të reja armësh të shkatërrimit në masë. Kjo, pasha Allahun, është kufiri më i skajshëm i sjelljeve të egra dhe shtazarake. “A mendon ti se shumica e tyre, madje, dëgjojnë apo përdorin mendjet e tyre? Ata nuk janë ndryshe, por vetëm si kafshë, bile, janë edhe më të humbur se kjo.” (Furkan: 44)

Atëherë, kurorëzohuni me bombat tuaja, edhe me atë të Hiroshimës dhe të ngjashme me të, dhe kurorëzoni me to udhëheqësit tuaj. Konsiderojini të gjitha armët e shkatërrimit në masë si çatallë dhe kthetra, të cilat i përdorni në gjuajtjen që ua bëni kafshëve të egra dhe gjithë njerëzimit.

“E ata që bëjnë zullum, do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkatërron ata.” (Esh-Shuara: 227).

Përshtati: Unejs MURATI
____________________________________________________________________________________________

[1] Kjo temë është shkruar para disa vitesh, kur disa gazeta daneze dhe evropiane botuan karikaturat fyese ndaj Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Fyerjet e tilla u përsëritën edhe tani me publikimin e filmit “Pafajësia e muslimanëve”, andaj e pashë të arsyeshme t’ia përkujtoja lexuesit me këtë shkrim, edhe pse rastet janë të ndryshme për nga koha dhe mënyra, megjithatë qëllimi i fëlliqur i tyre është i njëjtë. Allahu na ruajttë nga këta terroristë perëndimorë! (sh.p).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here