Home ARTIKUJ Fillim i mbrapsht i pushtetit në Viti

Fillim i mbrapsht i pushtetit në Viti

Këto ditë pushteti lokal në Viti ka marrë vendim për ndërprerjen e mbulimit të shpenzimeve të varrimit. Ky vendimi i komunës së Vitisë për ndërprerjen e mbulimit të shpenzimeve për nevojat e varrimit është skandaloz…
MAIFA E LDK-se ne Viti
MAFIA E LDK-se ne Viti

Nga Arton Musliu –

Stuhia e ndryshimit te pushteteve lokale gjithandej nëpër Kosovë, në zgjedhjet e fundit lokale, përfshiu edhe komunën e Vitisë. Kjo për faktin se qytetarët kanë vendosur për këtë ndryshim, ndryshim i cili është mundësuar me shpresën se do të përmirësohet, e para së gjithash do të lehtësohet jeta e përditshme e tyre. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.
Sepse fundja verdikti i popullit është suprem dhe sovran dhe si i tillë është i padiskutueshëm. Mirëpo çka ka bërë qeveria lokale në Viti, prej kur është ndërruar pushteti, në mënyrë që sadopak të shihet dhe të etablohet një përkushtim serioz në drejtim të lehtësimit të jetës së qytetarëve të komunës së Vitisë?! Dihet qartë se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet sot një familje e rëndomtë e qytetit tonë, e dihet se shumica e familjeve kanë një gjendje jo të mirë ekonomike sa që nuk kanë mundësi t`i mbulojnë as obligimet elementare të nevojshme, është i natyrës së mbijetesës. Përkitazi me këtë komuna e Vitisë, si pushtet lokal që është, është e obliguar që të kujdeset për qytetarët e vet.Fatkeqësisht kjo nuk po ndodhë. Për më keq indiferenca me të cilin është duke qeverisur komuna e Vitisë karshi këtyre problemeve për mendimin tim është shqetësuese. Oscilimet nga problemet jetike të përditshme në sajime politike qe nuk ndryshojnë në aspektin praktik asgjë, përveç që janë naive, në të njëjtën kohë janë edhe kontraproduktive. Sidoqoftë, të lëshohemi në rrafshin konkret.Këto ditë pushteti lokal në Viti ka marrë vendim për ndërprerjen e mbulimit të shpenzimeve të varrimit. Ky vendimi i komunës së Vitisë për ndërprerjen e mbulimit të shpenzimeve për nevojat e varrimit është skandaloz. I paprecedent. Është shkelje flagrante e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si është e mundur që paratë të cilat janë të taksapaguesve të përdoren duke ndërprerë në mënyrë arbitrare një shërbim i cili tek e fundit është mundësuar nga kontributi i këtyre të fundit! Kjo është non sens politik. Ky është arbitraritet qeverisës i cili është kryekëput në dëm të nevojave të familjeve tona. Ky veprim është fillimi i një rrëshqitje të rrezikshme të pushtetit lokal në Viti në drejtim të pakthyeshëm. Prandaj nevojitet një qasje më serioze kur është në pyetje jeta , edhe ashtu e rëndë ekonomike, e familjeve vitiase.

Hovi i kësaj rrëshqitje të pushtetit lokal në Viti po rritet pa u ndalur. Një hap tjetër i pamenduar politik i këtij pushteti, me gjasë joprofesional juridikisht, është edhe vendosja e fotografisë së ish presidentit Rugova nëpër zyrat e komunës së Vitisë.

Dihet botërisht kontributi i tij përgjatë historisë së re të Kosovës. Kjo nuk diskutohet. Gjithashtu dihet se ka qenë lideri më i votuar në Kosovën e pasluftës, pra ka pasur legjitimitet të pakontestuar popullorë. Pavarësisht se unë nuk pajtohem me platformën politike të pacifizmit klasik, të cilën ai e ka përfaqësuar. Ajo për të cilën të gjithë jan angazhuar, përfshi këtu edhe ish presidentin Rugova, është sajimi i një shteti ligjorë ku ligji është mbi të gjithë. Fatkeqësisht pasuesit e tij po mendojnë ndryshe.

Për LDK-në në Viti vendosja e fotografive të personalitete publike nëpër zyrat e institucioneve publike është veprim politik unilateral i cili jo domosdoshmërish duhet të bazohet në dispozitat juridiko-pozitive të sistemit juridik në Kosovë. Prandaj, nuk ka një bazë ligjore për këtë veprim në formë kaubojsh, ku çdo kush vepron në bazë të përceptimeve të tij politike duke margjinalizuar skajshmërisht parimet bazë të funksionimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Zyrtarët e LDK-së duhet ta dinë se zyrat e komunës nuk janë zyrë të partisë.

Komuna është institucion i të gjithëve, pa dallime partiake, etnike apo fetare. Ata gjithashtu duhet ta dinë se institucioni i komunës është kategori kushtetuese dhe si e tillë edhe duhet të trajtohet.

Një non sens tjetër politik i cili për mendimin tim i jep hije jo të mirë të gjithë qytetarëve të Vitisë, është prononcimi i Drejtorit të Arsimit të Komunës së Vitisë se ai nuk i njeh ligjet. Kjo është për të të ardhur keq. Po të ishin shumë ligje ku do të kishte probleme me kolizion ligjesh me siguri se do të ishte normale për një jo jurist të prononcohet në atë mënyrë.

Përfundimisht, nëse ky hov i mbrapsht i filluar nuk ndalet atëherë ne nuk do t`i kemi punët mirë. Qeveria komunale duhet ti adresoj përgjegjësitë e veta ligjore dhe të mundohet maksimalisht, brenda mundësive objektive, të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve në mënyrë që jeta e tyre edhe ashtu e rënduar të lehtësohet sadopak.

Previous articleZyrtarë të Kosovës takohen me zyrtarë amerikanë kundër “terrorizmit”
Next articleNe Medine Heshtje,Ne Medine vetmi, Ne Medine…