Ne Medine Heshtje,Ne Medine vetmi, Ne Medine…

0
283

images1

Ishte një atmosferë e bezdisshme

sikur nga askush nuk del asnjë zë, me dyert e shtëpive te mbyllura ku askush nuk dhuronte asnjë buzëqeshje, një vajtim ne qetësi kishte kapluar Medinën.

Bilalli me nuk e thërret ezanin !

Bilali r.a ishte njeri nder sahabet qe  e përjetoj me se veshtir vdekjen e pejgamberi alejhi selam, sa qe mendonte te largohej edhe nga Medina pas vdekjes se pejgamberit alejhi selam.

Bilalli askush se dallonte por edhe Bilalli nuk donte ta dallonte kush sa qe nga mërzia e vetmia e kishte tretur veten e tij dhe shkonte drejt shuarjes se frymës se tij.

Atë te vetmen qe e bënte ishte te ecte rreth xhamisë se pejgamberi kur ecte neper hapat qe ecte i dërguari, dhe vetmohej ne një qoshe ku lotët ishin pjese te tij.

Me tu informuar Ebu Bekri r.a  morri rrugën për ta gjetur Bilallin r.a, u merakos i sinqerti i pejgamberit alejhi selam sa qe me hapat  e tij dukej se po vraponte. Dhe lëshoj zërin e tij  o myezini i dërguarit te Allahut, o i ziu qe ke vlerë ku je ?

Me te pare Ebu Bekri  Bilallin  qe ishte ulur mbi një gur dhe qe ishte lodhur nga lotët qe qante ju afrua atij dhe ja vendosi duart mbi supe duke i thëne o myezini i te dërguarit te Allahut o zotëria i muezinave, ti, ti çka po bën o Bilall, Bilall nëse ti e bën këtë dhe ne te bëjmë kështu atëherë çka do behet, çohu i Bilall çohu…

Me te dëgjuar Bilalli këto fjale u çua menjëherë ne kemb dhe e dinte se nuk ishte i vetmi ai qe mërzitej sepse para tij tani ishte një i dashur prej te dashurve te Allahut dhe prej te sinqertëve.

Bilalli u dridhte nga kapja e dorës se Ebu Bekrit dhe ra ne toke duke vajtuar ku vajtimi i tij i kaploj lagjet e Medinës, Ebu Bekrit qe e mbante për rroba i tha me lësho o Ebu Beker.

Medina me është bere si gropë shiko se sa here aty prek me dhemb shpirti im zëri me dridhet nuk mund te bej hapin ne toke sepse aty ku e bej me duket qe po hapet një gropë dhe po vdes unë. Me vjen shume rend kur unë jam mbi toke e i dërguari i Allahut nen te, mu largo o Ebu Beker mu largo.

Bilalli kemb zbathur vraponte rrugëve te Medinës duke qajtur nuk e fshihte me heshtjen e tij, Kush e shihte atë duke qajtur ju dukej sikur bubullima qe vetonte ne qiell te qajturit e tij.

Ishte bere mbrëmje Bilalli po pregaditej do te bënte hixhret dhe e dinte qe ne momentin qe do niset për hixhret nuk do te kthehej mbrapa me . Por para se te shkonte fshehtas vendosi ta vizitoj varrin e te dërguarit alejhi selam, por ishte nder sahabet qe nuk  e gjente guximin te afrohej me shume.

Dashuria për te ishte aq e thelle dhe aq e bute sa qe shpesh thoshte këto fjale duke qajtur kur i dridhej zëri; brenga ime ishte bere breng e jotja, edhe pse trupi im ka tendencë te ik nga këtu, por te emigruar ne veten tende, i humbur ne një atmosferë qe nuk e kupton as lëkura ime  e zeze, qe kur erdhe ti ne jetën time mu ndryshua edhe atmosfera e jetës, ra shi qe ta pastroj shpirtin tim qe te reflektoj ne ngjyrën time… Ti erdhe dhe unë nuk mbeta shërbëtor por u bëra i lire, e tash si te duroj unë mungesën tende..

Duke i fshirë lotët një nga një fshehtas u largua nga aty,  ne  errësirën e natës nga Medina.

Qielli me nuk e dëgjonte zërin e Bilallit prandaj aq dukej i vetmuar dhe i heshtur sa qe Medineja dukej shume jetim .

Kaluan vite te tera dhe nuk merrej asnjë lajm për te…  aty këtu ndonjë lajm vinte për te por mbetej sekreti ne mes lajmit dhe te vërtetës.

Prap se prap ishte një sahabe qe edhe pse ishte ne gurbet nuk e harroj shërbimin e tij dhe thirrjen e tij.

Dhe një dite kur i hapi sytë Bilalli e kuptoj qe kishte përfunduar hixhreti i tij ku pa ne ender një thirrje e ishte kjo thirrje nga me i dashuri i tij “ A nuk do me vizitosh mua o Bilall”.

Bilalli i cili u zgjua duke qajtur për ender qe kishte pare, morri rrugën e udhëtimit.

Kur një nga mëngjeset hyri ne qytetin e Medinës u ul ne një gurë dhe mendonte duke i rreshtuar rreshtat me te bukur  dhe morri një frymarrje te thelle dhe tha “ o qiell qe te kam ndaluar zërin tim dhe o Medine e shkret hixhreti im përfundoj, përfundoj qe ta takoj sulltanin tim.

Dhe tash Bilalli ishte ne rrugët e Medinës duke ecur torba e tij i ra ne toke dhe pa shtepit qe dikur i kishte len, qe i shikonte me mall dyert e shtëpive.

Dhe beri hapin e pare për te hyre ne to, malli për te sa duhej te shuhej atij ju shtua, një kalimtar pasi kaloj dhe e pa Bilallin qe ishte shtrirë .  E kapi atë dhe i tha mirëserdhe o Bilall dhe Bilalli u gjuajt ne përqafim te tij dhe qante aq shume sa qe duart e zeza te tij u lagen shume duke i fshi lotët.

Bilalli priti ezanin e sabahut aty dhe sahabet ju drejtuan e Bilall erdhi koha e ezanit na thirr, kur ata insistuan ai ja nisi qe ta thirr ezanin, kur medinasit dëgjuan zërin e tij  nuk mbeti burrë dhe grua dhe fëmije qe nuk ju përgjigje  te gjithë qanin  se valle a u kthye koha e te dërguarit.

Por Bilalli e ndërpreu ezanin papritmas kur erdhi tek fjala “Eshedu enne Muhammeden resulullah” nuk mund te vazhdonte dhe ta u zhyte ne lotët e tij prap edhe pse donte ta përfundonte ezanin  dorën e tij e afroj tek zemra e tij por nuk mundi u dorëzua Bilalli para dashurisë qe ndjente ndaj te dërguarit, ra ne toke dhe qante sikur një fëmijë , medinasit e përcillnin lotët e Bilallit.

Aq shume e kishte prekur Bilallin kjo sa qe e ndaloj zërin e tij, atij vendi e ndaloj  ezanin e tij.

Fatma Z. Korkmaz

https://www.facebook.com/fatmazehra.korkmaz.927

https://twitter.com/FatmaZehrakrkmz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here