Cila kohë nuk është e preferuar për të fjetur?

0
200

Pyetje: Eselamualejkum. Allahu ju ruajt per punen qe e beni. Une kam nje pyetje: Cila kohe nuk eshte e preferuar per me flejte dhe a eshte haram qajo kohe apo jo. Se une zakonisht kthehem nga shkolla rreth ores 14:00, por nganjehere flej prej 14:30 deri 16:00 keshtu dishka (dmth pas ikindise). A eshte e lejuar apo jo?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, nuk ka ndonjë ndalesë të fleni në atë kohë, edhepse disa prej dijetarëve janë të mendimit se fjejta pas namazit të ikindisë është mekruh – e papëlqyer, duke u bazuar në një hadith në të cilin thuhet: “Kush flen pas namazit të ikindisë dhe i ikë të menduarit e tij, mos ta fajësojë askënd përveç vetes së tij”. Porse për këtë hadith Imam Ibn Xheuzij thotë se është i shpifur, Imam Sujutij thotë se është i dobët dhe Shejh Albani gjithashtu e llogaritë këtë prej haditheve të dobëta. Kështuqë nuk ka ndonjë ndalesë për fjetjen pas namazit të ikindisë. (Komisioni i përhershëm 26/148)

Ndërsa koha e cila nuk është e preferuar për të fjetur është pas namazit të akshamit (ose para namazit të jacisë), duke u bazuar në transmetimin i cili thotë se: “Muhamedi (salallahu alejhiveselem) e urrente gjumin para jacisë dhe bisedën pas saj”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

E koha më e mirë dhe më e përshtatshme për gjum është pas namazit të jacisë dhe një kohë e shkurtër pas namazit të drekës.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here