NË FYTYRAT E BESIMTARËVE KA SHKËLQIM, POR NË FYTYRAT E JOBESIMTARËVE KA TURPËRIM

0
510

Një prej sekreteve që Allahu e tregon në Kur’an është se besimi dhe mosbesimi reflektohen në fytyrat dhe lekurat e njërzve. Në shumë ajete, Allahu na informon se në fytyrat e besimtarëve ka shkelqim përderisa në ato të jobesimtarëve turpërim:

Do t’i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur)… (Shura: 45)

Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun).

Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë. E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t’i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit. (Junus: 26-27)

Siç u shpall në këto ajete, fëtyrat e jobesimtarëve janë të errësuara nga prishja. Në anën tjeter, besimtarët kanë shkëlqim në fytyrat e tyre. Allahu thotë se ata janë të njohur prej gjurmëve të segjdeve në fytyrat e tyre:

Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes… (Fath: 29)

Në ajetet tjera, Allahu informon se jobesimtarët dhe mekatarët janë të njohur prej fytyrave të tyre:

Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre. (Rrahman: 41)

E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t’i njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di vepra tuaja. (Muhammed: 30)

Është një mrekulli dhe një sekret i rëndësishëm i shpallur në Kur’an se, besimi i varur i ndonjërit ose keqbërja, bëjnë ndryshime fizike në fytyrën e ndonjërit.

Ndjenjat shpirtrore shkaktojnë efekte fizike në trup; ndonëse konstrukti jetë i njëjtë, shprehja e ndryshimeve të fytyres ose fytyra është e errësuar ose e shkëlqyer. Një njëri i besimit, mundet, me dëshirën e Allahut, të shohë këtë mrekulli që Allahu e ekzekuton në njerëz.