NDALOHET SHARJA E TË VDEKURVE

0
174

HADITHI:

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata kanë shkuar atje për ku kanë punuar.”[1]

KOMENTI:

Është një ndalesë nga sharja e të vdekurve, dhe ka treguar shkakun me fjalët e tij (ata kanë shkuar atje për ku kanë punuar) kanë përfunduar nga kjo botë dhe janë ballafaquar me shpërblimin e tyre tek Allahu, kështu që s’ka dobi nga sharja e tyre. Siç është e qartë prej hadithit qoftë edhe nëse janë jobesimtarë, i vdekuri nuk shahet edhe nëse është jobesimtar, sepse nuk ka dobi nga sharja e tij.

Gjithashtu prej arsyeve të kësaj ndalese është se sharja dëmton të gjallët, ngase mund që ai i vdekuri të ketë fëmijë, pasardhës, e që nëse e shan i bën keq pasardhësve të tij, kështu që muslimani duhet të largohet nga të folurit keq për të vdekurit.

Disa kanë thënë: përpos nëse tërheq vërejtjen nga ndonjë thirrës i devijuar, apo prej ndonjë transmetuesi jo të mirë të hadithit, kështu sqaron rreth tyre çfarë duhet që të njihet gjendja e tyre e të mos mashtrohet ndokush pas tij apo për transmetimin e hadithit. Kështu që kjo është për shkak të një dobie të sigurt, por nëse sharja e njëbtë vdekuri nuk ka dobi duhet që të largohet, ata kanë përfunduar veprat e tyre dhe për ne nuk ka ndonjë dobi që të flasim për ta.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E KATËR

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (1393).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here