Myslimanët e Kosovës kanë grumbulluar rreth 51 mijë euro

0
240
Myftiu i Kosovës Mr.Naim Tërnava
Myftiu i Kosovës Mr.Naim Tërnava

Myslimanët e Kosovës kanë grumbulluar rreth 51 mijë euro në llogarinë që Bashkësia Islame ka hapur para disa javësh.

Këto mjete janë mbledhur nga xhemati mysliman, e që u dedikohen refugjatëve nga Siria që për të shpëtuar kokat e tyre kanë ikur nga shtëpitë dhe janë strehuar në shtetin turk.

Zyrtarë të BIK-ut thonë se aksioni do të përfundojë javën që vjen, e më pas paratë e mbledhura do t’u dërgohen refugjatëve në Turqi.

Përgjegjësi për çështje financiare për Kryesinë e Bashkësisë Islame, Kasim Gërguri, konfirmoi për Express se deri të premten që shkoi, në xhirollogarinë e hapur enkas për këto ndihma janë mbledhur mbi 51 mijë euro.

Gërguri tha se aksioni për mbledhjen e ndihmave do të vazhdojë edhe për pak ditë.

“Shumën e saktë do ta bëjmë publike brenda javës së ardhshme, por nga informatat që unë i kam, mund të them se ndihmat e kanë kaluar vlerën mbi pesëdhjetë mijë euro”, tha Gërguri për Express.

Në mesin e të ikurve nga dhuna e Qeverisë së Bashar al-Assadit, sipas BIK-ut, ka edhe shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here