Tregohet per nje njeri i cili quhej Enes ibn Amir.
Enderronte te martohej me nje grua e cila do t’i kenaqte syte e tij me bukurine e saj.
Kur u martua nuk e pa nusen e tij deri kur hyri dhenderr, kur ai e shpalosi fytyren e saj nuk i pelqeu sepse ajo ishte e zeze dhe jo shume e bukur, ai u distancua nga shtrati i saj naten e marteses me te, kjo gje e lendoj shume gruan e tij te ciles Allahu nuk i dha shume bukuri mirepo i dha shume durim dhe urtesi. Kjo gjendje vazhdoj derisa gruaja e tij e verejti se ai nuk ishte i kenaqur me te, ajo i tha:
O Enes, ndoshta dicka e mire fshehet te nje e keqe.
Kjo fjale e qetesoj Enesin dhe u stabilizua disi, ai e plotesoj martesen e tij, mirepo zemra e tij ende ishte e trazuar, sepse ai ende nuk mund te jetonte i qete.
Kete here ai e braktisi gruan e tij per 20 vite, duke mos e ditur se ajo priste nje femije me te.
Pas 20 viteve Enesi u kthye ne qytetin e tij, para se te arrinte ne shtepi ai hyri ne xhami qe te falej, ne xhami e pa nje hoxhe duke ligjeruar, ai u ule dhe e ndegjoj ligjeraten, ligjerimi i nje hoxhe te ri i atij i pelqeu shume, ai pyeti per emrin e hoxhes, ata i thane ai eshte imam Maliku.
Ai tha:Maliku eshte djali i kujt?
Ata thane: eshte djali i nje njeriu qe e ka braktisur qytetin para 20 viteve, quhej me emrin Enes.
Atehere Enesi shkoi te Maliku dhe i tha: Une do te vi me ty deri te shtepia jote, do te qendroj para deres se shtepise, i thua nenes tende, eshte nje njeri tek dera jone qe thote: ndoshta diqka e mire fshehet te nje e keqe. Kur Maliku i tha nenes se tij keto fjale ajo tha: Vrapo dhe hapi deren sepse ai eshte babai yt, eshte kthyer pas nje mungese te gjate.
Ajo asnjehere nuk i tha atij se ai na la dhe na braktisi, gjate gjithe asaj kohe ajo kurre nuk foli keq per te. Per kete takimi i tyre ishte shume mallengjyes, pas kesaj dite Enesi e kuptoj se gruaja e tij ishte nje margaritar i cmuar.
Perktheu: Omer Murati